-
VIDEO
Tiranë/ Zjarr në urgjencën e QSUT-së! Pacientët dërgohen te Sanatoriumi, evakuohet personeli
Zjarr në orët e para të mëngjesit në urgjencën e QSUT. Flakët, që dyshohet se nisën si pasojë e një shkëndije elektrike, janë shuar dhe s'ka asnjë të lënduar. Pacientët dhe personeli mjekësor janë evakuuar.
-
VIDEO
Mashtruan evropianët me Call Center, SPAK mbyll hetimet e dërgon për gjykim 5 persona! Pjesë e grupit të Amant Josifit! U zhvatën gjermanëve 6.1 mln euro
Pesë shqiptarë, të ndaluar në vitin 2022, në një operacion nga “EuroJust” për mashtrimet përmes Call Center-ave, janë dërguar për gjykimin nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. 5 të akuzuarit janë pjesë e grupit të Amant Josifit, për të cilin SPAK është dakordësuar me autoritetet spanjolle që hetimin ta bëjnë ato
-
VIDEO
Reagim i avokatëve për situatën e mbipopullimit në burgje: Gjykatat të japin vendime alternativë për veprat e lehta penale .
Avokat Ervis Goxhaj përfaqësues i dhomës avokatisë Fier, ka ngritur problematikën shqetësuese të mbipopullimit në paraburgimin në Fier, si pasojë e vendimeve të ashpra të gjykatës.
-
VIDEO
Vlorë, zjarret masivë në pyllin e Sodës dhe në Orikum prej orësh aktivë, era favorizon përhapjen e flakëve
Disa vatra zjarri të qëllimshme janë shfaqur mbrëmjen e sotme në Vlorë dhe në Gjirokastrër . Në Memaliaj, situata u vu shpejt nën kontroll pa pasur dëme të shkaktuara. Ndërsa në pyllin e Sodës dhe në Orikum flakët kanë vijuar për orë të tëra duke përfshirë sipërfaqe të mëdha toke.
-
VIDEO
Tentoi të vriste Selami Brahimin, zbardhet atentati në Shkodër! Autori ishte arratisur në Gjermani, u kap në Berlin
Është arrestuar në Berlin të Gjermanisë Sulejman Kapllani, 68 vjeçari i cili dyshohet se kreu atentatin me armë zjarri 2 ditë më parë në Shkodër ku mbeti i plagosur Selami Brahimi.
-
VIDEO
Vlorë/ Përfshihet nga flakët gjatë natës fusha e mbetjeve
Fusha e mbetjeve të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët gjatë natës. Flakët kanë qenë të përmasave të mëdha, ndërsa zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e tyre.
-
VIDEO
Vijon prej 2 orësh zjarri në Orikum të Vlorës, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve
Që prej orës 19:00 të mbrëmjes së sotme, vatra e zjarrit në Orikum të Vlorës vijon të mbetet aktive duke rrezikuar edhe një banesë.
Së fundmi ka një përhapje edhe më masive të flakëve që vijojnë prej 2 orësh.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Zjarri masiv në fshatin Hambar të Fierit, shefi i zjarrfikësve: Rrezikohej një lagje e tërë, flakët janë izoluar totalisht, nuk pati dëme
Shefi i zjarrfikësve të Fierit, Zija Hyka dha detaje lidhur me zjarrin masiv që përfshiu një sipërfaqe të madhe me shkurre në fshatin Hambar mbrëmjen e sotme.
Hyka u shpreh se zjarri rrezikonte një lagje të tërë, por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve tashmë është izoluar dhe nuk përbën asnjë rrezik. Fatmirësisht nuk raportohet për dëme.
-
VIDEO
Zjarri masiv në Hambar të Fierit, banorët: I qëllimshëm, nuk kemi parë kurrë diçka të tillë!
Një zjarr masiv përfshiu mbrëmjen e sotme një sipërfaqe me shkurre në fshatin Hambar të Fierit. Flakët u përhapën me shpejtësi dhe rrezikuan shumë banesa, por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve u bë e mundur shuarja e zjarrit.
-
VIDEO
Zjarr në një zonë pyjore në Memaliaj, era favorizon përhapjen e flakëve
Një tjetër zjarr mbrëmjen e sotme është raportuar pranë fshatit Gllavë të Memaliajt. Flakët kanë përfshirë një zonë pyjore dhe vijojnë prej më shumë se një ore. Ndërhyrja për shuarjen e flakëve është e vështirë për shkak të terrenit të vështirë. Era ka favorizuar përhapjen e flakëve.
-
VIDEO
Tjetër zjarr në Vlorë, flakët në Orikum përhapen në kodrat e qytetit! Rrezikohet edhe një banesë
Një tjetër vatër zjarri raportohet në qytetin e Orikumit në Vlorë. Flakët në tokën me shkurre janë përhapur në kodrat e qytetit duke rrezikuar edhe një banesë.
-
VIDEO
Mbyllet në qeli ‘koka’ e mashtrimit me vizat amerikane! Renato Nasto: S’kam shkelur ligjin, i ndihmoja me aplikimin! Prokuroria: I mësonte të gënjenin në ambasadë
Gjykata e Tiranës konfirmoi arrestin ndaj 30-vjeçarit me origjinë nga Kosova Renato Nasto, nën akuzë se ka marrë para nga qytetarët për t’i pajisur me viza amerikane duke mashtruar mbi të dhënat e tyre. Në burg u lanë edhe 3 djem aplikantë për vizë, ndërsa ndaj një vajze u caktua në arrest shtëpie. Skema e mashtrimit u zbulua nga njësia e hetimit brenda ambasadës amerikane në Tiranë