-
VIDEO
Po pushonte në liqenin e Pogradecit, pushuesi goditet nga fadroma që po pastronte zonën! Dërgohet në spital
Një pushues ka mbetur i plagosur në liqenin e Pogradecit, pasi është goditur nga një fadromë që ka qenë duke pastruar zonën.
-
VIDEO
Balla viziton efektiven që u përplas në Vorë: Ishte në vendngjarje se ndodhi një aksident, një tjetër mjet erdhi dhe e mori para! Udhëtoni me kujdes
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka vizituar efektiven e policisë Arta Shurbi e cila u përplas ditën e sotme nga një makinë në Vlorë. Ministri tha detaje nga aksidenti, duke thënë se policja Shurbi kishte shkuar në vendngjarje pasi kishte ndodhur një aksident dhe më pas një tjetër makinë ka ardhur dhe e ka marrë përpara efektiven. Ministri kishte një apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke theksuar se synimi i policisë nuk është që të vendosë gjoba, por që të ndërgjegjësojë shoferët.
-
VIDEO
Laboratori i kokainës në Fier/ Në pritje të letërposorisë nga Kolumbia, zgjaten me 3 muaj hetimet! U sollën 430 kg kokainë e perzier me pleh kimik
Thasët me pleh kimik erdhën nga Kolumbia në portin e Tivarit në Mal të Zi, me destinacion final Frakullën e Fierit. Por, informacionet e SPAK dhe policisë ishin se brenda tyre ishin përzyer jo pak, por rreth 430 kg lëndë narkotike kokainë.
Operacioni u zbërthye orët e mbrëmjes së 24 nëntorit të 2022 dhe në pranga ranë 10 persona, në mesin e tyre edhe Viktor Cervanaku, ish-kryetar i komunës Frakull, dhe 5 të tjerë në kërkim.
Tashmë kur po bëhen 9 muaj nga zbulimi i sasisë së madhe të kokainës, SPAK i kërkoi Gjykatës së Posaçme zgjatje me 3 muaj të afateve të hetimit, me pretendimin se është në pritje të letërporosive të nisura në drejtim të Kolumbisë, përgjigjet e të cilave akoma nuk kanë mbërritur.
SPAK u ka kërkuar autoriteteve kolumbiane informacione më të detajuara të nisjes së sasisë së madhe të drogës. Kërkesa u mor parasysh nga gjykata, e cila vendosi zgjatje të hetimeve edhe më 3 muaj. -
VIDEO
Trafiku i rënduar në aksin Shkodër – Tiranë, Rama: Do ta vuajmë edhe pak mungesën e 'Korridorit Blu'! Shqipëria turistike bregdetare do jetë krenaria jonë
Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar pushuesve e qytetarëve të bëjnë pak durim, pasi shumë shpejt në disa prej segmenteve dhe akseve kryesore të vendit do të nisë puna. Duke patur parasysh trafikun e rënduar në vendin tonë, Rama thotë se rritja e turizmit e ka rënduar edhe më tej situatën, por kjo do gjejë zgjidhje me fillimin e punimeve në disa segmente rrugore.
Më konkretisht, Ram thotë se po vijojnë punimet në segmentin Thumanë-Kashar ku deri më tani janë realizuar 40% e punimeve. Sa u takon akseve Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj, Lekaj-Fier janë duke u lidhur kontratat për të nisur puna. Ndërsa segmenti Milot-Balldren çel punimet në vjeshtë.
-
VIDEO
Nga Berati në Durrës për të nxjerrë fëmijët për të lypur, nën hetim 5 prindër
Pesë prindër janë vënë nën hetim pasi nxorën fëmijët e tyre të moshave 4-7 vjeç për të lypur
-
VIDEO
Aksident në Vorë, përplasen dy makina afër një karburanti, plagoset policja e Qarkullimit Rrugor
Një aksident u shënua paraditen e sotme në Vorë.
Në afërsi të një karburanti, janë përplasur dy automjete, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësja e Policisë së Qarkullimit Rrugor, Inspektore A. Sh., (e planëzuar në shërbim), e cila po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.
-
VIDEO
Himarë, mbollën kanabis pranë lokaleve dhe zaptuan plazhet, në pranga pronarët
Kishin kultivuar kanabis në territorin e 2 lokaleve në afërsi të njëri-tjetrit, në plazhin e Krorëzës, Himarë. Policia ka vënë në pranga 2 pronarë të këtyre lokaleve ndërsa është shpallur në kërkim pronari tjetër.
-
VIDEO
Fluks në pediatrinë e Fierit, 100 raste në ditë! Fëmijët preken masivisht nga virozat, mjekja: Simptomat janë të vjella, diarre e temperaturë
Të prekur nga virozët e stinës, Pediatria e Fierit është e tejmbushur me pacientë të vegjël që paraqiten me temperaturë të lartë, të vjella e diarre.
Në repartin e urgjencës paraqiten për vizitë 100 fëmijë në 24 orë, ndërsa 20 prej tyre po marrin trajtim spitalor.
-
VIDEO
Banorët e Fierzës në Tropojë protestë për guroren: Dëmton turizmin, na ndot ambientin
Banorët e njësisë administrative Fierzë në Tropojë sot janë ngritur në protestë kundër shfrytëzimeve pa kriter të materialeve inerte në anës rrugës dhe ndërtimit të fabrikës së bitumit, pranë ujësjellësit të kësaj njësie, vetëm 50 metra larg rrugës nacionale Fierzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri. Sipas banorëve këto gurore po dëmtojnë edhe turizmin duke shkaktuar ndotje të ambientit e shkatërrim të habitatit natyrore të maleve.
-
VIDEO
Aksident në Vlorë, mjeti përplas këmbësorin tek vijat e bardha! 60-vjeçari dërgohet në spital
VLORË- Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në rrugën ‘Transballkanike’ në Vlorë.
Një automjet tip ‘Ford’ ka përplasur tek vijat e bardha një 60-vjeçar. Fatmirësisht këmbësori mori lëndime të lehta ndërsa drejtuesit të mjetit iu bë testi i alkoolit dhe është do të shoqërohet në komisariat. I lënduari është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore përkatëse.
-
VIDEO
Pronari i biznesit në Mal të Zi dëbon familjen nga plazhi: I urrej myslimanët! Pasi u bë viral pretendoi se ishte montazh
Një incident ka ndodhur në Malin e Zi, ku pronari i një biznesi ka dëbuar një familje myslimane, e cila kishte shkuar për të marrë rreze dielli. Pas incidentit në plazh, kur pronari largoi një familje myslimane për shkak të hixhabit që kishte vajza e tyre, u shpreh edhe Ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Filip Axhi, i cili tha se fajtori për ngjarjen ishte Dragan Gj.
-
VIDEO
I riu me kalë në plazhin e Velipojës, frikëson fëmijët
Një i ri në Velipojë ka frikësuar fëmijët e pushuesit në plazh këtë të mërkurë. Siç duket edhe nga pamjet e xhiruara nga pushuesit, i riu është futur me kalë në det duke prishur qetësinë publike dhe duke frikësuar të miturit që rrinin në breg,