-
VIDEO
Shijak/Vijon operacioni policor i koduar “Krahët e krimit”
-
VIDEO
Policia Kufitare kontrolle nga Vlora në Sarandë, bllokohen 30 mjete lundruese! Gjobiten drejtuesit e tyre
Rreth 30 mjete lundruese, përfshirë 12 Jet Ski, 13 gomone dhe 5 skafe janë bllokuar nga Policia Kufitare Vlorë, nga kontrollet kryera përgjatë bregdetit. Ndërsa drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me gjoba që variojnë nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë të rinj.
-
VIDEO
Zjarri në ishullin Rodos në Greqi del jashtë kontrollit! Zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët që mos të përhapen drejt pyllit të dendur! Evakuohen 19 mijë turistë
Zjarri në ishullin Rodos në Greqi mbetet i pakontrolluar për të gjashtë ditë! Zjarrfikësit po luftojnë në tre fronte aktive. Problemi më i madh gjendet në Kiotari dhe në jugperëndim drejt Gennadit. Ndërkohë 19 mijë turistë janë evakuuar nga ekipet e shpëtimit dhe zjarrëfikëset, ndërsa qindra të tjerë kanë braktisur shtëpitë pranë vatrave të zjarrit.
-
VIDEO
Në kërkim nga autoritetet spanjolle, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë me 3 mbiemra, pjesëtar i një grupi kriminal! Në Spanjë merrte shtëpi me qira e kultivonte kanabis
Një 33-vjeçar, pjesëtar i një grupi kriminal, është arrestuar nga policia e Vlorës më qëllim ekstradimi pasi ishte në kërkim nga autoritete spanjolle. Dienis Haskaj, i njohur dhe me mbiemrat Hoxhaj e Jazaj, akuzohet në Spanjë për trafik droge, grup kriminal dhe vjedhje të energjisë Haskaj bashkë me shqiptarë dhe spanjollë merrnin shtëpi me qira në Spanjë dhe kultivonin drogë
-
VIDEO
Zjarr në kuvertën e një anije në portin e Durrësit! Zjarrfikësit ndërhyjnë dy herë për të shuar flakët, rrezikohej shpërthimi i mjetit lundrues
Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer ditën e djeshme në një peshkatore në proçes riparimi në portin detar të Durrësit.
-
VIDEO
Pas një ndërprerje të shkurtër, rinis procesi i votimit në QV në Rrogozhinë
Pas ndërprerjes për disa minuta, ka rinisur procesi i votimit në qendrën e Votimit nr 22-23 në Rrogozhinë. Kreu i KZAZ-së u bëri te qartë anëtarëve të Qendrës së Votimit se votuesve nuk u lejohet vota.
-
VIDEO
Aksident në aksin rrugor Lezhë-Rrile, motori përplas dy këmbësorë
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të dielë në aksin rrugor Rrile-Tale, ku një motor ka përplasur dy këmbësorë.
-
VIDEO
Zgjedhjet në Rrogozhinë, ndërpritet procesi votimit në një QV, shkak fotografimi i votës
Në qendrën e votimit nr.22-23 në Rrogozhinë, është ndërprerë procesi i votimit. Shkak për këtë është bërë fotografimi i votës.
-
VIDEO
Aksident në aksin nacional Berat-Poliçan, autoboti del nga rruga, plagoset pasagjeri
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat-Poliçan, në fshatin Vërtop. Një autobot uji, me targa AB 962 CS,duke ikur drejt qytetit të Poliçanit, rrugë që e bëjnë çdo mbrëmje për tu furnizuar me ujë në Bogovë, ka humbur kontrollin në një kthesë. Kjo ka bërë që mjeti të dalë nga rruga dhe të përplaset me bordurën anësore të saj
-
VIDEO
Sanremo ‘zbret’ në Vlorë, performojnë yjet e viteve ’80! Këngëtarët italianë dhurojnë momente magjike në Lungomare
Këngëtarë ikonë të viteve ’80 i kanë dhuruar një shfaqje të paharrueshme qytetarëve vlonjatë dhe turistëve në Vlorë teksa kanë performuar në një skenë të improvizuar në Lungomare.
Në fjalën e tij Pupo vlerësoi lidhjen mes kombeve të Italisë e Shqipërisë dhe shprehu mirënjohje për mikpritjen vlonjate.
-
VIDEO
Pamje apokaliptike, turistët detyrohen të braktisin ishullin e Rodosit në Greqi
Mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë dhe hotelet në ishullin Rodos, sipas shërbimit zjarrfikës të Greqisë, për shkak të flakëve masive që kanë përfshirë ishullin.
-
VIDEO
Zjarrin në Peshtan të Fierit, nënkryetari për Report Tv: Situata po vihet nën kontroll, janë vatra të vogla! Nuk rrezikohen banesat
Në Peshtan në Fierit është riaktivizuar sërish zjarri në pyllin me pisha e dushqe, e cila ishte aktive një ditë më parë.
Ylli Skënderaj, nënkryetar i bashkisë së Fierit, i kontaktuar nga Report Tv në lidhje më situatën me zjarrin në Peshtan u shpreh se situata është vënë nën kontroll. Sipas tij janë 2 vatra zjarri, ndërsa u shpreh se shpresojnë që t’i shuajnë në mëngjes. Skënderaj tha se nuk rrezikohen banesa e shtoi se janë djegur 10-15 hektar.