-
VIDEO
Osmani në Tiranë: Shqipëria të jetë zëri i Kosovës aty ku nuk ka përfaqësim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën për shtyp me Begajn, ka kërkuar që Shqipëria të jetë zëri i Kosovës në instancat ku ajo nuk ka përfaqësim. Osmani tha se ka ardhur në Tiranë për një strategji të përbashkët për të unifikuar politikën e jashtme mes dy vendeve. Ajo vlerësoi marrëdhënien mes dy vendeve.
-
VIDEO
Situata në Veri, Begaj: Askush s’duhet të vërë në diskutim sovranitetin e Kosovës! Dialogu, rruga e paqes
Presidenti Bajram Begaj në fjalën e tij në konferencën për shtyp me presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin foli edhe për situatën në veri të Kosovës. Begaj theksoi se askush nuk duhet të vërë në diskutim integritetin territorial të Kosovës, teksa shtoi se duhet koordinim me SHBA dhe BE për të gjitha veprimet e ndërmarra nga qeveria kosovare. Ndër të tjera ai foli dhe për bashkëpunimin ndërshtetëror, si një pikë strategjike ku fokusi duhet të jetë te thellimi i partneritetit mes vendeve.
-
VIDEO
Vrau babanë me tritol në Selenicë, lihet në burg 23-vjeçari! ‘Kyç’ gojën, s’tregon ku gjeti arsenalin e armëve
Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 23-vjeçarin Mato Glluçaj, i cili vrau babanë e tij në Selenicë duke i vendosur tritol në bombolën e gazit.
-
VIDEO
Presidentja Osmani vizitë në Tiranë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nisi sot vizitën në Tiranë me ftesë të homologut Bajram Begaj. Osmani ka mbërritur në Tiranë që mbrëmjen e kaluar, ndërsa sot në orën 10:00 u prit me ceremoni nga Begaj. Një takim ‘kokë më kokë’ është parashikuar edhe me kryeministrin Edi Rama.
-
VIDEO
Basha e largoi si kryetar i Grupit të PD, ironizon Bardhi: Mos u çudisni kur të dalë e të shpallet mbret i Anglisë
Pasi përfundoi Kuvendi, Gazment Bardhi ka komentuar me ironi vendimin e Kuvendit Kombëtar për të vendosur Lulzim Bashën kreun e grupit. Bardhi tha "mos u çudisni kur të dalë e të shpallet mbret i Anglisë".
Kreu i grupi zgjidhet nga deputetët. Deri ditën që do kem shumicën do jem kreu i grupit, e kam marrë si përgjegjësi në një moment të vështirë. Ripërsëris apelin, që nëse Basha ka ambicie për tu bërë kryetar i grupit, në këtë moment i duhet të sigurojë vetëm 18 vota, vota e 19 do jetë e Gazment Bardhit. Po e deklaroj publikisht. Kaq broxh ja kam për hir të bashkëpunimit.
-
VIDEO
Vjosa Osmani në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj
Presidentja Vjosa Osmani është pritur me ceremoni zyrtare nga Presidenti Bajram Begaj.
-
VIDEO
5 aventurierë zviceriano-gjermanë ndalen në Shqipëri me makinë elektrike ‘Volkswagen ID. Buzz’, së shpejti e gjeni edhe në Porsche Albania
Një grup prej 5 personash që po udhëtojnë me dy makina elektrike Volksvagen ID.Buzz nga Gjeneva e Zvicrës për në Doha të Katarit, pjesë të ndalesës së tyre bënë edhe Shqipërinë. Me këtë udhëtim ata tregojnë se rrugëtimet e gjata janë komode edhe me makinë elektrike, ndërsa së shpejti ID Buzz do të jetë edhe në Shqipëri në showroom-in e Porsche Albania.
-
VIDEO
Qytetarit i kishte rënë bateria e makinës, Veliaj e ndihmon ta ndezë
Një qytetar që i ishte fikur makina në zonën e Freskut është ndihmuar nga vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Gjatë inspektimit të rrugës së re “Rexhep Bastari” në zonën e Freskut, kryebashkiaku Erion Veliaj pa se një qytetar nuk po mundej dot të ndizte automjetin pasi i kishte rënë bateria.
-
VIDEO
VIDEO e pazakontë, ariu kalon përmes banesave në një lagje të banuar në Strugë
Në fshatin Ladorisht të Strugës, shumë pranë kufirit me Shqipërinë, kamerat e sigurisë së një banese kanë regjistruar një pamje jo të zakonshme
-
VIDEO
Kamëz/ Plagosi me thikë të riun dhe u largua, arrestohet pas ndjekjes nga policia 33-vjeçari në Babrru
Një 33-vjeçar është vënë në pranga të policisë pasi ka plagosur me thikë një 20-vjeçar në Kodër-Kuqe në Babrru
-
VIDEO
Rrezikuan të fundoseshin me gomone pasi mjeti pësoi defekt, shpëtohen dy turistët në Durrës
Rrezikuan të fundoseshin, bashkë me gomonen e tyre, për shkak se mjeti lundrues pësoi defekt, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare iu shkojnë në ndihmë 2 shtetasve
-
VIDEO
Operacioni anti-drogë në Krujë, Shkodër, Lezhë dhe Tropojë! Në një javë u asgjësuan 10 mijë bimë kanabisi, 2 në pranga dhe 5 në kërkim
Policia e Shtetit ka publikuar ‘bilancin’ e kontrolleve të bëra gjatë një jave në vend, ku 4000 policë dhe 20 dronë kanë zbuluar mbi 10 mijë bimë kanabisi, të kultivuara në zona të thella malore në Shkodrër, Lezhë, Krujë dhe Tropojë. Dy persona janë vënë në pranga, 6 nën hetim dhe 5 janë shpallur në kërkim.