-
VIDEO
Matura 2023/ Publikohen notat e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë! 440 mbetës, vetëm 15 nxënës absolut
Ministria e Arsimit ka publikuar notat për provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për Maturën 2023. Këtë vit, 440 nxënës kanë rezultuar mbetës ndërsa vetëm 15 kanë mundur të marrin notën 10.
30 mijë maturantë iu nënshtruan provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më 7 qershor, ndërsa ditën e nesërme më 19 qershor, maturantët do të kryejnë provimin e fundit, atë të lëndës me zgjedhje.
-
VIDEO
Akuzohet se shoqëroi Ervis Martinajn dhe ishte kontakti i fundit para zhdukjes, dënohet me 2 vite e 10 muaj burg ish polici, Jeton Lami
Jeton Lami, ish-efektivi i operacionales i arrestuar për ‘shpërdorim detyre’, pasi shoqëronte të shumëkërkuarin Ervis Martinaj ditën e zhdukjes së tij, është dënuar me 2 vite e 10 muaj burg nga Gjykata e Lezhës.
-
VIDEO
Mjekët e QSUT-së realizuan tre ndërhyrje të vështira dhe shpëtuan 55-vjeçarin
Tre ndërhyrje të vështira në tru, shtyllën kurrizore dhe gjymtyrë, janë realizuar me sukses nga stafi mjekësor i QSUT-së, duke i shpëtuar jetën një pacienti 55-vjeçar.
Operacionet e shkallës shumë të lartë të vështirësisë, u realizuan nga një ekipi i mjekëve neurokirurgë, Dr. Fatos Olldashi, Dr. Geldon Fejzo, mjekët ortopedë Dr. Viktor Marku, Dr. Drini Bardhi, Anestezist-Reanimatore Dr. Rexhina Sturçe, Flutura Balla ndihmës anestezist, Sokol Xhafaj dhe instrumentare Elsa Agalliu.
-
VIDEO
Rikthehet Vettingu në polici, 32 drejtues ‘në sitën’ e AMP-së! Kreu i sindikatës së policisë: Ligji u jep të drejtën efektivëve ta shmangin filtrin
Vetting-u në Policinë e Shtetit u rikthye në fund të majit me vendimin e parë të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, për largimin nga detyra e drejtuesit të Lezhës të Vehbi Bushatit. Ai u shkarkua si drejtues qarku, pasi nuk kishte dorëzuar në kohë formularin e ri të vetting-ut, por u emërua këshilltar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Për kreun e Sindikatës së Policisë së Shtetit Sadedin Fishta, e drejta për të mos hyrë në vetting është e parashikuar në ligj dhe shkaqet janë subjektive.
-
VIDEO
Falsifikonin pasaporta diplomatike dhe pajisnin me to qytetarë për t’i dërguar në SHBA! Arrestohen 2 persona në Korçë, të tjerë nën hetim
Pas një hetimi 3 mujor policia arrestoi 2 persona që falsifikonin pasaporta diplomatike amerikane. Report Tv zbardh rolin e dy te arrestuarve, ndërsa dyshohet se organizata kriminale e ka bazën jashtë vendit. Policia, bashkë me partnerët amerikanë po verifikon edhe disa persona të tjerë brenda vendit
-
VIDEO
Fluks në Morinë, qytetarët nga Kosova ‘dyndin’ bregdetet shqiptare! Në fundjavë 16 mijë vizitorë drejt Shqiprisë
Mijëra qytetarë nga Kosova sikurse çdo vit, kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar. Vetëm këtë fundjavë nga pika kufitare e Morinës kanë hyrë më shumë se 16 mijë qytetarë dhe 9200 automjete.
Me mijëra qytetarë nga Kosova kanë kaluar kufirin me Shqipërinë për të kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar. Shumica e kosovarëve kanë zgjedhur Shjqipërinë për pushimet verore në bregdetin, duke shtuar fluksin e hyrjes së tyre në vendin tonë.
-
VIDEO
Kadare nderohet me çmimin 'Ukshim Hoti', rrëfen njohjen me të: Besimi i tij te Evropa nuk duhet të humbë në Kosovë
Komuna e Rahovecit në një ceremoni rasti i ka nderuar me çmimin ‘Ukshin Hoti’ shkrimtarit tonë të shquar Ismaili Kadare. Aty, Kadare kujtoi komunikimet e tij me Ukshin Hotin, derisa ky i fundit ishte në burg. Ndërkohë, u tha se besimi i Ukshin Hotit te Evropa nuk duhet të humbasë tek të gjithë në Kosovë.
“Unë e ruaj mendimin më të mirë për të. Ajo çka kemi folur dhe biseduar, i kemi shkruar njëri-tjetrit nëpër letra, mbetet madhore. Duke i rikujtuar tani, e kuptoj se sa pasuruese ishin këto biseda me të, për atë dhe mua. Natyrisht që ishte një gëzim i madh që i jepnim njëri-tjetrit. Ai e jepte këtë ndjesi me këdo që takohej. Me këtë gëzim që merrej prej tij dhe i kthehej atij, qarkullonte dhe bënte që mendimi për Kosovën, ëndrra për Kosovën të ishte e gjallë gjithmonë dhe të mos shkaktonte lodhje ose mërzi.”, tha Kadare në videomesazhin e tij.
-
VIDEO
Tiranë/ Drejtonin makinën në gjendje të dehur dhe pa patentë, në pranga 26 shoferë! Gjobiten 8750 të tjerë gjatë një jave
Policia Rrugore e Tiranës ka vënë në pranga 26 persona, të cilët drejtonin makinën në gjendje të dehur dhe pa patentë, ndërsa 8750 gjoba janë vendosur për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, pas disa kontrolleve intensive të kryera në rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Transportonin 13 emigrantë me 3 automjete, arrestohen 3 persona në Sarandë! Në kërkim bashkëpunëtori që ‘vëzhgonte’ policinë
Tre persona janë arrestuar nga policia e Sarandës në tentativë për të transportuar 13 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Europian kundrejt pagesës.
-
VIDEO
Vrasja e Nikulajt, DailyMail: Tre britanikët pjesëmarrës në atentat, përfshirë edhe nënën e re, rrezikojnë ta kalojnë pjesën tjetër të jetës të burgosur në Shqipëri
Tre shtetas britanikë, përfshirë edhe një nënë të re, përballen me rrezikun që ta kalojnë pjesën tjetër të jetës së tyre në burg në Shqipëri, për pjesëmarrje në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, që u ekzekutua me gjashtë plumba në 19 prill në Shëngjin.
-
VIDEO
Tiranë/ Tritol makinës së biznesmenit nga Vlora, çfarë ndodhi në "Astir", dyshimet e para dhe dëshmia në prokurori
Një shpërthim me tritol është regjistruar dy ditë më parë në zonën e Astirit në Tiranë. Makinës së një biznesmeni nga Vlora i është vendosur lënda plasëse në pjesën e sipërme të kofanos.
-
VIDEO
Policia bllokon 3 mjete lundruese në Durrës, Shkodër dhe Sarandë për mungesë dokumentash! Mes tyre skafi i vjedhur në Australi, nën hetim drejtuesi
Policia ka bllokuar 3 mjete lundruese në Sarandë, Durrës dhe Shkodër në kuadër të kontrolleve për mbarëvajtjen e sezonit turistike.