-
VIDEO
Gjendet një trup i pajetë në një mjet pranë një shkolle fillore në Durrës
Një person i pajetë është gjetur brenda një automjeti në qytetin e Durrësit.
Trupi i pajetë është gjendur pranë shkollës “Jusuf Puka”, brenda një makine tip “Fiat Brava”, me ngjyrë gri.
-
VIDEO
Atentati në Krujë, makina e vrasësve ishte e vjedhur, brenda saj gjenden 3 kallashnikovë
3 kallashnikovë janë gjetur brenda makinës e cila dyshohet se u përdor për atentatin ndaj Gentian Bejtjas në fshatin Larushk në Krujë. Viktimë mbeti kunati i Gentian Bejtjas Ramazan Sino dhe i plagosur djali i tij Alvi Bejtja. Makina tip Golf 5 pa targa me benzin gaz sipas burimeve rezulton e vjedhur. Makina është djegur totalisht dhe brenda saj janë gjetur 3 kallashnikovë.
-
VIDEO
Atentat Gentian Bejtjas në Krujë, i vrasin kunatin dhe i plagosin djalin 13 vjeç! Autorët dyshohet se ishin 3, makinën e krimit e dogjën në Tapizë
Ramazan Sina, 46 vjeç ka mbetur i vdekur pas një atentati të kryer në drejtim të banesës së Gentian Bejtjas ne fshatin Larushk në Krujës. I plagosur nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur edhe nipi i tij Alvi Bejtja, 13 vjeç, djali i Gentian Bejtjas
-
VIDEO
Atentati me 1 të vrarë e 1 të plagosur në Krujë, autorët dyshohet se ishin 3! Familja e Gentian Bejtja u qëllua sapo zbriti nga makina e po hynte në shtëpi
Gazetari i Report Tv Julian Shota ka mësuar detaje të reja në lidhje me atentatin ndaj Gentian Bejtjas në fshatin Larushk në Krujë, ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe i plagosur djali i tij Alvi Bejtja. Sipas burimeve dyshohet se atyre u është bërë pritë dhe sapo kanë zbritur nga makina, pranë banesës së tij, është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të Gentian Bejtjas dhe familjes së tij. Gentian Bejtja po udhëtonte familjarisht, ndërsa ka mbetur viktimë kunati dhe i biri. Dyshohet se autorë të krimit janë 3 persona. Ndërkohë në zonë nuk ka kamera sigurie pasi u hoqën në kuadër të operacionit të policisë ‘Fijet’.
-
VIDEO
Atentat Gentian Bejtjas në Krujë, i vritet kunati dhe i plagosin djalin 13-vjeç! Makina e përdorur në krim gjendet e djegur në Tapizë
Ramazan Sina, 46 vjeç ka mbetur i vdekur pas një atentati të kryer në drejtim të banesës së Gentian Bejtjas ne fshatin Larushk në Krujës. I plagosur nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur edhe nipi i tij Alvi Bejtja, 18 vjeç.
-
VIDEO
Aksident në Korçë! Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, plagoset e moshura, nipi dhe mbesa e saj
Një aksident me pasojë lëndimin tre personave u shënua disa minuta më parë në aksin rrugor "Korçë-Ersekë", ku makina që drejtohej nga një 52-vjeçare, e cila shoqërohej nga nipi dhe mbesa ka dalë nga rruga, pasi ka humbur kontrollin mbi mjetin.
-
VIDEO
Bill Clinton dhe shqiptarët (3 korrik 2023)
Emisionin "5 Pyetje nga Babaramo" me moderator Ilir Babaramon mund ta ndiqni çdo të hënë në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo foli në Report TV pas vizitës së presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton për herë të parë në Tiranë, i cili me një vendim historik në vitin 1999 ku njoftoi se bota do të futej në luftë për të mbrojtur Kosovën, e cila më pas u çliruar nga forcat serbe.
-
VIDEO
‘Blindohen rrugë’, pamjet me dron të shoqërimit të ish-presidentit Clinton
Janë publikuar pamjet nga shoqërimi i ish-presidentit Bill Klinton, nga Rinasi në drejtim të Tiranës. Policia e shtetit ka publikuar pamjet me dron të mbërritjes së presidentit Bill Clinton nga Rinasi në Tiranë. Policia thotë se janë të angazhuara maksimalisht për garantimin e sigurisë në rrugëkalimet e ish-presidentit Clinton.
-
VIDEO
Vrau në mënyrë makabre 8-vjeçarin Mateo Vasiu në Fier, Klodian Çalamani dënohet me burgim të përjetshëm
Gjykata e Fierit ka dënuar me “burgim të përjetshëm” Klodian Çalamanin i akuzuar për vrasjen e 8 vjeçarit Mateo Vasiu. Ngjarja e rëndë ndodhi dy vjet me parë në fshatin Grecalli në Fier.
-
VIDEO
Kurti: Kemi identifikuar 45 persona për sulmet në veri! Janë paralajmëruar edhe masa të tjera ndaj Kosovës, por janë të padrejta
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se institucionet e Kosovës kanë identifikuar 45 persona, që sipas tij, kanë marrë pjesë në sulmet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
-
VIDEO
Vizita historike/ Bill Clinton zbret në Rinas, eskorta e shoqëron drejt Tiranës
Në orën 15:36 Ish presidenti amerikan Bill Clinton dhe eskorta e tij la aeroportin e Rinasit për tu nisur drejt Tiranës.
-
VIDEO
Tirana bëhet gati të mikpresë ish-presidentin amerikan, Rama mbërrin në Rinas ku pritet të zbresë avioni i Bill Clinton
E gjithë Tirana po përgatitet për ardhjen e ish presidentit të SHBA-së, Bill Clinton. Pritet që nga momenti në moment avioni pritet të zbresë në aeroportin e Rinasit.
Gazetari i Report TV Sokol Dema informon se ka një prani të madhe të forcave të policisë rrugore të cilat përpiqen të menaxhojnë qarkullimin rrugor.
Vihet re prani e forcave shqiponja pranë aeroportit që pritet ë shoqërojnë eskortën e presidentit Clinton.
Ndëkohë Tirana është veshur me ngjyrat e flamurit amerikan. Rrugët kryesore ku do të kalojë dhe eskorta që do të shoqërojë Klintonin janë zbukuruar me flamujt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat nesër festojnë dhe Ditën e Pavarësisë.