-
VIDEO
Vau i Dejës, Infermieri tenton të vrasë nënë e bir duke i përplasur me makinë! Ishin kolegë tek qendra shëndetësore
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër. Një 38 vjeçar ka tentuar të vriste nënë e bir duke i përplasur me makinë teksa po kalonin në korsinë e dedikuar për këmbësorë.
Davë dhe Kristian Ndoja, përkatësisht 60 dhe 32 vjeç punonin si infermierë në Qendrën Shëndetësore Bushat së bashku dhe me autorin, Mersin Mlloja. Duket se mes tyre ka pasur një konflikt.
I arrestuar është Mersin Mlloja.
-
VIDEO
Morën peng 19-vjeçarin për 'borxh e pashlyer', Gjykata e Lezhës cakton "Arrest në burg" për dy të rinjtë
Dy të rinjtë e arrestuarmë 12 mars, pasi morën peng dhe mbajtën në garazhin e një pallati një 19-vjeçar në Rrëshen, me qëllim për ta grabitur do të qëndrojnë në burg pa afat.
Mateos Brozi, 20-vjeç banues në Rrëshen dhe Ergys Tusha 19 vjeç, banues në Durrës u njohën dje me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës. Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, gjyqtari Renis Sheshi pranoi kërkesën e prokurorisë duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e dy të rinjëve në flagrancë dhe vendosi ndaj tyre masën e sigurisë arrest në burg për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja me dhunë”, të kryera në bashkëpunim.
Sipas burimeve, 19-vjecari i cili u mor peng dhe Mateos Brozi, ishin të njohur me njëri-tjetrin. Brozi pretendonte se 19-vjeçari ia kishte borxh lekët.
-
VIDEO
Italia e kërkonte për trafik droge, arrestohet në Tiranë 38 vjeçari (EMRI)
Një 38 vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për trafik droge është arrestuar nga policia e Tiranës.
Mësohet se Ermal Furriku është arrestuar në rrugën "Perlat Rexhepi" me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Potenza, Itali, i ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe "Organizatë kriminale", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
-
VIDEO
Atentati në Fushë-Krujë, Gentian Bejtja u ekzekutua me 30 plumba, u qëllua nga afër! Shoqërohet Valter Bami
Një grup hetimor po punon për të zbardhur autorët dhe motivin e ekzekutimit të Gentian Bejtaj pasditen e 15 marsit 2024 në oborrin e banesës së tij, në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.
Ish-polici, i cili i kishte shpëtuar tre herë atentateve, - i fundit ai i korrikut të një viti më parë - jetonte larg shtëpisë së tij - por dje kishte shkuar të takonte të ëmën e cila jetonte e vetme, ndërsa fëmijët dhe bashkëshorten e kishte dërguar jashtë.
Armiqtë mesa duket e kishin mbajtur nën vëzhgim 43 vjeçarin. Besohet se informatori ka qëndruar ditë natë pranë shtëpisë së tij, për muaj më rradhë. Burimet bëjnë me dije se ai u qëllua me 30 plumba nga një distancë e afërt. Pjesa më e madhe e plumbave e ka kapur në fytyrë dhe në trup.Dyshohet se 4 persona kanë marrë pjesë në atentat.Për këtë ngjarje mbrëmë është shoqëruar në polici, Valter Bami, i cili u arrestua si autor i dyshuar edhe për atentatin ndaj Bejtjas në 4 korrik të 2023 por më pas u la në masën e sigurisë 'arrest shtëpie' pasi nuk u gjetën prova se kishte lidhje me këtë krim.
-
VIDEO
U ekzekutua sot në oborrin e banesës së tij, saga e atentateve ndaj Gentian Bejtjas! Në 2023 e zunë në pritë bashkë me fëmijët, u vra kunati
Më 4 korrik 2023 Gentian Bejtja i shpëtoi një atentati, ku ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur. Nga ky atentat mbeti i vrarë vëllai i bashkëshortes së tij, Ramazan Sino, dhe iu plagosën dy fëmijët e tij, 13 dhe 8 vjeç. Ramazan Sino ndërroi jetë në vend si pasojë e plagëve të marra
-
VIDEO
‘Jeni të informuar se rruga mbaron dhe s'do të jetoni sa shqiponjat?!’ Porosia e Ramës për bashkëpunëtorët
Besimtarët myslimanë janë në muajin e shenjtë të Ramazanit prandaj personazhi në podcastin e kryeministrit Edi Rama “Flasim” ishte myftiu i Tiranës, Bilal Texja imami i xhamisë së Xhurës
-
VIDEO
Kreu i SPAK, Altin Dumani: Krimi po kërcënon prokurorët, politikës s’i trembemi! Tatimet e doganat zero kallëzime
Kreu i SPAK AltinDumani deklaroi këtë të premte se krimi i organizuar ka kërcënuar jetën e familjes së një prokurori. Këto deklarata Dumani i bëri gjatë një takimi mes institucioneve dhe aktorëve të politikëbërjes ku evidentoi se ka rënie të kallëzimeve nga institucionet. As media nuk mund të përjashtohet nga verifikimi tha Dumani pasi 'nuk është imune ndaj krimit të organizuar'
-
VIDEO
Shqiptari që luftoi në 30 luftëra! Ekskluzive, flet për herë të parë Vudi në Esencë
Ngjarje që nuk i beson se ndodhin në Shqipëri dhe Kosovë! E tillë është historia e jetës së 37 vjeçarit Vudi Xhymshiti që këto ditë pret të niset në kufi me Rusinë, pasi vendet balltike po ndërtojnë strehime kundër Rusisë. Ndiqni rrëfimin e plotë në Esencë në Report Tv.
-
VIDEO
Gjendet makina e Eljon Hatos! RENEA e Operacionalja ‘blindojnë’ Saukun, në kërkim të mikut të Ervis Martinajt
Një numër i madh forcash policie kanë zbarkuar në Sauk, ku dyshohet se ndodhet Eljon Hato, i njohur si mik i ngushtë i Ervis Martinajt. Policia ka gjetur makinën e tij
-
VIDEO
Shkodër/ 35 vjeçari denoncon: Më kanë bërë atentat pranë shtëpisë! Qëlluan drejt makinës, nuk e pashë kush ishte (Emri)
Një 35 vjeçar ka bërë denoncim në polici se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së tij pranë banesës në Grudë të Re në Shkodër
-
VIDEO
Ekzekutimi i Gentian Bejtjas në Fushë Krujë, shefi i komisariatit zbulon detajet mbi atentatin
Shefi i komisariatit të Fushë Krujës, Kreshnik Alimadhi ka folur lidhur me atentatin ndaj, Gentian Bejtjas.
Alimadhi tha se po kryhen veprimet e nevojshme hetimore për kapjen e autorëve të cilët pasi u arratisën dogjën makinën e përdorur brenda së cilës u gjetën të djegura edhe 4 kallashnikovë.
-
VIDEO
'20 te Enis e 20 te Berberi' Dosja e drejtorit të ARRSH-së, tenderat që ia dha vetes dy biznesmenëve! SPAK u sekuestron celularët
Drejtori i ARRSH-se, Evis Berberi dhe dy bznesmenët,ortakë të tij pritet të dalin nesër në GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë, pasi avokatët kanë kërkuar kohë të njihen me aktet. Ndërkohë Shqiptarja.com zbulon detaje nga dosja e SPAK dhe bisedat në telefon që çuan në arrestimin e tyre