-
VIDEO
Ranë pre e mashtrimit nga Call Center-at e Shqipërisë, 40 gjermanë thirren të dëshmojnë në GJKKO! Iu vodhën rreth 7 mln euro
Gjykata e Posaçme ka thirrur 40 shtetas gjermanë që të dëshmojnë pas denoncimeve që ata kanë bërë se kanë re pre e mashtrimeve përmes Call Center-ave. Ata janë thirrur që të dëshmojnë në seancën që do të mbahet në GJKKO më 6 korrik 2023.
Në seancë do të merret në shqyrtim kërkesa e SPAK për të marrë të pandehur 13 personat e akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe grup kriminal, të cilët ranë në pranga më 16 qershor 2023. Ata dyshohet se u kanë vjedhur shtetasve gjermanë rreth 7 milionë euro përmes mashtrimit në Call Center që të investonin në bursa. SPAK ka dërguar për gjykim 13 të pandehur, konkretisht pronarin e kompanisë ‘Blu Energy’, Erjon Kasmi, i akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe për krijim të grupit të struktura kriminal, Xhulian Xhafën i akuzuar për “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.
-
VIDEO
Gjykata e Elbasanit la në burg 37 anëtarët e grupit kriminal që shpërndanin drogë, avokati: Do e apelojmë vendimin
Avokati Demir Çiftja ka folur pasi Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë për 45 anëtarët e grupeve kriminale që shpërndanin drogë. Gjykata la në burg 37 prej tyre, ndërsa avokati tha se do ta apelojnë vendimin sepse sipas tij duhet të kenë masë më të lehtë sigurie.
-
VIDEO
Nën masa të rrepta sigurie, të arrestuarit për trafik droge në Elbasan tarsnportohen nga Gjykata në paraburgim
Anëtarët e grupit kriminal që shpërndanin drogë dolën sot para Gjykatës ku u njohën me masat e sigurisë. Seanca zgjati nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 18:00 të pasdites. Ndërkohë, të arrestuarit, nën masa të rrepta sigurie janë dërguar nga Gjykata e Elbasanit në paraburgim. Për 37 prej tyre gjykata ka dhënë masën arrest me burg, 7 detyrim paraqitjeje dhe 3 arrest shtëpie.
-
VIDEO
45 të arrestuar për trafik droge, Gjykata e Elbasanit lë në burg 35 prej tyre! 5 ‘arrest shtëpie’ dhe 5 ‘detyrim paraqitjeje’
Gjykata e Elbasanit ka dhënë sot masën e sigurisë për 45 të ndaluarit për trafik droge. Mësohet se gjykata ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për 35 prej tyre. Ndërkohë, për 5 të tjerë ka vendosur masën ‘arrest shtëpie’ dhe detyrim paraqitjeje për 5 të tjerët.
-
VIDEO
Del VIDEO nga grabitja e biznesmenit shqiptar në Mykonos, përleshet me pesë grabitësit e maskuar dhe me armë
GREQI- Mediat Greke kanë publikuar videon e momentin të grabitjes së biznesmenit shqiptar Tonin Preka në nëntorin e vitit të kaluar në Mykonos. Një grabitje si në filma, ku pesë autorët të maskuar e me armë zjarri futen në zyrën e kontraktorit dhe madje përleshen me biznesmenin shqiptar, e në fund i marrin një çantë me 40 mijë euro.
-
VIDEO
2 korrik 1990, eksodi historik i shqiptarëve
Më shumë se 5 mijë shqiptarë kërkonin azil politik në oborret e ambasadave të huaja në Tiranë. Ishte 2 korriku i vitit 1990, ku mijëra shqiptarë hynë në territorin e ambasadave të që funksiononin në atë kohë në Shqipëri në kërkim të lirisë së munguar prej 5 dekadash.
Nuk kaloi shumë dhe brenda një jave në ambasadat e Gjermanisë, Francës, Italisë e të Greqisë, kishin ngritur “kampin e fushimit” rreth 5.000 refugjatë shqiptarë. Asnjë prej tyre nuk e dinte se ku do të përfundonte, por shqiptarët kapërcyen muret e selive diplomatike në Shqipëri me një qëllim të vetëm: ikjen për në perëndim.
-
VIDEO
4 grupe kriminale në 'rrjetën' e policisë, Report Tv zbardh dosjen, agjenti i infiltruar nxori zbuluar trafikantët! Shpërndanin lëndët narkotike me shishe uji ose paketë cigaresh
Report Tv ka siguruar një pjesë të dosjes të operacionit ‘Rrjeta’ që tregon se si u zbuluan 8 persona si të përfshirë në grupet kriminale që merreshin me trafik droge në zona të ndryshme të Elbasanit. Ata shpërndanin lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë, ekstazi dhe kanabis që e përpunonin dhe e përgatisnin në doza të vogla, gati për shitje.
-
VIDEO
4 grupe kriminale në 'rrjetën' e policisë, Report Tv zbardh dosjen, agjenti i infiltruar nxori zbuluar trafikantët! Shpërndanin lëndët narkotike me shishe uji ose paketë cigaresh
Report Tv ka siguruar një pjesë të dosjes të operacionit ‘Rrjeta’ që tregon se si u zbuluan 8 persona si të përfshirë në grupet kriminale që merreshin me trafik droge në zona të ndryshme të Elbasanit. Ata shpërndanin lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë, ekstazi dhe kanabis që e përpunonin dhe e përgatisnin në doza të vogla, gati për shitje.
-
VIDEO
Policia e Shtetit jep shifrat: Gjatë muajit qershor u finalizuan 116 operacione policore dhe u arrestuan 80 persona të shpallur në kërkim
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e muajit qershor, gjatë të cilit janë finalizuar 116 operacione policore dhe janë arrestuar 80 persona të shpallur në kërkim.
-
VIDEO
Sot dalin para gjykatës të arrestuarit për operacionin ‘Rrjeta’, prokuroria kërkon arrest me burg për 37 nga 45 të ndaluarit në Elbasan
Sot do të mbahet seanca gjyqësore në gjykatën e Elbasanit për të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Rrjeta’, për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Të arrestuarit kanë mbërritur në gjykatë nën masa të rrepta sigurie.
-
VIDEO
Tiranë, autobusi i linjës së ‘Unazës’ përplaset me motorin, plagoset 12 vjeçari
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë me pasojë plagosjen e një fëmije 12-vjeç.
-
VIDEO
Reshjet shiu gjatë natës në Krujë, qindra hektarë tokë bujqësore dhe disa banesa të përmbytura
Shirat të dendur të rëna gjatë natës në rrethin e Krujës kanë shkaktuar përmbytje të qindra hektarëve tokë, të mbjella me jonxh, misë e grurë