-
VIDEO
Atentati në Fushë Krujë, brenda makinës së djegur, katër kallashnikovë! Fotot ekskluzive
Katër kallashnikovë janë gjetur në mjetin e djegur “Land Rover” që dyshohet se është e autorëve që ekzekutuan pasditen e sotme Gentian Bejtjan në oborrin e banesës së tij në Larushkë të Fushë Krujës.
Shqiptarja.com dhe Report Tv sjell ekskluzivisht pamjet e kallashnikovëve të djegur. Makina e djegur u gjet në fshatin Hasan, gati 5 km larg banesës ku dhe ndodhi ekzekutimi
-
VIDEO
Vlorë, një i mbytur në det afër Kepit të Gjuzës
Një person është gjetur i mbytur në det ditën e sotme, rreth orës 16:00, në afërsi të Kepit të Gjuzës.
-
VIDEO
Ekzekutimi i Gentian Bejtjas, video nga makina e shkrumbuar e autorëve
Kjo është makina e djegur që është gjetur në Fushë Krujë pas ekzekutimit të Gentian Bejtjas. Në këto pamjet shihet se makina është shkrumbuar totalisht, ndërsa është gjetur në fshatin Hasan, jo shumë larg rreth rrotullimit të Fushë Krujës, 5 km larg vendit ku ndodhi vrasja.
Brenda në makinën që dyshohet se u përket autorëve të atentatit, janë gjetur 4 kallashnikovë. Bejtja është qëlluar me breshëri plumbash, ai ka tentuar që të largohet me vrap por ka gjetur vdekjen.
-
VIDEO
Ekzekutimi i Gentian Bejtjas, pamjet nga banesa! Policia ‘blindon’ Fushë-Krujën
Report Tv sjell pamjet nga vendi ku ndodhi atentati ndaj Gentian Bjetjas. Ai u ekzekutua në oborrin e banesës së tij.
Siç shihet edhe në këto pamje, forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën.
-
VIDEO
Ekzekutohet Gentian Bejtja në oborrin e banesës në Fushë Krujë! U kishte shpëtuar 3 atentateve! Gjendet makinë e djegur
Gentian Bejtja, një eksponent i njohur i botë së krimit është ekzekutuar me armë zjarri më banesën e tij në Larushk. Gjendet makinë e djegur që dyshohet se u përket autorëve.
-
VIDEO
‘Nuk harrohet përjetë’, dëshmitë e familjarëve të ‘Gërdecit’: Vajza la 3 fëmijë jetim! S’i njohëm trupat e vëllait e kunatës! I mbijetuari: Isha 20 m larg
16 vjet nga masakra e Gerdecit, familjarë të viktimave kanë në kujtesë ende gjallë, shpërthimin që mori 26 jetë dhe plagosi me qindra të tjerë, pa llogaritur demet materiale. Ramazan Cami tregon dramën kur familja nuk i njohu trupat e copëtuar të vëllait dhe kunatë
-
VIDEO
88 kryekomisarë test me shkrim për gradën drejtues
88 Kryekomisarë po i nënshtrohen testimit me shkrim për të fituar gradën Drejtues, ndërsa 20 Drejtues për të fituar gradën Drejtues i Parë. Testi po nisi sot në ambientet e Akademisë së Sigurisë
-
VIDEO
Shqiptari që luftoi në 30 luftëra! Sot në Esencë ora 21:00 nga Eljan Tanini
Shqiptari që luftoi në 30 luftëra!
Historia e jetës së 37 vjeçarit Vedat Xhymshiti që tani pret të niset në frontin tjetër.
Xhymshiti tregon jetën e tij mes ferrit e parajsës
-
VIDEO
Negociatat PS-Rithemelimi, Konferenca e Kryetarëve mblidhet në orën 16:00
Konferenca e kryetarëve e cila ishte caktuar më 13 mars, 1 ditë pasi u dakordësuan parimisht për 2 komision hetimore dhe ngritjen e një nënkomisioni për Reformat, por u shty pasi palët nuk arritën t’i vënë vulën marrëveshjes.
-
VIDEO
Kur kukullat të jetojnë në shpirt! 40 vjet në Teatër, Shegushe Bebeti me personazhet e përrallave te “Pallatet Agimi”
Në galerinë "Zenit" pranë "Pallateve Agimi", Shegushe Bebeti ekspozon "Artin e riciklimit të sjellë në kukulla”.
“40 vjet në Teatrin e Kukullave, kam parë personazhe, skenografi, objekte të realizuara. Dhe, detyrimisht ato do të ngelen në memorie, dhe kanë qenë edhe si nxitje për të realizuar të tjerat”, shprehet artistja Shegushe Bebeti.
4 dekada punë në Teatrin e Kukullave, u ka dhënë jetë personazheve më të dashur për fëmijët. Një çerek shekulli me "Pinokun", ka dhuruar ëndrra me "Bardhoshen", "Kokë arrën" e dhjetëra role të tjera.
-
VIDEO
Familjarët e 26 viktimave nga masakra e Gërdecit homazhe
-
VIDEO
Familjarët e 26 viktimave nga masakra e Gërdecit homazhe, Durda: Të ngrihet akuza e vrasjes për korrupsion, ndryshe do bëjmë vetë drejtësi
Familjarët e viktimave të Gërdecit kryejnë sot homazhe pranë memorialit, pranë vendit ku ndodhi masakra e 15 marsit 2008. Për mediat foli Zamira Durda, e cila humbi djalin në këtë masakër. Ajo bëri thirrje për drejtësi ndaj ata atyre që vranë 26 të pafajshëm.