-
VIDEO
Java Italiane e Kulturës/ Zhvillohet në Liqenin e Tiranës gara ‘Vrapo për autizmin’, i bashkohet edhe ambasadori Bucci
Në Parkun e Liqenit Artificial u zhvillua sot gara e vrapimit “Run for Autism”, kushtuar ndërgjegjësimit për Autizmin. Gara e organizuar nga Ambasada e Italisë në Tiranë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, erdhi në kuadër të Javës Italiane të Kulturës. Garës iu bashkua edhe ambasadori italian Fabrizio Bucci.
“Është një nga ato rastet ku e rëndësishme është të marrësh pjesë. Do marr edhe unë pjesë, me siguri nuk do arrij i pari në finish, por edhe të arrish i fundit, është një kënaqësi e madhe,” tha ambasadori Bucci.
-
VIDEO
Rreth 40 banorë banorë të helmuar në Gjoricë të Bulqizës, shkak uji i ndotur! Ndërpritet furnizimi me ujë
Rreth 40 banorë të fshatit Gjoricë në Bulqizë janë paraqitur në qendrën shëndetësore me simptoma helmimi. Shkaku kryesor i helimit dyshohet të jetë bërë uji i pijshëm që furnizohet zona, ndërsa Report Tv ka mësuar se sipas analizave paraprake laboratorike, uji ka dalë i kontaminuar.
-
VIDEO
Përdorte lokalin e marrë me qira për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 20-vjeçari në Kurbin! Nën hetim 4 të tjerë
Policia e Kurbinit ka arrestuar mesditën e sotme një 20-vjeçar pasi kishte përshtatur ambientet e lokalit të marrë me qira për të organizuar veprimtari të lojërave të fatit.
-
VIDEO
E rëndë në Përmet, 24-vjeçari mbyt me plastmas nënën e tij! Dyshohet se ishte në depresion, 4 ditë më parë u kthye nga Amerika
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Përmet, ku një 68-vjeçare e identifikuar si Zeniat Muhollari, është mbytur me plastmas nga djali i saj 24 vjeç, i cili dyshohet se ishte në gjendje depresioni.
-
VIDEO
Bulqizë/ Helmimi nga uji i pijshëm, flasin banorët e Gjoricës: Ka ndodhur edhe një vit më parë, shteti të marrë masa
Banorët e fshatit Gjoricë kanë folur për helmimin nga uji i pijshëm. Ata tregojnë se ndër simptomat kryesore që i është shfaqur janë të vjellat. Ndërkohë, një banor tha për Report Tv se helmimi nga uji i pijshëm është një rast i përsëritur në Gjoricë, pasi ka ndodhur rreth një vit më parë.
“Nuk e di, nga uji i pijshëm ka ardhur. Vetëm unë dhe vajza. Simptomat? Të vjella, prej mbrëmë.
Jam banor i fshatit Gjoricë. Ka të paktën ditë që ka ndodh ky problem. Njerëzit vazhdojnë pijnë akoma ujë se nuk dinë gjë. 99% uji i pijshëm. Gocën time 3-vjecare e kam pasur në spital. Duhet me pas më shumë siguri tek depozita e ujit. Shteti duhet të marrë masa për këtë gjë. I hedhin klor herë pas here. Duhet me pas kontroll më tepër prej shtetit. Hera e dytë që përsëritet ky problem në fshatin Gjoricë. Nuk është hera e parë, ka ndodhur edhe njëherë rreth një vit e ca më parë. Herës tjetër ka qenë më i vogël si problem”, thanë banorët.
-
VIDEO
Rreth 40 banorë banorë të helmuar në Gjoricë të Bulqizës, shkak uji i ndotur! Mjeku: Simtomat, diarre e të vjella! Ndërpritet furnizimi me ujë
Rreth 40 banorë të fshatit Gjoricë në Bulqizë janë paraqitur në qendrën shëndetësore me simptoma helmimi. Shkaku kryesor i helimit dyshohet të jetë bërë uji i pijshëm që furnizohet zona, ndërsa Report Tv ka mësuar se sipas analizave paraprake laboratorike, uji ka dalë i kontaminuar.
-
VIDEO
30 banorë të helmuar në Gjoricë të Bulqizës, shkak dyshohet uji i ndotur! Ndërpritet furnizimi me ujë
Ujësjellësi ka ndërprerë furnizimin me ujë në fshatin Gjoricë të Bulqizës, pasi vetëm një ditë më parë (3 qershor 2023), 30 banorë u paraqitën në qendrën shëndetësore me simptoma helmimi. Burime për Report Tv bëjnë me dije se shkak i helmimit dyshohet të jetë uji i ndotur.
Nga analiza paraprake që është bërë, uji ka dalë i kontaminuar dhe për këtë arsye është marrë edhe masa për ndërprerjen e furnizimit me ujë deri në daljen e përgjigjes së analizave laboratorike.
-
VIDEO
Policia bën bilancin për muajin maj: Janë zhvilluar 79 operacione! 112 drejtues mjetesh të arrestuar, pezullohen 624 leje drejtimi
Policia ka bërë bilancin për muajin maj 2023. Në një njoftim për mediat bën me dije se për një muaj janë arrestuar 112 drejtues mjetesh, janë pezulluar 624 leje drejtimi dhe janë kapur 68 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë, shkrumbohet totalisht
VLORË- Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës. Si pasojë e zjarrit, është shkrumbuar gjithçka ndodhej brenda shtëpisë.
Fatmirësisht, në banesë nuk ka shpërthyer bombola e gazit, të cilën zjarre fikësit kanë arritur ta largojnë.
-
VIDEO
Pamje mahnitëse! Kuajt e egër vrapojnë të lirë në Shtegun e Ngjyrave në Kukës
KUKËS- Pamje mahnitëse na vijnë nga Shishtaveci i Kukësit. Kuaj të egër që vrapojnë të lirë, aty ku dora e njeriut ende nuk e ka prekur natyrën e virgjër që të ofron Shtegu i Ngjyrave në Kukës. Ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë videot në Facebook, të kuajve që vrapojnë në Kukës.
Kjo nuk është hera e parë, që në Shtegun e Ngjyrave në Kukës filmohen momente të veçanta si ky. Shtegu i Ngjyrave në Kukës është destinacioni më i ri turistik në verilindje të vendit që po mbledh qindra të apasionuar pas natyrës.
-
VIDEO
E rëndë në Përmet, 24-vjeçari mbyt me plastmas nënën e tij! Babai: Në burg duhet të futet doktori dhe jo im bir!
“Në burg të futet doktori dhe jo im bir!” Kjo ishte fjalia e vetme që babai i 24 vjeçarit i cili mbrëmjen e sotme mbyti me plasmas nënën e tij në një apartament në lagjen “Partizani” të Përmetit .
Gazetari i Report TV Piro Nase duke raportuar nga vendi i ngjarjes thotë se prindërit kanë qenë të shqetësuar për sjelljen agresive të djalit të tij. Madje ato kanë pasur frikë se mos djali I tyre u bënte keq të afërmve apo dhe njerëzve të tjerë, pa ditur se njëri prej tyre do të gjente vdekjen nga djali I tyre.
Ekspertë të kriminalistikës dhe forcat e policisë ndodhen në vendngjarje ku po kryejnë të gjitha veprimet hetimore. Madje gazetari i Report TV që raportoi në orën 23:40 të mbrëmjes së sotme tha se trupi I të ndjerës ende nuk ishte larguar nga banesa.
-
VIDEO
24-vjeçari mbyt me plastmas nënën e tij! Ekspertët e kriminalistikës në banesë , pamjet e para nga vendi i ngjarjes në Përmet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Përmet, ku një 68-vjeçare e identifikuar si Zeniat Muhollari, është mbytur me plastmas nga djali i saj 24 vjeç, i cili dyshohet se ishte në gjendje depresioni.