-
VIDEO
Vlorë, mbytet në det 80-vjeçari në lagjen 'Uji i Ftohtë'
Një 80-vjeçar është mbytur në lagjen Uji i Ftohtë në Vlorë
-
VIDEO
Pushuesit largohen nga plazhi i Shëngjinit, trafik në aksin Milot-Balldren
LEZHË- Largimi i pushuesve nga bregdeti i Shëngjinit është shoqëruar me trafik të rënduar gjatë pasdites të kësaj të diele. Segmenti rrugor nga Shëngjini në Milot dhe Balldren Milot është përballur me fluks të lartë automjetesh.
-
VIDEO
Dy turistët bllokohen në lartësinë 2500 metër në malin e Jezercës, shpëtohen me helikopter
Dy turistë të huaj kishin mbetur të bllokuar në malin e Jezercës. Teksa kanë qenë duke ngjitur malin e Jezercës, dy turistët e huaj , për shkak të motit të keq janë bllokuar në lartësinë e 2500 metrave.
Në ndihmë të tyre kanë shkuar efektivët e kërkim shpëtimit, që kanë organizuar me helikopter operacionin e shpëtimit. Foto e helikopterit që u përdor për operacionin e kërkim-shpëtimit u nda nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
-
VIDEO
Goditën me sende të forta në kokë një 54-vjeçar, vihen nën hetim babë e bir në Delvinë
Babë e bir janë vënë në hetim pasi kanë goditur me sende të forta një 54-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Delvinë, katër ditë më parë, ku një aksident me dëme materiale është bërë shkak për nisjen e sherrit.
Bledar Ali, 44 vjeç dhe djali i tij i mitur, E. A., 17 vjeç, pas aksidentit kanë goditur me sende të forta në kokë Kristo Dhimëm, 54 vjeç, banues në Gjirokastër. Ai është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spital dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
Breshëri shkakton kulturat bujqësore në Maliq dhe Kukës, fermerët: Duam dëmshpërblim
Fermerët po përballen me kushte të pazakonta të motit që kanë dëmtuar prodhimet e tyre bujqësore. Dëmet më të mëdha raportohen në Maliq të Korçës dhe në Kukës. Ata kërkojnë kompensim nga Ministria e Bujqësisë.
-
VIDEO
Aksident me vdekje në aksin Korçë-Bilisht, trajleri përplaset me një makinë, humb jetën polici
Një aksident me vdekje është regjistruar ditën e sotme në Korçë, ku ka humbur jetën një polic 63-vjeç. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Bilisht, ku një trajler është përplasur me një makinë tip ‘Opel’ që drejtohej nga polici Ilirjan Duni, banues në Korçë.
Polici Duni ka qenë duke u kthyer në banesë, pasi kishte mbaruar shërbimin, por për shkak të aksidentit, ai mori plagë të mëdha dhe humbi jetën rrugës për në spital.
-
VIDEO
Frikë nga dëbimi, shqiptarët në Britani heqin dorë nga kërkesat për azil! 4400 prej tyre braktisin vendstrehimet gjatë periudhës janar-mars
Mijëra shqiptarë azilkërkues në Britaninë e Madhe, janë larguar nga hotelet ku ishin akomoduar.
Sipas mediave britanike mbi 4400 shqiptarë që më parë kishin kaluar kanalin e Lamansh për të shkuar në Angli kanë tërhequr kërkesat për azil. Shqiptarët përbëjnë shumicën dërrmuese duke pasur parasysh që në periudhën janar-mars ishin gjithsej 6 mijë kërkesa që u tërhoqën
-
VIDEO
Ekskluzive/ Dëshmia kontradiktore e vajzës në skandalin e Gjicit: Herën e parë më ngacmoi seksualisht, të dytën shkova me dëshirë, mendova se më do
Report Tv ka siguruar detaje nga dëshmia e Alma. K, vajza në videoskandalin me ish kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici. Alma. K tregon se në zyrë me Gjicin ka shkuar vetëm dy herë dhe pranoi seks oral me dëshirë, pasi mendonte që partneri e donte. 40 vjeçarja nuk ka nxjerrë akoma emrat e bashkëpunëtorëve, ndërsa SPAK po heton në këtë drejtim
-
VIDEO
Rrezikon mbylljen, universiteti i Korçës kërkon të bashkohet me Tiranën
Senati Akademik i Universitetit të Korçës, ka miratuar unanimisht bashkimin me Universitetin e Tiranës. Rritja e cilësisë akademike, ulja e numrit të studentëve, dhe ulja e programeve të studimit janë disa nga arsyet që shtynë këtë senat të ndërmarrë vendimin për bashkim. Universiteti Fan S. Noli, nëse do të vendoset edhe nga senati i Universitetit të Tiranës, do të kthehet në një korpus, i cili do të mbajë të pandryshuar emrin dhe logon, gjithashtu nga bashkimi nuk do të rrezikohet pakësimin e personelit, apo mbyllja e programeve të studimit, por do të ndodhë e kundërta.
-
VIDEO
Lejuan kultivimin e kanabisit në disa zona të Shkodrës, ndalohen 13 efektivë të policisë! Mes tyre edhe zv.drejtori Hajri Kushe (EMRAT)
13 punonjës të policisë së Shkodrës janë ndaluar dhe janë vënë nën hetim nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Mes të ndaluarve është edhe zëvendës drejtori i policisë së Shkodrës Hajri Kushe.
-
VIDEO
Punëtori në Bulqizë u rrëzua nga karroceria e kamionçinës dhe u plagos rëndë, nën hetim shoferi e pronari i firmës së ndërtimit
Dy persona janë vënë nën hetim nga policia e Bulqizës për ngjarjen e ndodhur në 23 qershor ku punëtori D.D mbeti i plagosur rëndë pasi u rrëzua nga karroceria e një kamionçine.
-
VIDEO
Grabitja me armë e pikës së këmbimit valutor në Tiranë, verifikohen 2 punonjës! Dyshohet se bashkëpunuan me autorin që mori 30 mijë euro
Policia ka nisur verifikimet për dy punonjëset e pikës së këmbimit valutor në zonën e Astirit në Tirane, e cila u grabit dje nën kërcënimin e armës