• VIDEO

    'Erdha me këmbët e mia në Shqipëri', Bruno Çobo del para togave të zeza: Nuk më esktraduan nga Dubai

    'Erdha me këmbët e mia në Shqipëri. Nuk më ka shoqëruar asnjë autoritet i Emirateve apo Dubait.', ka deklaruar Çobo në sallën e gjyqit.

  • VIDEO

    Arrestohet drejtori i ARRSH-së e dy biznesmenë ortakë! SPAK: Evis Berberi i dha 6 tendera kompanisë së vet! U përfituan 2.2 milionë euro

    Evis Berberi, njeriu i ngushë i Zv/Kryeministres Belinda Balluku, është arrestuar me urdhër të SPAK pasi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. SPAK ka zbuluar skemën si Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë por dhe së fundmi në krye të ARRSH-së ka dhënë 6 tendera kompanisë së ortakut të tij Valter Begaj dhe më pas fitimet i kalonin  kompanisë që ai zotëronte në mënyrë indirekte.

    • VIDEO

      Ish-drejtori i ALUIZNI-t hotel pa leje në Sarandë, 8 zyrtarë në pranga, 3 në kërkim! Iu vendos dy herë tritol

      11 zyrtarë të Sarandës janë nën hetim pasi lejuan ish-drejtorin e ALUIZNI-T Mariel Murati të ndërtojë në bregdet një hotel 7-katësh pa leje. Murati dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa 8 zyrtarë janë prangosur. Hoteli gjithashtu ishte dy here objekt i sulmeve me tritol

    • VIDEO

      'Nuk e kuptoj çdo të thotë profesioni duhet vjedhur', ekspertja: Kolegët në punë bëhen shtysë që të rinjtë ikin

      Ekspertja e punësimit Kumrie Zika tregoi në ‘Përballje’ se një arsye apo shtysë që të rinjtë ikin jashtë janë edhe kolegët e tyre në punë, pasi nuk shfaqin ‘njerzillik’.

      ‘Akoma vazhdon kur ti shkon në vend pune një profesioniste të delegon punë, të thotë që profesioni duhet vjedhur. Pse duhet vjedh. Ti çfarë ke? Ti paguhesh. Biznesi të ka rritur dhe më thua që duhet ta vjedh. Edhe unë që kam mbetur këtu nuk duan t’i mbajnë.

      Një pjesë e shoqërisë tonë e kolegëve kanë shtysën e largimit të të rinjve. Nuk merren parasysh këto faktorë asnjë njerzillik. Të paktën zbato kodin e punës. Të gjithë e kemi provuar largimin. Jashtë nuk bëhesh gjerman, zviceran, amerikan. Burokracitë e tyre nuk të lënë. Sado i aftë të jesh.', thotë ajo.

      Nga ana tjetër, ajo komentoi shifrat e INSTAT se 21 mijë të rinj janë të papunë dhe 23 mijë pensionistë kanë hyrë në tregun e punës.

      'Mua më lind nevoja të dyshoj. Kur lexoj INSTAT më  dhemb koka. Nuk ka përkthim të shifrave. Mirë individët që kuptojnë shifrat. Por qytetari i thjeshtë. Për mua ke të rinj që zgjedhin të jenë pasiv. I mbajnë prindërit.’

    • VIDEO

      Festoi me flamur kuqezi para serbit, boksieri Xhangolli: S’ishte provokim, doja të lartësoja Shqipërinë

      Për Report TV 17-vjeçari tregoi se do festonte njësoj ndaj çdo kundërshtari, ndërsa shton se vitet e fundit boksi në Shqipëri është në rritje.

    • VIDEO

      Me valle tradicionale dhe muzikë, festohet 14 Marsi në Kalanë e Beratit

      Edhe këtë vit dita e verës u festua në sheshin e Kalasë në Berat. Qindra qytetarë të Beratit por jo vetëm kanë mbushur sheshe rrugica çdo cep të Kalasë së qytetit të UNESCO-s.

      Atmosfera festës është ndezur nga këngët vallet e Qendrës Kulturore ku kanë ka munguar demonstrimet e grupit të atletikës d boksit si dhe ekspozitat e fëmijëve me pikturat e tyre plot fantazi. Ndërsa përveç këngëve fëmijët janë argëtuar me personazhet nga trupa teatrit kukullave. Qytetarët urojnë njeri tjetrin për ditët që do vijnë të jen të bukura plot diell si kjo ditë.

      Në këtë ditë sipas amvisave gatuhet ëmbëlsira byrek me lakër misra zier etj si dhe vendosen veroret simbol i pranverës.

    • VIDEO

      Dita e Verës në Korçë, festimet filluan orët e mbrëmjes

      Dita e Verës është pritur në një atmosferë të veçantë të zjarreve në Qarkun Juglindor, ku kryesisht të rinjtë kanë ndezur zjarret si një ritual i cili realizohet mbrëmjen para Ditës së Verës për largimin e të vjetrës dhe fillimin e të resë dhe largimin e shpirtrave të këqij. Më pas këto zjarre kapërcehen nga pjesëmarrësit. Ata thonë se kjo është një traditë e përvitshme.

    • VIDEO

      Sot Dita e Verës! Festime në disa qytete të vendit! Tirana dhe Elbasani mirëpresin mijëra qytetarë

      Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Festimet kryhen në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve.

      • VIDEO

        Arrestohet drejtori i ARRSH-së e dy biznesmenë! SPAK: Evis Berberi i dha 6 tendera kompanisë së vet! U përfituan 2.3 milionë euro (EMRA)

        Sipas SPAK Evis Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe në krye të Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë 6 tendera kompanisë që ai ka pasur në zotërim indirekt duke përfituar një shumë gati 2.3 milionë euro

        • VIDEO

          Me muzikë e lojëra të ndryshme, festohet Dita e Verës në Lezhë

          Muzikë, interpretime, pikturë dhe lojëra të ndryshme! Në këtë mënyrë po festohet Dita e Verës në qytetin e Lezhës.

          Organizimi i bashkisë në kalanë e qytetit e ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve të shumtë të cilët po i gëzohen kësaj feste.

        • VIDEO

          Dita e Verës, mijëra njerëz në Elbasan për të festuar

          Mijëra njerëz kanë mbledhur sot në Elbasan, kryeqytetin e Ditës së Verës për të festuar. Siç shihet edhe nga pamje me mijëra qytetarë kanë zgjedhur këtë qytet, duke ndjekur programin festiv dhe aktivitetin.

        • VIDEO

          Tërmeti 5.4 ballë në Mal të Zi, Ormëni për Report TV: U pasua nga 35 pas goditje!

          Tërmeti tronditës në Mal të Zi orët e para të mëngjesit të sotëm u diskutua në 'Sot Live në Shqipëri' me sizmiologun Rrapo Ormëni. Ai u shpreh në lidhje Skype për Nertil Agalliun, se ky tërmet u ndje në shumë vende përveç Malit të Zi, si Kroacia, Bosnja, Kosova, Shqipëria dhe Italia. 

          'Është një tërmet që është ndjerë në të gjitha këto vende Mal i Zi, Kroaci, Bosnje, Kosovë, Shqipëri, Itali. Me një popullatë me 10 milionë banorë. 5.4 ishte magnituda me intensitet 7-8 Hyn tek tërmetet e cekët. Është tërmet mesatar. Tërmet të tilla janë në një perimetër që është karakteristikë në të gjithë rajonin Kroacinë Bosnjen, Malin e Zi, Kosovën, Shqipërinë. Tërmetet të tilla kanë rënë deri në 6.' thotë Ormëni.

          Nga ana tjetër, sizmiologu shton se u pasua nga 35 pasgoditje, të cilat janë normale. Rajoni i Mesdheut thotë ai është rajoni ku ndodhin 15% të tërmeteve në botë. 

        Për lajme të tjera kërkoni në arkiv