-
VIDEO
Atentati në Shkodër, Report Tv siguron videon! ‘Dronisti’ i policisë bashkë me kunatin u largohet breshërisë së plumbave! Momenti kur mjeti shpërthen në flakë
Report Tv ka siguruar videon e atentatit në Shkodër, ndaj Gjergj Ndërshtiqajt dhe kunatit të tij Gjon Nika. Të dy i shpëtuan mrekullisht rreth 80 plumbave që u derdhën në drejtim të tyre.
-
VIDEO
Sarandë, gjykata liron 6 nga 8 inspektorët e IMT! Dorëzohet në doganë ish-Drejtori! Ishin ndaluar për hotelin 7 katësh pa leje
Gjykata e Sarandës la në arrest shtëpie 2 zyrtarë dhe liroi 6 të tjerë, të akuzuar për shpërdorim detyre, pasi lejuan ndërtimin e një hoteli pa leje. Ndërkohë sot u dorëzua në një nga pikat e kalimit kufitar edhe ish-Drejtori i ASHK Sarandë, Andri Dhima, ndërsa është ende në kërkim pronari i hotelit, njëkohësisht drejtor i Fondit të Kujdesit Shëndetësor Mariel Murati dhe Kozeta Statha.
-
VIDEO
Lihet në burg Berberi dhe dy ortakët! Kreu i ARRSH mohon akuzat, avokati: Kompaninë e ka shitur, askush s’ka përfituar tenderë në mënyrë të padrejtë
Kreu i ARRSH, Evis Berberi dhe dy biznesmenët e lidhur me të, Valter Begaj, dhe Ervis Lami do të qëndrojnë në burg. Në Gjykatën e Posaçme u mbajt sot seanca për masën e sigurisë, ndërsa mësohet se Berberi dhe dy ortakët e tij kanë mohuar akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tyre për korrupsion dhe pastrim parash.
-
VIDEO
Fier/ Zjarri përpin banesën tek “1 Maji”, shkrumbohen orenditë
Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në një banesë ne lagjen “1 Maji”.
-
VIDEO
Lihet në burg Evis Berberi, avokati: S’i ka dhënë askujt tenderë në mënyrë të padrejtë! Asnjë lidhje me kompaninë ‘DAAM’, e ka shitur
GJKKO ka lënë në burg kreun e ARRSH, Evis Berberin dhe dy ortakët e tij Valter Begaj, dhe Ervis Lami. Avokati i Berberit, Gentian Romano pas përfundimit të seancës tha për mediat se asnjë person tjetër nuk ka përfituar tenderë në mënyrë të padrejtë nga Berberi. Ai thotë se një çështje civile tregtare, SPAK e ka kthyer në çështje penale. Avokati tha se Berberi s’ka asnjë lidhje me kompanisë 'DAAM’ sh.p.k, pasi atë e ka shitur.
-
VIDEO
Flakët përpijnë makinën tek ‘Ushtari i Panjohur’
Një makinë është përfshirë nga flakë të mëdha ditën e sotme, në qendër të kryeqytetit.
-
VIDEO
Vlorë, Rama inspekton punimet në 'Lungomare 3': Transformim shembullor i 10.7 kilometrave turistike
Kryeministri Rama, zhvilloi inspektimin e radhës në Lungomare 3, ku në disa segmente, punimet janë drejt finalizmit për të mikpritur turistët në sezonin veror.
-
VIDEO
Aksidenti tek Unaza e Re, përmbyset makina në mes të rrugës
Një automjet u përmbys në mes të rrugës në Unazën e Re pranë TEG. Ende nuk dihen shkaqet ndërsa në redaksinë e Shqiptarja.com ka mbërritur një video e aksidentit
-
VIDEO
'New York Times' shkruan për projektet e dhëndrit të Donald Trump në Sazan dhe Zvërnec, po ndihmohet nga Richard Grenell
'New York Times' i ka kushtuar një artikull planeve të dhëndrit të Donalid Trump, Jared Kushner, për investime në Shqipëri në ishullin e Sazanit. I ndihmuar edhe nga Richard Grenell, Kushner pritet të ndërtojë një hotel dhe disa vila luksoze në Sazan.
-
VIDEO
Itali/ Arrestohet i dënuari për vjedhjen e bankës në Shijak 9 vite më parë! Në pranga dhe italiani që krijoi skemë mashtrimi
Po falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit, Policia italiane lokalizoi dhe vuri në pranga me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, shtetasin Sebastian Varaku alias Ervin Varaku, 38 vjeç, banues në Shijak.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 6 vjet e 8 ditë burgim. Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës, këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 7 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, kryer në bashkëpunim.
Në vitin 2015, në Shijak, Durrës, një shtetas i maskuar dhe i armatosur ka hyrë brenda në filialin e një banke të nivelit të dytë dhe ka marrë një sasi parash. Nga hetimet rezultoi se autor i kësaj vepre penale ka qenë shtetasi Sebastian (Ervin) Varaku.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre 2 shtetasve drejt vendit tonë.
-
VIDEO
Lidhje me atentatin ndaj Gentian Bejtjes? Policia kërkon Eljon Haton! RENEA blindon Saukun, gjendet makina e kushëririt të Martinajt, Emiljano Nina
RENEA nuk ka arritur të gjëjë të shumëkërkuarin Eljon Haton, aksion që nisi mbrëmë në zonën e Saukut të Tiranës, por brenda një makine të parkuar të kushëririt të Ervis Martinaj, ku dyshohet se Hato ka qenë, u zbuluan disa armë që do dërgohen për ekzaminim në laborator.
-
VIDEO
SPECIALE/ Shqiptaro-palestinezi lidhet me nënën pas dy muajve, vëllain e vogël ia vranë në Gaza: Ëndërroj sikur zgjohemi në mëngjes e mblidhemi të gjithë rreth tryezë
Ahmed Jaber, i lindur nga një baba palestinez dhe nënë korçare është i vetmi nga familja e tij që ka mbetur në Tiranë. Babai, nëna dhe vëllai janë strehuar në një dhomë të vogël në Gaza. Pas dy muajve të pamundur për t’u lidhur me ta, Ahmedi e nis intervistën e tij me lajmin e shumëpritur për të:
“Sot kam folur me mamin, shyqyr Zotit ia dëgjova zërin!”
Njërin prej dy vëllezërve ia vranë në Gaza. Ai kishte këmbëngulur të dilte për t’i marrë ilaçin e domosdoshëm për shëndetin e të atit, por nuk mundi të kthehej më.