Veliaj pret dy kampionët e boksit, Ermal Hadribeaj dhe Muhamet Qamili: Krenar, jeni ambasadorët e vendit tonë

3 Shkurt, 13:21

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim dy kampionët e boksit, Ermal Hadribeaj dhe Muhamet Qamili. Ai vlerësoi sakrificat dhe arritjet e dy sportistëve të njohur, të cilët përfaqësojnë ngjyrat kuqezi, teksa i cilësoi si ambasadorët më të mirë të vendit.

“Më vjen mirë që e takoj Ermalin pas kaq vitesh, tani që është kampion botëror. Sot them se jam me fat që të kam njohur para se të njihnin të tjerët. Jam vërtet krenar për çfarë ke arritur dhe kur shoh se ke luftuar me dinjitet me një kundërshtar shumë të fortë. Të jam vërtet mirënjohës! Secili prej nesh, pavarësisht se ca e kanë prej detyrës, ca e kanë prej pasionit, është një ambasador i këtij vendi dhe kur njerëzit shikojnë histori suksesi thonë: ‘Ky është shqiptar’”, tha Veliaj.

    No videos found.