-
VIDEO
Kreu i ri i Gardës së Republikës zgjidhet me konkurrim, PS bën gati ndryshimet e reja në ligj, ish zyrtarët mbrohen vetëm nëse u rrezikohet jeta
Kreu i Gardës së Republikës do të zgjidhet me konkurrim për të gjithë ata që plotësojnë kriteret. Ndryshimet ligjore janë gati të kalojnë në Kuvend, ku mes të cilave parashikohet edhe mbrojtje e personaliteteve vetëm nëse u rrezikohet jeta pas lënies së detyrës. Me konkurrim pritet të zgjidhet edhe kreu i Policisë së Shtetit.
-
VIDEO
Aksident i trefishtë në aksin nacional Memaliaj-Krahës, ndërron jetë 40-vjeçarja, 3 të plagosur
Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Memaliaj-Krahës, ku si pasojë ka ndërruar jetë një 40-vjeçare, identiteti i së cilës nuk dihet ende.
-
VIDEO
U pezulluan se s'i kaluan shtetit 235 mijë m2 tokë, 11 punonjësit e Kadastrës Lezhë ankimojnë vendimin: Shkelje ligji, u fsheh vendimi që rrëzoi konfiskimin e pronave
11 punonjësit e Agjencisë së Kadastrës në Lezhë kanë ankimuar në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, vendimin e shkallës së parë për pezullimin e tyre nga detyra, pasi janë vënë nën akuzë për moszbatimin e një vendimi gjyqësor.
-
VIDEO
Durrës, vëllezërit tentojnë të shtypin pronarin e makinës që e morën për ta lyer
Dy vëllezër, pronarë të një subjekti për lyerje automjetesh janë arrestuar pasi kanë tentuar të shtypin me automjet një 46 vjeçar.
-
VIDEO
Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën elektrike në aksin Pogradec-Tushemisht, shkak lagështira, OSHEE ndërpret energjinë elektrike në disa lagje
Mësohet se një automjet tip “Mercedes” ka humbur kontrollin si pasojë e lagështisë dhe ka dalë nga rruga dhe duke goditur dhe dëmtuar një shtyllë të tensionit të lartë.
-
VIDEO
Skrapar/ I maskuar dhe me armë, 35-vjeçari kërcënon te renë për t’i vjedhur telefonin! Kalimtari ndërhyrn për ta shpëtuar
Një 35-vjeçar është arrestuar në Skrapar, pasi i maskuar dhe i armatosur ka tentuar që t’i vjedhë celularin një 28-vjeçareje. Po ashtu, ai ka kërcënuar dhe kanosur me jetë edhe një 53-vjeçar.
-
VIDEO
E rëndë në Rrogozhinë/ 75 vjeçarja gjen vdekjen nga dhuna e të birit të sëmurë mendor, jetonte vetëm me të! Nipi gjeti gjyshen të pajetë
Pas asaj që në fillim ishte dukur si vdekje natyrale e një të moshuare fshihet një dramë e vërtetë. Ike Sokoli, 75 vjeçe humbi jetën nga dhuna fizike e djalit të saj 35 vjeçar i cili rezulton se ishte person me aftësi të kufizuara mendore dhe ishte shtruar disa herë në psikiatri.
-
VIDEO
Kujdes me timonin! Brenda javës u vunë 11 mijë gjoba në Tiranë, 8 makina u bllokuan, 14 shoferë të arrestuar
Policia rrugore e Tiranës ka njoftuar se brenda javës së fundit nga shkeljet e evidentuara në qarkullimin rrugor ka vënë 11,462 gjoba ndaj shoferëve.
-
VIDEO
Pamjet e para nga urgjenca e re në QSUT pas rënies së zjarrit
Report Tv siguron pamjet e para pak minuta pasi ra zjarri në katin -1 të urgjencës së QSUT-së. Zona është rrethuar me shiritin e verdhë ndërsa të pranishëm ndodhen forca të shumta policie dhe një zjarrfikëse. Alarmi i zjarrit vijon të dëgjohet në sfond, ndërsa jashtë ka dhe familjarë të shqetësuar.
-
VIDEO
Sarandë/ Fshihte në banesë 1 kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari, vihet nën hetim 15-vjeçari për moskallëzim krimi
Një 31-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pasi fshihte në banesë armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Po ashtu, një 15-vjeçar është vënë nën hetim për moskallëzim të këtij rasti të armëmbajtjes pa leje.
-
VIDEO
Atentati në Kurbin, 4 autorët e maskuar shkuan me ‘Range Rover’ të zi në firmën e inerteve! Njëri foli gjuhë të huaj dhe qëlloi me breshëri plumbash
Zbardhet dinamika e atentatit në Kurbin, ndaj biznesmenit Gjeloshi. 4 autorët ndoqën lëvizjet e tij. Sapo u fut në firmë, 3 prej tyre zbritën nga një Range Rover i zi dhe njëri qëlloi me breshëri plumbash. 10 të shoqëruar. U plagos Gjeloshi, u vra ekonomisti Selman Mihana.
-
VIDEO
Zjarri në QSUT, Fico: Asnjë i lënduar, rastet e urgjencave do devijohen te ‘Trauma’ dhe ‘Shefqet Ndroqi’
Drejtoresha e QSUNT Albana Fico ka dhënë një deklaratë për mediat pas zjarrit që ra në katin -1. Fico tha në një deklaratë për mediat se nuk ka asnjë të lënduar dhe se të gjithë pacientët janë zhvendosur në ambiente të tjera të QSUT dhe po vazhdohet normalisht me trajtimin e tyre.