-
VIDEO
Protesta për njohjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë, ambasadori Bucci takon protestuesit: Ju jap fjalën që do zgjidhet shumë shpejt
Ambasadori italian në Shqipëri, Bucci u ka garantuar pensionistëve që protestuan sot në ambasadën italiane se gjithçka do të zgjidhet shumë shpejt. Ai shprehet se pala italiane po bën maksimumin për ta zgjidhur këtë çështje.
-
VIDEO
Atentat në Greqi Andrea Kalemit, qëllohet me 10 plumba, në gjendje kritike! I afërm i Aleksandër Sadikajt, u përfshi në vrasjen e Edmond Papës
Andrea Kalemi u tentua të eliminohej në ishullin Pax të Greqisë dhe si pasojë e breshërisë së plumbave mbeti i plagosur rëndë. Autori dyshohet të jetë shqiptar i ardhur nga Italia, po kërkohet nga policia greke. Kalemi dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës, ndërsa është i afërm i Aleksandër Sadikajt.
-
VIDEO
Pensionistët protestë para ambasadës italiane, qytetari: Më japin 10 mijë lekë, për vete rritën rrogat turp! U bie fëmijëve më qafë se s’kam mundësi
Pensionistët kanë dalë në protestë para ambasadës italiane. Një qytetar shprehet se kontributet shoqërore të shqiptarëve që kanë punuar në Itali nuk derdhen në llogaritë e tyre, gjë që është e turpshme sepse vetëm me pensionin e pjesshëm në Shqipëri, e ka të pamundur jetesën.
-
VIDEO
Korçë, kishin mbushur makinat me emigrantë, i transportonin kundrejt pagesave 300-1000 euro! Arrestohen 2 shoferë, 2 të tjerë në kërkim
Dy persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin transportonin me 3 automjete emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesave për secilin prej tyre.
-
VIDEO
Njohja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë, protestë para ambasadës italiane
Pensionistët shqiptarë që jetojnë në Itali janë ngritur në protestë për ngadalësimin e procedurave për njohjen e pensioneve.
Pensionistët protestojnë para ambasadës italiane në Tiranë, pas pak do shkojnë te kryeministria
-
VIDEO
Theu arrestin në shtëpi dhe lëvizte i armatosur në qytet, arrestohet 36-vjeçari në Durrës
Një 36-vjeçar i konsideruar si “shtetas me rrezikshmëri të lartë për komunitetin”, është arrestuar nga policia e Durrësit pasi u kap teksa lëvizte i armatosur në qytet.
-
VIDEO
Hidhte plehrat në koshat e caktuar për qytetarët, gjobitet me 50 mijë lekë hoteli në Himarë
Një hotel në zonën e Himarës është gjobitur me 50 mijë lekë për hedhjen e mbeturinave jashtë koshave dhe duke mos respektuar oraret e caktuara nga bashkia.
-
VIDEO
Rruga Krujë-Fushë Krujë ‘mbulohet’ nga nafta, dyshohet se ka rrjedhur nga një automjet
Një sipërfaqe rruge prej rreth 500 metra gjatësi është ‘larë’ me naftë në aksin Krujë – Fushë Krujë në zonën e Krastës.
-
VIDEO
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përplasen dy mjete, lëndohen drejtuesit
Një aksident është shënuar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër pranë kryqëzimit të Gjadrit ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Një mjet tip golf me targa shqiptare dhe ‘Audi’ me targa angleze dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar 2 shoferët të cilët janë dërguar në spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
Nga Elbasani 41 vjeçari shkonte në Saranda e vidhte pompat e ujIt në pallate! Në hetim berberi që nxorri në trotuar tavolinën dhe karrigen
Një 41 vjeçar u arrestua pasi akuzohet se vidhte pompat e ujit në katet e para të pallateve në Sarandë.
Kishin qenë disa qytetarë të cilët kanë denoncuar se i ishin vjedhur pompat e ujijt në pallatet ku banonin që nxiti policinë të nisë një hetim dhe të bjerë në gjurmët e 41 vjeçarit me banim në Elbasan
-
VIDEO
‘Shqipëria turistike’/ Kulla shekullore dhe natyra në Bulqizë magjepsin të huajt! Turistët: Vend i mrekullueshëm
Bulqiza që dikur njihej vetëm për galeritë e kromit gjithnjë e më shumë po kthehet në atraksion turistik. Të huaj janë ata që preferojnë këtë vend malor për natyrën magjepse dhe mikpritjen e vendasve. Kulla 200-vjecare e familjes Hupi është ndër më të vizituarat në këtë sezon.
Të përshkosh rrugët malore me motorë është një eksperiencë e jashtëzakonshme për turistët francezë që vizitojnë Bulqizën për herë të dytë, pas impresioneve të vitit të kalua
-
VIDEO
Parcela me kanabis sativa në Zall Herr, ‘shkrihet’ reparti ushtarak! Lirohen nga detyra 4 ushtarakë, për 10 propozohet lirimi
Pas zbulimit të parcelës me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herrit, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion 4 ushtarakë të repartit ushtarak ku ndodhi ngjarja