-
VIDEO
E rëndë në Vlorë/ Djali vret babanë me tritol
Selenicë, Vlorë/Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, zbardhet ngjarja e ndodhur mëngjesin e djeshëm, në Selenicë, ku si pasojë e një shpërthimi, humbi jetën shtetasi D. G., 56 vjeç. Fillimisht u dyshua se ngjarja ishte aksidentale, por hetimet e thelluara profesionale të Policisë, në drejtimin e Prokurorisë, zbardhën vendosjen e lëndës plasëse në sobën me gaz dhe identifikuan autorin e ngjarjes.
-
VIDEO
I hyri në banesë dhe tentoi t’i vjedhë paratë të moshuarës, arrestohet 20-vjeçari në Malësinë e Madhe
20 vjeçari Visar Fsharri është arrestuar nga policia e Shkodrës për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentative pasi ka tentuar të vjedhë banesën e një të moshuare. Ai është futur në shtëpinë e 81 vjeçares, e cila jetonte vetëm dhe ka tentuar të vjedhë me dhunë një shumë parash
-
VIDEO
Basha u kërkon ndjesë demokratëve: U morëm me veten dhe jo me hallet e shqiptarëve
Lulzim Basha e ka nisur fjalimin e tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së më një ndjesë për demokratët. Kryedemokrati tha se u morën më shumë me veten dhe jo me hallet e shqiptarëve.
-
VIDEO
Kavajë/ U përplas nga një makinë teksa luante, ndërron jetë në spital 6-vjeçari! Në pranga shoferi 25-vjeçar, ishte me shpejtësi
Një fëmijë 6-vjeçar ndërroi jetë në një aksident rrugor në lagjen numër 1 të Kavajës. I vogli ka tentuar të kalojë rrugën, por është përplasur nga një automjet që drejtohej nga një 25-vjeçar, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së premtes. Për shkak të plagëve të marra nga përplasja, 6-vjeçari humbi jetën në spital.
-
VIDEO
Aktivitetet e kulturës këtë fundjavë: Artistë të njohur italianë dhe Orkestra e Operas sjellin ‘Zemërimin e Zotave’! Qendra e ’Agimi’ vijon me Festivalin e Filmit për të Rinj
Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë fundjavës në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
-
VIDEO
Tiranë/ Ndoti me zhavorr rrugën gjatë ecjes në Vorë, kamioni gjobitet maksimalisht nga policia
Një drejtues i një mjeti të tonazhit të rëndë është ndëshkuar me gjobë nga Policia Rrugore e Tiranës pasi ndoti me zhavorr karrexhatën gjatë ecjes. Kamioni është ndaluar nga Policia Rrugore e Tiranës, teksa kalonte në Vorë.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Report Tv siguron videon e arrestimit të Alket Hatisë i njohur si ‘zoti i drogës’! U kap teksa merrte ushqim për pulat në Durrës
Report Tv siguron video ekskluzive të arrestimit të Alket Hatisë, i cilësuar zoti i drogës, në ambientet e një hoteli në Durrës, më 30 gusht. 50-vjeçari shihet teksa lëviz qetësisht, në ambientet e jashtme të hotelit, pranë parkimit të automjeteve, totalisht i pashqetësuar se mund të shihet nga njerëzit, duke marrë parasysh që ambienti privat është buzë rrugës
-
VIDEO
Kuvendi Kombëtar PD, burime për Report Tv: Priten video-mesazhe nga kongresmenë amerikanë dhe nga përfaqësues të së djathtës Europiane
Megjithëse ishte parashikuar për të nisur në orën 10:00, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ende nuk ka nisur, ndërsa demokratët kanë nisur që të mblidhen.
Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, zbuloi detaje nga mbledhja e Kuvendit Kombëtar. Mësohet se gjatë Kuvendit të sotëm do të ketë video-mesazhe nga ndërkombëtarët, si një sinjal ky për të treguar se kjo PD mbështetët nga politika ndërkombëtare.
Report Tv mëson se do të ketë mesazhe nga kongresmenë amerikane por edhe përfaqësues të Partive Popullore Europiane. Nga Parisi edhe Enkelejd Alibeaj do të ketë një video mesazh.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët një banesë në Fier
Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e kësaj të shtune një banesë në katin e tretë të një pallati 5-katësh në lagjen ’15 tetori’ në Fier
-
VIDEO
Policia gjobit në Tiranë drejtuesit që udhëtojnë me fëmijë në makinë pa sistemi fiksimi, gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë
Policia ka ushtruar kontrolle dhe ka gjobitur disa drejtues mjetesh që lëvizin me fëmijë në makinë pa sistemet e fiksimit. Në videon e ndarë nga policia, vihen re raste të ndryshme, ku fëmijët janë ngjitur në baxhon e hapur të makinës, apo janë ulur në vendin e parë të pasagjerit me prindërit, pa sistemi fiksimi.
-
VIDEO
Aksion ‘blic’ në Vlorë, Policia dhe Forcat Shqiponja kontrolle për armëmbajtje pa leje
Një aksion po zhvillohet nga Policia e Vlorës dhe forcat Shqiponja. Mësohet se po ushtrohen kontrolle në disa akse të qytetit të Vlorës.
-
VIDEO
Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, gjobiten 3807 drejtues mjetesh gjatë muajit gusht në Lezhë! 9 në pranga, 10 në hetim
Gjatë gjithë muajit gusht, në qarkun e Lezhës janë gjobitur 3807 drejtues mjetesh për shkelje te ndryshme rrugore. Ndërkohë, janë arrestuar 9 drejtues mjetesh si dhe janë vënë vë hetim në gjendje të lirë 2 të tjerë, pasi kanë drejtuar mjetin në gjendje të dehur ose pa patentë.