-
VIDEO
Mashtroi italianët dhe u vodhi 4.7 mln €, finalizohet esktradimi i parë nga Dubai drejt Shqipërisë (EMRI)
Finalizohet esktradimi i parë nga Dubai drejt Shqipërisë.
Kanë qënë bashkëpunimi dhe marrëveshjet e ministrit të Brendshëm Taulant Balla me homologët në Dubai që i kanë dhënë dritën jeshile për ekstradimin e personave që kërkohen nga drejtësia në Shqipëri dhe fshiheshin prej kohësh në Dubai.
-
VIDEO
Seanca për “Gërdecin”, ish-drejtori i Logjistikës refuzon të japë dëshminë
Ish-drejtori i Logjistikës, Dashnor Caushi, ka refuzuar të japë dëshminë e tij në seancën e sotme.
Dashnor Caushi, ish-ushtarak, bashkë i pandehur i dënuar me 3 vite burg për shpërdorim detyre, nuk pranoi të fliste duke shfrytëzuar të drejtën që ia njeh ligji.
Në këto kushte prokurorët kërkuan të lexoheshin disa thënie të tij bërë në procesin e mëparshëm ku ai ishte dënuar.
SPAK ka kërkuar që një pjesë e dëshmisë së tij të administrohet si provë.
'Gjatë kësaj kohe Sokol Ngjeçi për një interes mbi projektdraftin e kalimit të municioneve. Më ka marrë në telefon edhe ministri i mbrojtjes për të më pyetur çfarë ka ndodhur me urdhërin”- lexoi SPAK.
-
VIDEO
Atentati ndaj policit e kunatit në Shkodër, gjenden 3 kallashnikovë! Dëshmia: U fshehëm pas makinës! Autorët dyshohet se ishin 4
Vijojnë hetimet për atentatin që tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Shkodrës. Polici Gjergj Ndershtiqaj, vëllai i Marjan Ndershtiqaj drejtor i Transportit Rrugor në këtë qytet dhe kunati i tij Gjon Nika, në dëshminë dhënë para hetuesve, kanë deklaruar se nuk i kanë parë se kush i qëlloi dhe se nuk kanë konflikte. 3 kallashnikovë u gjetën në makinën e djegur, ndërsa autorët dyshohet se ishin 2.
-
VIDEO
Durrës/ Shiste kanabis në afërsi të shkollave, arrestohet 53-vjeçari (EMRI)
Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi përpunonte në banesë lëndë narkotike kanabis duke e ndarë në doza me qëllim shitjen. Sipas policisë, u arrestua në flagrancë në kuadër të ‘Tempulli 2’, Ardi Rexhepi, banues në fshatin Xhafzotaj.
‘Përpunonte në banesë, lëndë narkotike, duke e ndarë në doza, me qëllim shitjen, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari.
Sekuestrohen një sasi lënde narkotike cannabis sativa në formë boçeje, 1 grirëse dhe 2 kallëpe metalike të cilat dyshohet se përdoreshin për grirjen dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza.
-
VIDEO
Vlorë/ Shiste online veshje të kontrabanduara, procedohet penalisht 34-vjeçarja
Një 34-vjeçare është proceduar penalisht në Vlorë, pasi shiste online veshje të ndryshme të kontrabanduara.
Specialistët për Hetimin e Krimeve ekonomike në DVP e Vlorës organizuan dhe finalizuan operacionin ‘Tranzit 3’, ku u godit rasti i tregtimit të mallrave të kontrabanduara.
Gjatë kontrollit në ambientin ku shtetësja D.H., 34 vjeç, banuese në Vlorë, ku dyshohet se kjo ajo magazinonte veshje të cilat i shiste online, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, veshje të ndryshme me vlerë 7000 euro.
-
VIDEO
Makina e djegur e autorëve të atentatit në Shkodër dërgohet në polici
-
VIDEO
E pushtuar nga tymi, pamje nga magazina që u përfshirë në flakë në Sarandë, zjarrfikësit nxjerrin bimët
-
VIDEO
Sarandë/ Përfshihet nga flakët magazina me bimë mjekësore, pranë vatrës ka banesa
Një magazinë me binë mjekësore në Qafë Gjashtë në Sarandë është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje
-
VIDEO
Atentati në Grudë të Re, u plagos vëllai i drejtorit të DRSHTRR Shkodër, RENEA dhe Rrumbullaku në vendngjarje
Gjergj Ndërshtiqa që mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur në Grudë të Re në Shkodër është vëllai Marjan Ndershtiqajt drejtor rajonal i Drejtorisë Rajonale të Sherbimeve të Transportit Rrugor në Shkodër. Ndërkaq, i plagosuri i dytë është kunati i tij, Gjon Nika.
-
VIDEO
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, pamje nga vendi i ngjarjes
Report Tv sjell pamje nga nga vendi i ngjarjes ku ndodhi atentati me dy të plagosur në fshatin Grudë e Re në Shkodër.
-
VIDEO
Plagosja e studentit të akademisë së policisë dhe e kunatit të tij, gjendet makina e djegur e autorëve
Policia e Shkodrës ka dalë me një reagim zyrtar lidhur të shtënave me armë që lanë të plagosur studentin e akademisë së sigurisë Gjergji Ndërshtiqaj 28 vjeç si dhe kunatin e tij të identifikuar si Gjin Leka 30 vjeç.
-
VIDEO
Atentat në Shkodër, plagoset me armë zjarri 30 vjeçari dhe kunati i tij student për polic
Dy persona janë plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në fshatin në fshatin Grudë e Re në Shkodër.