-
VIDEO
Arrestohet drejtori i ARRSh-së, Evis Berberi dhe 2 biznesmenë! SPAK u kontrollon banesat! Mund të kërkohet dhe sekuestro pasurive
Prokuroria ka ushtruar kontrolle në të treja banesat, Evis Berberit, Valter Begajt dhe Ervis Lamit. SPAk ka nisur hetim pasuror për të tre pasi akuzohen për pastrim parash. Paralelisht mund të kemi dhe kërkesa për sekuestro të pasurive por mund të jetë ky një moment i dytë, informon për Shqiptarja.com gazetarja Keti Banushi.
-
VIDEO
Grabitet një argjendari në Rrugën e Dibrës, hajduti hapi një vrimë në tarracë e u fut brenda dhe mori 1 mln lekë florinj
Një argjendari është vjedhur gjatë orëve të natës në Rrugën e Dibrës. Dyshohet për një autor, i cili i maskuar ka mundur të futet brenda dhe të marrë rreth sende me vlerë rreth 10 milionë lekë të vjetra.
Mësohet se hajduti ka mundur të hyjë në argjendari nga pjesa e sipërme e tarracës, ka krijuar një vrimë dhe ka depërtuar brenda.
Agjentët e Komisariatit nr. 4 po punojnë për identifikimin e tij, janë mbledhur pamjet e kamerave të sigurisë dhe po analizohen.
-
VIDEO
Vrasja e 20-vjeçarit Grei Bihuci në qendër të Fierit, prokuroria kërkon arrest me burg për dy kushërinjtë
Sot jepet masa ndaj dy të rinjve, Florjan Muka dhe Klajdi Muka (kushërinj të parë), të cilët vranë me thikë ne qendër të Fierit, Grei Bihucin, i cili u fut për të ndarë sherrin mes tyre dhe shokut të tij Olsi Serjanit. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për dy të rinjtë, të cilët akuzohen për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi mbajtja blerja apo shitja pa leje e armëve te ftohta”.
Grei Bihuci, nxënës i informatikës në shkollën “Petro Sota” u godit me thikë paraditen e së hënës, (11 mars) në qendër të qytetit të Fierit nga 18-vjeçari Florjan Muka. Ai kishte ndërhyrë për të shuar konfliktin e shokut të tij, Olsi Serjani me dy kushërinjtë Muka nga fshati Kallm. 18-vjeçari Florjan Muka i cili kreu vrasjen bashkë me djalin e xhaxhait të tij, Klajdi Muka janë prangosur nga policia. Ndërsa 20-vjecari Serjani që mbeti i plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Burime të Report Tv pranë grupit hetimor thanë se zanafilla e konfliktit është një foto në rrjetin social “Snapchat”. Debatin e kanë nisur kushërinjtë Muka me Olsi Serjanin dhe një tjetër të mitur, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Prej disa ditësh ata shaheshin në rrjetet sociale dhe u dërgonin foto me thika njëri-tjetrit, duke demonstruar forcën.
-
VIDEO
Ankorohet në Durrës, superjahti gjerman! Jahti i miliarderit japonez furnizohet me 600 mijë litra naftë
Është ankoruar në portin e Durrësit “MY GOLDEN ODYSSEY", superjahti gjerman, ndër të rrallët e llojit të tij.
-
VIDEO
Në banesën e Evis Berberit gjenden shuma parash e sende me vlerë, në pranga dhe Valter Begaj, ish-ortak i kreut të ARRSH
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi është arrestuar në orët e mbrëmjes së djeshme me kërkesë të SPAK. Të paktën 3 urdhër arreste me burg mes të cilëve edhe biznesmeni Valter Begaj, janë firmosur nga GJKKO me kërkesë të organit të procedurës pasi ky i fundit ka zbardhur disa paligjshmëri. Evis Berberit i janë gjetur dhe sekuestruar në banesë edhe shuma parash e sendesh me vlerë.
-
VIDEO
Shijak/ Aksident me pasojë vdekjen në Gjepalaj, 76-vjeçarja përplaset nga fqinji i saj
Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në Gjepalaj të Shijakut.
Sipas njofitmit të policisë, 23-vjeçari K.K.., duke dalë nga banesa në automjet ka përplasur këmbësoren 76-vjeçare M.K., e cila si pasojë ka humbur jetën.
Mësohet se drejtuesi i mjetit dhe viktima janë fqinjë dhe banorë të fshatit Gjepalaj.
-
VIDEO
Dita e Verës pritet me zjarr, këngë me çifteli e vallë tradicionale në Has
Dita e Verës është festuar prej shekujsh edhe në qarkun e Kukësit, një festë pagane që më së shumti ka kuptim për këto anë e banorët e saj si simbol i ardhjes së pranverës pas një dimri që dikur ishte i vështirë e mundimshëm.
Si asnjëherë tjetër, Hasi ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të pritur Ditën e Verës. Me zjarrin nga degët e dëllinjave, vallet tradicionale e artistike të fëmijëve dhe gatimet e zonës. Të pranishëm ishin edhe banorë të Gjonajt të Hasit të Kosovës, fshat kufitar me Hasin e Shqipërisë.
-
VIDEO
Elbasani mirëpret Ditën e Verës me koncert, beratasit ndriçojnë me zjarr oborret e rrugët
Elbasani ka nisur festimet për Ditën e Verës duke e mirëpritur me një super koncert në sheshin kryesor. Po ashtu, është qytetarët beratas nuk kanë harruar ritet e Ditës së Verës dhe traditat qindra vjeçare për të pritur Pranverën.
-
VIDEO
Has/ 22 familje në fshatin Helshan në rrezik! Banorët në protestë: Transformatori e telat e korrentit përtokë, na rrezikohet jeta
Rreth 22 familje të lagjes Gaxhaj të fshatit Helshan të Bashkisë Has për gati një vit kanë problem me një transformator të tensionit të lartë dhe me linjat e transmetimit të energjisë.
-
VIDEO
Arrestohet korçari në Tiranë, në kërkim për trafik droge
Një 26 vjeçar u arrestua në Tiranë pasi policia e Korçës e kërkonte për prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
“Në vitin 2022, 26-vjeçari ka trafikuar lëndë narkotike, në qytetin e Korçës”informoi sot policia e Tiranës.
Djali me inicialet D. C.(G), banues në Korçë u arrestua në rrugën ‘Xhon Belushi”
-
VIDEO
Për Ditën e Verës, e gjithë Tirana ‘tryezë’ feste! Aktivitete nga sheshi ‘Skëndërbej’, Liqeni dhe Pazari i Ri!
Si rrallë herë,nesër në Ditën e Verës, gjithë Tirana, do të jetë në festë. Muzikë, lojëra të ndryshme dhe festival i ballokumes, janë vetëm disa nga aktivitet e shumta që Drejtor i Sportit në Bashkinë e Tiranës, Gjergji Muzaka, ka treguar për Report T
-
VIDEO
'21 Janari' në SPAK, Fatos Mahmutaj: Berisha duhej të ishte në burg! Pjesa më e madhe e gjyqësorit, emërime të zyrës juridike të Argita Malltezit
Gjykata e Lartë urdhëroi dje SPAK të procedojë kallëzimin penal të familjes së Aleks Nikës për vrasjen e ndodhur 13 vite më parë, konkretisht më 21 janar 2011 para kryeministrisë. Në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri” për Report Tv Mahmutaj nuk fsheh skepticizmin se drejtësia do vihet në vend.