-
VIDEO
Kriporja në Vlorë, pjesë e Peizazhit të Mbrojtur që merr ngjyrë të veçanta gjatë verës
Kryeministri Edi Rama duke ndarë pamje nga kriporja e Vlorës, shkruan në FB se kjo kripore është pjesë e Peizazhit Natyror Pishë Poro-Nartë dhe merr pamje magjike falë mikroalgave njëqelizore, të cilat rriten vetëm në këto habitate duke krijuar ngjyrat surreale.
-
VIDEO
Kulla ‘Mali i Tiranës’, një grup qytetarësh në protestë: Mos e prishni parkun
Një grup qytetarësh protestoi këtë të martë për ndërtimin e kullës me 65 kate ‘Mali i Tiranës’ prapa Teatrit të Operës dhe Barletit. Protesta nisi rreth orës 18:30 me qëllim për të kundërshtuar ndërtimin e kësaj kulle.
-
VIDEO
Ministri Balla: Nuk më gëzojnë ‘sukseset’ e gjobave, por ndjesia e qytetarëve se duhen zbatuar rregullat
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, duke iu referuar shembujve pozitivë të Njësisë së Qarkullimit Rrugor në Tiranë, për mënyrën e re të komunikimit me qytetarët, tha se kjo qasje duhet e po shtrihet në të gjithë vendin
-
VIDEO
Zjarr në Nartë të Vlorës, dyshohet të jetë i qëllimshëm
Një vatër e re zjarri është aktivizuar në fshatin Nartë të Vlorës pasditen e kësaj të marte. Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Për pasojë është djegur një zonë me shkurre dhe pemëtari.
-
VIDEO
U arrestua në Greqi për masakrën e Lushnjës, Laert Haxhia nuk do të ekstradohet në Shqipëri, avokati: I rrezikohet jeta në vendin tonë
Gjykata e Janinës ka refuzuar ekstradimin e Laert Haxhiut, të arrestuar në muajin maj në vendin fqinj. Ai do të vijoj të qëndroj në burg për akuzat e grekëve të ngritura gjatë arrestimit. Vendimi pritet të ankimohet nga autoritetet tona në Apel në Greqi. Haxhiu kërkohet të ekstradohet nga Shqipëria për 2 ngjarje të ndryshme kriminale ku ka qenë i përfshirë
-
VIDEO
Vrasja e ndërtuesit në Vlorë, VIDEO nga momenti i sherrit! Djali i anëtares së KLP sekser pronash, sherri për një sipërfaqe toke! Dëshmia e Metës: S'doja ta vrisja
Djali i anëtares së KLP-së që vrau me 2 grushte Armando Meshaun në Vlorë pretendon se viktima nisi i pari sherrin. Ai u tha hetuesve se nuk donte ta vriste, ndërsa konflikti me të ka nisur për një tokë që ai kishte ndërmjetësuar si sekser që Armando ta blinte dhe më pas nuk kishte marrë pjesën e parave që i ishin premtuar.
-
VIDEO
‘Shqipëria turistike’/ Antigone e Gjirokastrës, qyteti historik, natyror dhe kulinar që mbart kuriozitete të mëdha! Shërben si ‘vitrinë’ e së shkuarës
Kjo histori është shkruar në Antigone, qyteti jetëshkurtër që zgjati 150 vjet, emri i të cilit lidhet me bashkëshorten e mbretit Pirro.
I themeluar në vitin 295 para erës sonë, Antigoneja u zhbë si qendër e rëndësishme pasi Roma i dënoi ashpër epiriotët që kishin luftuar kundër saj.
-
VIDEO
Vrasja në Vlorë, Report Tv siguron videon, ja momenti kur Rei Meta dhe Armando Meshau konfliktohen
Report Tv ka siguruar videon nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Vlorë ku 33-vjeçari Rei Meta ka dhunuar për vdekje Armando Meshau.
Siç duket nga pamjet, Rei Mata i veshur me të zezë shkoi në qendrën e internetit ku ishte ulur viktima Armando Meshau. Pas sherrit me fjalë, viktima u ngrit dhe e goditi me grusht. Mjaftuan disa grushte nga Rei Mata që 55-vjeçari të dergjej përdhe i vdekur.
-
VIDEO
Shtohet interesi i maturantëve për Universitetin Bujqësor, zv. Rektori: Mbi 2 mijë aplikantë zgjodhën UBT-në! Për degët prioritare hiqet tarifa, jepet paga stimuluese
Duket se pagesa stimuluese prej 40 mijë lekësh në muaj dhe heqja nga tarifa shkollore, ka bërë që interesi për Universitetin Bujqësor të Tiranës të rritet ndjeshëm. Zëvendës rektori, Ilir Kapaj shprehet optimist për këtë vit të ri akademik, duke theksuar se kanë aplikuar 2 mijë maturantë më shumë se një vit më parë.
-
VIDEO
Operacioni 'Metamorfoza'/ Astmer Bilali kërkon masë më të lehtë sigurie në Apelin e GJKKO! Do vriste Ibrahim Licin dhe dy të tjerë në varrimin e Indrit Rrajës
I arrestuar nga SPAK si pjesë e grupit të strukturuar kriminal dhe qe bene plan për të vrarë Ibrahim Licin, Dorian Dulin dhe Genc Tafilin, Astmer Bilali ankimoi masën e sigurisë të arrestit në burg në Apelin e së Posaçmes. Ish-boksieri kërkon caktimin e një mase më të butë, edhe pse më përgjime del që ai donte të vrarë me çdo kusht mikun e tij të fëmijërisë, Ibrahim Lici.
-
VIDEO
Drejtuesit e policisë kufitare shqiptare dhe greke takim në Kakavijë: Në fokus menaxhimi i fluksit dhe bashkëpunimi në luftën kundër krimit
Për shkak të trazirave në Greqi, para ndeshjes AEK- Dinamo Zagreb, ku ka pasur një përplasje të dhunshme mes tifozëve, ministri grek Giannis Oikonomou ka anuluar takimin që ishte parashikuar të mbahej me homologun shqiptar Taulant balla në Kakavijë.
Për këtë arsye, me dakordësinë e dy ministrave, u zhvillua sot takimi ndërmjet drejtorëve të departamenteve të Policisë Kufitare dhe Migracionit, të Shqipërisë dhe Greqisë.
-
VIDEO
Sezoni turistik/ Policia e Shqipërisë dhe e Kosovës, patrullime të përbashkëta në qytetet bregdetare
Policia e Shqipërisë dhe Policia e Kosovës, kanë vijuar patrullimet e përbashkëta në qytetet bregdetare në kuadër të sezonit turistik, duke rritur sigurinë e pushuesve vendas dhe të huaj.
Bashkëpunimi mes dy vendeve, vjen ne zbatim të Memorandumit të Bashkëpunimit, të lidhur ndërmjet Policisë Rrugore të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, që prej fillimit të muajit gusht.