-
VIDEO
Aksidenti në Lezhë-Laç, humb jetën francezi, vihet në pranga 23-vjeçari (EMRAT)
Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi aksidentoi me makinën e tij, automjetin që drejtohej nga një turist francez në aksin Lezhë-Laç pranë fshatit Spiten.
Pas aksidentit 23-vjeçari Samuel Çela, banues në Fushë-Kuqe, la makinën dhe u largua nga vendngjarja.
Sipas njoftimit të policisë shtetasi francez Alian Peron, 65 vjeç u dërgua tek Trauma por humbi jetën për shkak të plagëve të marra.
-
VIDEO
Berat, kryente manovra të rrezikshme, Rrugorja i heq lejen e drejtimit dhe e ndëshkon me gjobë
Rrugorja e Beratit i ka pezulluar lejen e drejtimit një shtetasi si dhe e ka ndëshkuar me masën administrative 60 000 lekësh. Ndaj këtij personi ishin bërë denoncime të shumta pas kryente manovra të rrezikshme me automjetin e tij në rrugë.
-
VIDEO
Aksident i rëndë gjatë mesnatës në aksin Lezhë-Laç, lëndohen dy të huaj dhe dërgohen tek Trauma
Një aksident ka ndodhur gjatë mesnatës në aksin Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Spiten. Në aksident janë përshirë dy makina që siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report TV, kanë pësuar dëmtime të mëdha. Nga burime në vendin e ngjarjes bëhet me dije se në njërin nga automjetet janë gjetur të lënduar rëndë dy shtetas të huaj. Ata janë dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore e me pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë.Ndërsa në mjetin tjetër nuk është gjetur asnjë person. Policia është vënë në kërkim të ndonjë personi i cili mund të jetë lënduar ose edhe mund të jetë larguar nga vendi i ngjarjes. Po ashtu ka nisur hetimi për të zbuluar shkaqet e plota të këtij aksidenti.
-
VIDEO
16 vite nga Masakra e Gërdecit, Braçe publikon videon e shpërthimit: U poqën të gjallë njerëzit! Thirrje drejtësisë: Ndëshkoni krimin e korrupsionit
Ditën e sotme shënohen 16 vite nga masakra e Gërdecit, ku 26 persona humbën jetën dhe mbi 300 të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec
-
VIDEO
Plas sherri në studio, nga “pazari” PS- rithemelim te Non Grata
Kuvendi do të kthehet në normalitet. Rithemelimi është mjaftuar me kërkesat e dakordësuara me PS për ngritjen e dy komisioneve hetimore. Në Frontline në Report Tv Spaho tha se tashmë që morën atë që kërkuan, do të heqin dorë nga kaosi
-
VIDEO
Arrestohet drejtori i ARRSH-së e dy biznesmenë ortakë! SPAK: Evis Berberi i dha 6 tendera kompanisë së vet! U përfituan 2.2 milionë euro
Evis Berberi, njeriu i ngushë i Zv/Kryeministres Belinda Balluku, është arrestuar me urdhër të SPAK pasi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. SPAK ka zbuluar skemën si Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë por dhe së fundmi në krye të ARRSH-së ka dhënë 6 tendera kompanisë së ortakut të tij Valter Begaj dhe më pas fitimet i kalonin kompanisë që ai zotëronte në mënyrë indirekte.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Durrës, mjeti me shpejtësi të lartë përfundon në pikën e Karburantit! Shpëton shoferi dhe 3 pasagjerët
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Durrës-Tiranë. Mjeti ka qenë me shpejtësi dhe drejtuesi ka humbur kontrollin duke u përplasur me një shtyllë në një karburant.
-
VIDEO
Vjenë/Shqipëria, anëtare e Koalicionit Global për Rrezikun e drogave sintetike, Balla: Ngremë 2 institucione të reja
Dy institucione, njëra rishikon listën e drogave dhe tjetra që përpunon të dhënat e saj do të ngrihen deri në vitin 2026. Ndërkohë Shqipëria bëhet anëtare e Koalicionit Global për adresimin e Rrezikut të Drogave Sintetike, propozuar nga Sekretari i Shtetit, Blinken.
-
VIDEO
Afera e pasaportave në 2013, gazetari Doçi: Noka zgjati kontratën e rriti çmimin e pasaportave, i përfshirë dhe Berisha! Janë ndarë para
Avokati Idajet Beqiri ka kallëzuar në SPAK Flamur Nokën, duke dorëzuar dhe dosjen me fakte që implikojnë deputetin e Rithemelimit për pastrim parash dhe korrupsion
-
VIDEO
Gazetari Doçi: Kompania Net Group ka marrë deri në 250 tendera! Ndaj Evis Berberit një akuzë e tretë për fshehje të pasurisë
Gazetari Adriatik Doçi në “Studio Live” në Report Tv ka zbardhur detaje nga skema që përdorte drejtori i ARRSH-së Evis Berberi me dy shokët e tij Valter Begaj dhe Elvis Lami, përmes shitjeve fiktive dhe pastrimit të parave për të vjedhur para publike.
-
VIDEO
Shpërthen në flakë pusi i naftës në Fier, vendi mbulohet nga 're të zeza' tymi
Një pus nafte është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Gjorgoz të njësisë administrative Cakran.
-
VIDEO
Telegrami ‘strehë’ denigrimi për vajzat, djemtë me adresa fake u publikojnë foto nudo! E reja për Report Tv: S’do ja dalin të më baltosin
Grupe publike në Telegram janë kthyer në vatra të rrezikshme të denigrimit të vajzave, duke postuar foto intime të vjedhura nga rrjetet e tyre sociale, për t’i shantazhuar në këmbim të parave. Report Tv kontaktoi me një vajzë të rënë pre e këtij abuzimi, e cila thotë se nuk i frikësohet njerëzve që fshihen pas një telefoni, duke paralajmëruar se do t’i denoncojë në polici.