Tiranë/ Ndoti me zhavorr rrugën gjatë ecjes në Vorë, kamioni gjobitet maksimalisht nga policia

2 Shtator 2023, 11:12

Një drejtues i një mjeti të tonazhit të rëndë është ndëshkuar me gjobë nga Policia Rrugore e Tiranës pasi ndoti me zhavorr karrexhatën gjatë ecjes. Kamioni është ndaluar nga Policia Rrugore e Tiranës, teksa kalonte në Vorë.