-
VIDEO
Gjatë gjithë paradites së sotme ka pasur një trafik të rënduar automjetesh në akset rrugore Vorë- Fushë Krujë dhe Rinas- Fushë Krujë.
Gjatë gjithë paradites së sotme ka pasur një trafik të rënduar automjetesh në akset rrugore Vorë- Fushë Krujë dhe Rinas- Fushë Krujë.
-
VIDEO
Rama thyen heshtjen për gradaçelën: ‘Mali i Tiranës’ do të ndërtohet! Projekti fitues nuk pati kontestim, sot përbaltet! 'Halli’ im, vizioni zhvillues i Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama theu heshtjen, disa ditë pasi politika zien me akuza e kundër-akuza se kush fshihet pas kullës “Mali i Tiranës”. Në komentin e gjatë, ku i përgjigjet çdo kujt, kreu i qeverisë kujdeset që në nisje të tregojë se fituesi i projektit të realizimit të “Malit të Tiranës” kompania Cebra nuk është aspak një përzgjedhje klienteliste.
-
VIDEO
U prezantohej biznesmenëve si zyrtar i lartë, duke iu premtuar tendera te 'Infrastruktura'!
I.A. ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pas denoncimit të një biznesmeni, i cili kuptoi se ishte mashtruar. Ai u prezantohej biznesmenëve si zyrtar i lartë duke u premtuar tenderë të ndryshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, kryesisht në aktivitetin e minierave të ndërtimit.
-
VIDEO
SPAK 'kopsit' dosjen 'Plumbi i Artë', në gjykatë Nuredin Dumani dhe 19 të tjerë! Akuzohen për 27 ngjarje kriminale: Nga vrasjet me paramendim tek vjedhjet, dhunë e korrupsion
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kopsit dokumentet dhe dërgon në GJKKO dosjen për Nuredin Dumanin dhe 19 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”
-
VIDEO
Vrasja e ndërtuesit në Vlorë, zbardhet dëshminë e djalit të anëtares së KLP-së! Kontrata për truallin në Radhimë në këmbim të apartamentit 60 m2
Report Tv ka zbardhur dosjen që Prokuroria ka dërguar në Gjykatën e Vlorës për vlerësimin e masës së sigurisë së Rei Metës, vrasësin e ndërtuesit Armando Meshau në Vlorë. Në zbardhjen e siguruar nga gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, gjithçka nisi për një apartament 60 metra katrorë në Radhimë, për të cilën Armando Meshau u shpërblye me shifrën 7 mijë euro.
-
VIDEO
Operacion në 4 qytete, asgjësohen mbi 20 mijë rrënjë kanabis
Vijojnë kontrollet e territorit për të goditur parcelat e mbjella me lëndë narkotike. Gjatë 72 orëve të fundit, nga një operacion i shtrirë në Shkodër, Krujë, Lezhë dhe Tropojë janë asgjësuar mbi 20 mijë rrënjë kanabis. Në këtë operacion janë angazhuar për kontrollin e territorit dhe për asgjësimin e bimëve narkotike, 6000 punonjës policie dhe 75 dronë të cilësisë së lartë. Policia thotë se janë identifikuar 11 autorë, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 10 të tjerë janë shpallur në kërkim
-
VIDEO
I maskuar dhe i armatosur, hyri në një market dhe kanosi me armë shitësin për t'i dhënë paratë!
Një 20-vjeçar i maskuar dhe i armatosur, kishte hyrë gjatë natës, në një market në shërbim në Durrës, me qëllim vjedhjen e parave në kasë. Grabitësi i armatosur u arrestua në flagrancë, brenda marketit.
-
VIDEO
Vrasja e ndërtuesit në Vlorë, Rei Meta del në gjykatë për masë sigurie
Ka nisur që në mëngjes herët seanca gjyqësore për caktimin e masës për Rei Metën, djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë i arrestuar si autor i vrasjes së ndërtuesit Armando Meshau të hënën në Vlorë
-
VIDEO
Aksident në Lushnje, makina me targa italiane përplaset me kamionçinën, dy shoferët në spital
Një aksident automobilistik u shënua mëngjesin e sotëm në qendër të fshatit Fier- Shegan në Lushnje. Një makinë tip Audi me targa italiane u përplas me një kamionçinë transporti, dhe për pasojë dy drejtuesit kanë përfunduar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
-
VIDEO
Aksident në Bulqizë, plagosen rëndë dy persona
Dy persona kanë mbetur mbetur të plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në Bulqizë pasi mjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në livadh.
-
VIDEO
Divjakë/ ‘Porsche’ del nga rruga dhe bie në kanal, humb jetën pasagjeri 30 vjeç! Shoferi në gjendje të rëndë
Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Stravec në Divjakë. Një mjet tip ‘Porche’ ka dalë nga rruga, pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin.
-
VIDEO
Operacionet në Vlorë/ Balla: U parandaluan ngjarje me pasoja kriminale, shpërblim për efektivët
Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi në orët e pasdites së sotme një takim me drejtues dhe forca operacionale të Policisë së Vlorës, të përfshirë drejtpërdrejt në dy operacionet e fundit në këtë qytet, për goditjen e një rasti armëmbajtje pa leje dhe minave me telekomandim. Balla tha se për operacione të këtij niveli vështirësie do të ketë gjithmonë shpërblim financiar për punonjësit e Policisë.