-
VIDEO
Po lëviznin me dy mina me telekomandë, arrestohen xhaxhai dhe nipi në Vlorë! I kishin fshehur në kroskotin e makinës
Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e kaluar në Vlorë, pasi janë kapur me mina me telekomandë. Report Tv mëson se ata janë vënë në pranga në hyrje të autostradës, ndërsa u janë gjetur dy mina për plasje në distancë.
-
VIDEO
Himara, perla e bregdetit josh turistë nga e gjithë bota
Himara ka joshur jo vetëm shqiptarët që përherë e më tepër e shikojnë si një nga zonat më përfekte për plazh e pushuar, por të huajt, e shikojnë këtë vend, si perle bregdetare, ku gjen ushqim të mirë, jetë të egër, siguri e miqësi
-
VIDEO
Sezoni turistik, Rama për 'La Stampa': Kjo verë ka qenë përtej pritshmërive, kemi 35% më shumë turistë se një vit më parë
Sezoni turistik po shënon momentalisht pikun e vizitave nga turistët e huaj. Aeroporti ‘ Nënë Tereza’ dhe Porti i Durrësit nuk ‘flenë’ që nga qershori, pasi vizitorë nga e gjithë bota kanë mbushur këtë vit më shumë se kurrë sportelet e tyre.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët gropa e grumbullit të mbetjeve urbane në fshatin Mamëz në Kukës
Përfshihet nga flakët e zjarrit gropa e grumbullit të mbetjeve urbane të qytetit e fshatrave që ndodhet mbi fshatin Mamaëz të Kukësit. Vatra e zjarrit sipas Shërbimit Zjarrfikës është aktivizuar në hyrje të këtij vendgrumbullimi ndërsa flakët janë përhapur duke mbuluar me një re tymi të gjithë zonën por edhe duke ndotur zonën.
-
VIDEO
Landfilli i mbetjeve në Sharrë, Administratori i shtetit: Bashkia e Tiranës, Vora e Kavaja nuk kanë paguar detyrimet! Nëse s'paguajnë kaos në mbledhjen e mbjetjeve urbane
Pas vendimit për sekuestrimin e pronave përfshi dhe projektin e inceneratorit të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, impianti i mbetjeve tashmë administrohet nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme
-
VIDEO
Kishin përshtatur një agjenci sigurimesh për të shitur kanabis, tre të arrestuar në Durrës
Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona ditën e sotme, pasi kishin përshtatur një agjenci private sigurimesh për të shitur doza kanabisi dhe kokaine.
-
VIDEO
Çfarë lidhje ka Gimi i Red Bull me Kullën në Tiranë?! I pranishëm kur u shpall fituesi dhe vila ngjitur me Shkëlzen Berishën
Kush janë pronarët e vërtetë të kullës ‘Mali i Tiranës’ në kryeqytet? Çfarë lidhje Agim Zeqo, i njohur si ‘Gimi i Red Bull’ me kullën në Tiranë? Ai ka qenë i pranishëm në rreshtin e parë kur projekti është shpallur fitues, ndërsa lidhja e tij me familjen Berisha është shumë e vjetër.
-
VIDEO
Në port zbulohen 82 mijë euro të padeklaruara, ishin fshehur në banjon e autobusit Bari-Durrës! Në Rinas kapet burrelsi me gati 18 mijë paund në çantë
Goditen dy raste të tentativës për të futur shuma të mëdha parash të padeklaruara në vendin tonë.
Në portin e Durrësit u sekuestruan 82 mijë e 550 € të cilat ishin fshehur në pjesën e banjës në autobosit të linjës Bari-Durrës. Ndërkohë në Rinas është arrestuar një 28 vjeçar banues në Londër pasi në çantën e shpinës policia i gjeti 12 820.
-
VIDEO
Asgjësohen mbi 2000 rrënjë kanabis në Vaun e Dejës
Vau i Dejës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Corn”, si rezultat i kontrolleve të Policisë, në çdo skaj të territorit, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Asgjësohen 2100 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Mjedë. U kap në flagrancë, teksa kujdesej për bimët narkotike që i kishte kultivuar nëpër tokën arë të mbjellë me misër, vihet në pranga 28-vjeçari. Si rezultat i kontrolleve me skuadra të Policisë dhe me dronë të rezolucionit të lartë, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, me mbështetjen dhe të informacioneve nga inteligjenca policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Corn”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi S. Gj., 28 vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, Shkodër. 28-vjeçari u kap në flagrancë, në një tokë arë të marrë me qira, në fshatin Mjedë, teksa kujdesej për bimët narkotike që i kishte kultivuar nëpër bimë misri, për t’i fshehur. Në këtë sipërfaqe toke u gjetën të kultivuara 2100 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies, përveç një pjese të vogël të tyre, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast kultivimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.
-
VIDEO
Ahmetaj kërkoi heqjen e sekuestros së apartamentit te 'Shallvaret', Apeli i GJKKO e rrëzon
Apeli i Gjykatës së Posaçme lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për sekuestron e pasurisë së ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Nga arratia, nëpërmjet avokatit të tij, ai kërkoi në Apel kthimin e apartamentit në zonën e Shallvareve që iu sekuestrua nga SPAK, në kuadër të hetimeve që po kryen për 3 vepra penale.
-
VIDEO
DETAJI/ Atentati në ishullin grek, Andrea Kalemi u qëllua në sy të 3 fëmijëve dhe bashkëshortes së tij
Report TV mëson se Andrea Kalemi, i njohur dhe si Adriatik, ose Tik Kalemi, kishte dalë nga Shqipëria më 5 gusht 2023 së bashku me familjen e tij për të shkuar me pushime në ishullin grek Pax të Greqisë.
Ai është qëlluar të paktën 10 herë në sy të tre fëmijëve dhe bashkëshortes së tij nga një person i cili kishte fytyrën të mbuluar dhe është larguar pa u vënë re nga askush.
Atentati ndodhi mbrëmjen e 9 gushtit 2023. Viktima e sulmit u dërgua në Qendrën Shëndetësore Paxos dhe më pas në Spitalin Universitar të Janinës ku ndodhet në gjendje kritike për jetën por stabile.
-
VIDEO
Arrestohet në Tiranë dibrani i akuzuar në Spanjë si pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit
Një 25 vjeçar i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë spanjolle, pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit është arrestuar në Tiranë.