-
VIDEO
Policia bën ‘bilancin’ për muajin gusht: 137 operacione, 794 persona në pranga! Bllokohen 104 mjete lundruese
Policia e Shtetit ka bërë ‘bilancin’ për muajin gusht, ku njofton se ka finalizuar 137 operacione, si dhe ka vënë në pranga 794 autorë të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu janë vënë në pranga 324 drejtues mjetesh dhe janë pezulluar 516 leje drejtimi.
-
VIDEO
Rrjedhje gazi në një banesë në Vlorë, zjarrfikësit ndërhyjnë në kohë për shuarjen e flakëve! Shpëton familja
Një bombol gazi ka rrezikuar jetën e një familje në një banesë në lagjen “Pavarësia”, Vlorë. Rrjedhja e gazit ka shkaktuar përfshirjen e disa orendive shtëpiake nga flakët, të cilat janë shuar falë ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse.
-
VIDEO
U kapën me shkelje, dy shoferët tentojnë të korruptojnë policin me nga 50 euro! Vihen në hetim
Dy persona janë vënë në hetim pasi tentuan t’i ofrojnë ryshfet punonjësit të policisë.Ata janë ndaluar teksa kanë qenë në shkelje dhe kanë tentuar të korruptojnë policin me nga 50 euro.
-
VIDEO
Tiranë/ Motra vret të motrën me thikë brenda banesës në rrugën e 'Kavajës', shkak një konflikt! Arrestohet autorja, shoqërohen të afërmit
Një 37-vjeçare ka gjetur vdekjen pasi është vrarë me thikë nga motra e saj. Report Tv ka mësuar se 37-vjeçarja Amanda Pushani është gjetur e vdekur në banesën e saj në rrugën e 'Kavajës' në Tiranë. Ajo ka pasur shenja thike në trup. Policia ka arrestuar autoren e dyshuar Marsela Pushani, ndërsa shkak i vrasjes dyshohet se është bërë një konflikt mes tyre.
-
VIDEO
Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Tiranë, shoferi në gjendje të dehur përplaset me një mjet, ndërron jetë pasagjerja! Aksidentohen dy makina në Korçë
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar gjatë natës në aksin Elbasan-Tiranë, ku një 58-vjeçare ka humbur jetën. Shkak i aksidentit është bërë një drejtues i cili ka qenë në gjendje të dehur dhe është përplasur me mjetin që po udhëtonte 58-vjeçarja. Po ashtu një aksident tjetër ndodhi në Korçë, por vetëm me dëme materiale.
-
VIDEO
Dhunuan policin dhe vëllain e tij, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë, 4 të tjerë në kërkim! Sekuestrohen jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi, shkop bjesbolli dhe kanabis
Policia ka arrestuar një prej autorëve që ka dhunuar paraditen efektivin e policisë dhe vëllanë e tij në Tiranë. Ndërkohë, katër bashkëpunëtorët e tjerë janë shpallur në kërkim. Në pranga ka rënë 29-vjeçari Blerim Bulica, banues në Tiranë. Në kërkim janë shpallur Besart Bulica, 35 vjeç, Shaban Bulica, 25 vjeç, Bekim Bulica, 31 vjeç, dhe Benard Aliaj, 34 vjeç.
-
VIDEO
Dhunohet polici dhe vëllai i tij në Tiranë, 5 persona i zënë në 'pritë' dhe u kërkojnë borxhin! Në pranga 29-vjeçari, 4 në kërkim
Një 29-vjeçar u arrestua dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim, pak orë pasi dhunuan një efektiv policie të Tiranës dhe vëllanë e tij. I riu pretendon se vëllai i efektivit i kishte marrë një shumë parash borxh por nuk ia kishte kthyer. Policia i gjeti 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, shkop gome e kanabis.
-
VIDEO
Paketa e Sigurisë në Shkolla, Balla nga Fieri: Qasje të ashpër për veprat penale që rrezikojnë nxënësit
Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi sot takime në shkollën 9-vjeçare "Andon Xoxa" e shkollën e mesme artistike "Jakov Xoxa" në Fier, ku prezantoi detaje nga Paketa e re e Sigurisë në Shkolla.
-
VIDEO
Alibeaj mungon në Kuvendin e PD: Ndodhem jashtë Shqipërisë për angazhime partiake! Videomesazhi për demokratët
Ish-kreu i Grupit Parlamentar dhe ish-ushtruesi i kreut të PD, Enkelejd Alibeaj i cili ka qenë krahu i djathtë i Lulzim Bashës, mungon në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD. Vetë Alibeaj përmes një njoftimi për shtyp e justifikon mungesën në Kuvend me angazhime partiake jashtë Shqipërisë. Më pas përmes një videomesazhi përshëndeti demokratët, ndërsa në fjalën e tij theksoi se ky Kuvend ka si qëllim të përmbyllë periudhën e trazuar politike.
-
VIDEO
Fundjava me trafik, pushuesit drejt bregdetit të Lezhës! Shqiptaret e Kosovës besnikët e plazhit edhe në shtator
Edhe pse jemi zyrtarisht në vjeshtë, fundjava e parë e muajit shtator nisi me trafik të rënduar dhe fluks të automjeteve që përshkojnë rrugët kryesore të Lezhës.
-
VIDEO
Ndërhyrja e mjekëve për t’i lehtësuar frymëmarrjen, përmirësohet gjendja e Fatos Nanos! Ish-kryeministri 10 ditë i shtruar në spital, vuan nga sëmundja e SPOK
Gjendja shëndetësore e liderit historik të PS dhe ish-kryeministrit Fatos Nano është përmirësuar një ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale për t'i lehtësuar frymëmarrjen. Burime nga spitali konfirmojnë për Report Tv se gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit aktualisht është e mirë. Mësohet se parametrat jetësore të Nanos paraqiten më mirë se ditët e mëparshme
-
VIDEO
Divjakë/ E zuri korrenti duke punuar tokën, ndërron jetë 31 vjeçari në fshatin Biçukas
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Biçukas në Divjakë mëngjesin e kësaj të shtune. Një 31 vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa ka qenë duke punuar tokën. Report Tv mëson se ai ka rënë në kontakt me energjinë nga pompa e ujit dhe si pasojë ka gjetur vdekjen