-
VIDEO
Vidhet çifti italian në Vlorë, autori thyen xhamin e makinës dhe u merr 2500 euro e sende me vlerë
Një çift italian ka rënë pre e vjedhjes në Lungomare të Vlorës. Autori i ka thyer xhamin e makinës të parkuar dhe dyshohet se ka vjedhur rreth 2500 euro si edhe sende të tjera me vlerë.
-
VIDEO
Kërcënoi me thikë të renë dhe tentoi t’i grabisë telefonin, vihet në pranga 62-vjeçari në Vlorë
Një 62-vjeçar ka rënë në pranga në Vlorë, pasi ka tentuar që t’i vjedhë celularin një të reje.
-
VIDEO
INTERPOL në Tiranë, 200 përfaqësues të policive të huaja, priten edhe ministra! 20 mln lekë të reja për organizimin, me urgjencë pakti për imunitetin
Në qershor zhvillohet në Tiranë Konferenca e 51-të Rajonale Europiane e INTERPOL. Delegacionet që vijnë nga të gjitha vendet anëtare të organizatës ndërkombëtare pritet të shkojnë në gati 200 persona. Kuvendi i Shqipërisë do të kalojë me procedurë të përshpejtuar, marrëveshjen mbi privilegjet dhe imunitetet, ndërsa për 3 ditë do të diskutohet lufta kundër krimit.
-
VIDEO
Dy ukrainase të moshave 25 dhe 40 vjeçe janë gjetur të vdekura nga shoqja e tyre në një shtëpi me qira ditore në Tiranë. Shkak i vdekjes dyshohet të jetë mbidoza e ilaçeve me përmbajtje lëndësh narkotike
Dy ukrainase të moshave 25 dhe 40 vjeçe janë gjetur të vdekura nga shoqja e tyre në një shtëpi me qira ditore në Tiranë. Shkak i vdekjes dyshohet të jetë mbidoza e ilaçeve me përmbajtje lëndësh narkotike
-
VIDEO
Gjenden të vdekura dy ukrainase në Tiranë, shkak mbidoza e ilaçeve me përbërje narkotike (Emrat)
Dy ukrainase, Antonina Kozachenko 25 vjeçe dhe Anastasia Lopukhova 40 vjeçe, janë gjetur të vdekura nga shoqja e tyre në një shtëpi me qira ditore në Tiranë mesditën e sotme, 10 maj. Dy ukrainaset janë gjetur nga shoqja e tyre rreth orës 13:35, në apartamentin në Rrugën e Dibrës. Pranë tyre shoqja ka gjetur edhe pilulat me përmbajtje lëndësh narkotike, të cilat dyshohet se i kanë konsumuar dhe kanë humbur jetën për shkak të mbidozës. Dy ukrainaset paraprakisht dyshohet se ishin në vendin tonë si turiste.
-
VIDEO
Ndodh për herë të parë/ E shkarkoi në 2019, KPA rikthen në detyrë Antoneta Sevdarin
-
VIDEO
Atentati në Athinë/ Roan Brahimi jetonte në Dubai, ndodhej në Greqi për të festuar Pashkët! Mbahej nën vëzhgim, autorët shkuan vetëm për ta ekzekutuar
Një grup hetimor po punon për të zbardhur atentatin ndaj Roan Brahimit mbrëmjen e 9 majit 2024 në Athinë. 32 vjeçari i njohur dhe si armiku i Ervis Martinajt nuk jetonte në Greqi por kishte shkuar në Athinë për të festuar Pashkët me familjen, e cila jetonte në një banesë marrë me qira afër vendit ku dhe u ekzekutua.
-
VIDEO
Vdekja e punëtorit të ndërtimit në Shëngjin, 28-vjeçari ra nga kati i 9-të që po ndërtohej pa leje! I riu punonte në të zezë, 3 persona në kërkim (EMRAT)
I riu Emiliano Frroku, i cili humbi jetën teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Shëngjin, punonte në të zezë dhe nuk ishte i siguruar. Sipas burimeve për Report Tv, 28-vjeçari ka qenë duke u ngjitur me vinçin e mallrave dhe nga ku është shkëputur kavoja duke rënë poshtë bashkë me të
-
VIDEO
Gjirokastër/ Rresht njëri pas tjetrit, kamerat kapin itinerarin e lëvizjes së 30 emigrantëve
Një rast trafiku emigrantësh është goditur sot nga polici e Gjirokastrës. Kamerat e sigurisë kanë arritur të filmojnë 30 emigrantët që pasi kalojnë kufirin e gjelbër me furgon do të transportoheshin drejt Shkodrës. Më pas udhëtimi vijon drejt vendeve të BE-së.
-
VIDEO
Mori 330 mijë lekë për tenderin, Apeli lë në fuqi 2.8 vite burg për ish-sekretaren e ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro
Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 2.8 vite burg për ish sekretaren e Përgjithshme, Joana Duro dhe tre të pandehurit e tjerë të akuzuar për korrupsion në lidhje me tenderin për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore të zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë.
-
VIDEO
Armiku i Ervis Martinajt u vra në sy të djalit në qendër të Athinës, kush është Roan Brahimi
Raoan Brahimi, i njohur si rival i ervis Martinajt, u ekzekutua në një atentat mafioz mbrëmjen e 9 majit në qendër të Athinës, në lagjen Vyronas (Byron) në Greqi. 32-vjeçari ishte në makinë me bashkëshorten Katerina Beqo e cila mbeti i plagosur dhe djalin e vogël, ku u qëllua nga dy persona me motor. Ndërkohë është publikuar edhe fotoja e 32-vjeçari. Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.
-
VIDEO
Shkodër/ Po transportonin 900 fidanë kanabis për t'i kultivuar, 4 në pranga
Katër të rinj janë vënë në pranga të policisë së Shkodrës pasi janë kapur duke transportuar 900 fidanë kanabis me qëllim kultivimin e tyre.
Policia fillimisht vuri në pranga 24-vjeçarin N.N, i cili po drejtonte një furgon, ku u gjetën rreth 900 kubikë dhe vazo me fidanë kanabisi.
Më pas u arrestuar tre të rinjtë e tjerë, vëllai i 24-vjeçarit N.N, 26 vjeç, të dy banues në fshatin Postribë, si dhe shtetasit S.L., 21 vjeç dhe I.L., 30 vjeç, vëllezër, të dy banues në Shkodër.