• VIDEO

    Fadromat punojnë për ndërtimin e rrugës, 63-vjeçarja qëndron aty që prej mëngjesit

    Tatiana Hoxhaj, 63 vjeçarja qëndron që prej mëngjesit tek rrënojat e pallatit që u shemb një ditë më parë në protestë kundër bashkisë së Vlorës që shembi objektin për të ndërtuar një rrugë të re. Ajo qëndron mes fadromave në shenjë proteste.

    •  
  • VIDEO

    Tritol fasonerisë pasi biznesmeni italian nuk pagoi gjobën 100 mijë euro, arrest në burg Edmond Arapit: S'e kam njohur biznesmenin italian

    Gjykata e Tiranës ka caktuar arrest në burg për Edmond Arapin, personi që porositi shpërthimin me tritol pranë një fasonerie në zonën e Freskut në Tiranë.

    • VIDEO

      SPAK kërkon 4 vite burg për gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka! Mori 400 mijë lekë ryshfet për uljen e dënimit të një të burgosuri

      SPAK ka kërkuar 4 vite burg për gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka, që për shkak të gjykimit të shkurtuar do të dënohet me 2 vite e 6 muaj burg. Zamira Vyshka mori 400 mijë lekë për uljen e dënimit të një të burgosuri

    • VIDEO

      “Gold Coins”, babë e bir ranë pre e agjentit të infiltruar! Në hetim dhe për trafik monedhash, tri monedha u shitën ‘Te dollari”

      Një banesë u vodh në zonën e Komisariatit nr. 2 në Tiranë dhe denoncuesit i thanë policisë se brenda saj ishin marrë 3 monedha të vjetra dhe disa bizhuteri, të cilat kanë një vlerë të konsiderueshme, jo vetëm monetare por edhe sentimentale

    • VIDEO

      Plagosja në Shijak, tregtari i makinave Ardjan Çyrbja u qëllua me pistoletë në sy të bashkëshortes e fëmijës

      Zbulohen detaje të reja lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e 1 qershorit në lagjen “Popullore” në Shijak të Durrësit.

    • VIDEO

      Lirimi me kusht i Saimir Tahirit, prokurori Mustafa Turku shprehu dakordësinë

      Lirimi me kusht i Saimir Tahirit është dhënë dhe me pëlqimin e prokurorit Mustafa Turku. Ish ministri i Brendshëm Tahiri lë sot burgun e Lushnjës dhe do të vuajë dënimin në shtëpi.  

      •  
    • VIDEO

      Kërcënime dhe zjarr, 2 vëllezërit durrsak i hakmerren ish-vjerrit të motrës

      Policia e Durrësit ka arrestuar një 18 vjeç  që i vuri flakën derës së banesës së ish-vjehrrit të motrës së tij për shkak të prishjes së marrëdhënies së mëparshme  familjare.

      Po ashtu është shpallur në kërkim vëllai i të arrestuar, pasi kanosi me fjalë 61-vjeçarin.

      Njoftimi i policisë:

      Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Identifikimi”.

      I vuri flakën derës së banesës së një 61-vjeçari, për shkak të prishjes së një marrëdhënieje të mëparshme familjare, ndërmjet tyre, kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari.

      Shpallet në kërkim vëllai i të arrestuarit, pasi kanosi me fjalë 61-vjeçarin, për jetën si dhe për të mos kallëzuar.

      Sekuestrohen veshje të përdorura gjatë kryerjes së krimit, një bidon plastik i lëndës djegëse dhe një celular.

      Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së kallëzimit për një rast të dëmtimit të qëllimshëm, me zjarr, të derës së banesës së një shtetasi, për shkak të një konflikti ndërmjet tij dhe autorëve të dyshuar, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe arrestimin e përgjegjësve.

      Nga veprimet e shpejta hetimore dhe procedurale të kryera dhe si rezulat i operacionit policor të koduar “Identifikimi”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi 18 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për shkak të një konflikti të mëparshëm ndërmjet tyre, i ka vënë flakën derës së banesës së një 61-vjeçari (ish-vjehërri i motrës së tij).

      Nga përhapja e flakëve u shkaktuan dëme materiale dhe iu rrezikua jeta banorëve të pallatit ku banonte 61-vjeçari.

      Gjithashtu për këtë rast, shërbimet e Policisë shpallën në kërkim vëllanë e 18-vjeçarit, shtetasin , 22 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se përmes celularit, ka kanosur me fjalë, 61-vjeçarin, për jetën dhe për të mos kallëzuar. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.

      Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të përdorura nga këta shtetas, gjatë kryerjes së krimit, një bidon plastik ku mbahej lënda djegëse (benzinë) dhe një celular.

      Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

    • VIDEO

      Veliaj pret Presidenten e Hungarisë, Katalin Novák, i dhuron Çelësin e Qytetit: Ejani në Tiranë, si në shtëpinë tuaj

      Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti sot Presidenten e Hungarisë, Katalin Novák, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë. Veliaj, i cili i dhuroi presidentes hungareze ‘Çelësin e Qytetit’, u shpreh se kjo dhuratë, e kthyer tashmë në traditë të Bashkisë së Tiranës, është një simbolikë e bujarisë dhe mikpritjes shqiptare.

    • VIDEO

      Berisha: 15% e votuesve të Tiranës ishin zgjedhës shëtitës

      Sali Berisha gjatë konferencës së tij të përjavshme për mediat, ka vijuar sërish akuzat ndaj qeverisë për humbjet në zgjedhjet lokale të 14 majit, të cilat i cilëson si një farsë elektorale

    • VIDEO

      Lirimi me kusht i Tahirit, avokati: Kontakt me shërbimit e provës! Ka rrezikshmëri të ulët, do kujdeset për fëmijët e mitur

      Avokati i ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit është prononcuar për mediat pas lirimit të tij me kusht. Maks Haxhia thotë se në gruaja e tij për shkak të problemeve me shëndetin, nuk mund të kujdeset për fëmijët e mitur. Si rezultat, duke patur fëmijë në ngarkim, Tahiri do të lirohet me kusht dhe do të ketë kontakt telefonik me shërbimin e provës. 

       
    • VIDEO

      Manja për SPAK: Fokusi të jetë te lufta ndaj krimit të organizuar

      Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë raportimit të tij te komisioni i Ligjeve, ka folur në lidhje me punën e kryer nga SPAK

    • VIDEO

      Lirohet Saimir Tahiri, Report TV mëson se ekspertiza mjekësore që bindi gjykatën nuk ështe e tij por e një familjari

      Ende nuk është zbardhur vendimi i Gjykatës për të mësuar më shumë por avokati i tij Maks Haxhia është shprehur se vendimi është i drejtë sepse klienti i tij plotësonte kriteret që ka përfunduar më shumë se gjysmën e dënimit.

      Ndërkohë Report TV mëson se ka qenë ekspertiza mjekësore e një familjari dhe jo e ish ministrit që ka bindur gjykatën. .

      “   Ekspertiza mjekësore nuk është për të por për një familjar. Nuk e dimë nëse është për bashkëshorten e tij apo nënën e tij. Do të jetë vendimi i zbardhur që do të zbulojë këtë” informon gazetarja e Report TV, Keti Banushi.

      •  

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv