-
VIDEO
U kapën duke blerë 8 vota në Himarë, Apeli i GJKKO lë në burg Fredi Belerin! Detyrim paraqitje për Kokaveshin, shkak gjendja shëndetësore
Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për masë më të lehtë siguri, duke lënë në fuqi masën e arrestit me burg. Ndërsa ka caktuar detyrim paraqitje për Pandeli Kokaveshin i cili sipas avokatëve ka bërë transplant zemre disa muaj më parë.
-
VIDEO
Transferimi i instituteve të ASA-s tek Akademia e Shkencave, Gjinushi: Ky vendim do të rrisë kapacitetin intelektual për kërkimin shkencor
Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi tha se vendimi i ministrisë së Arsimit për transferimin e instituteve të Akademisë së Studimeve Albanalogjike do të rrisë kapacitetin intelektual në kërkimin shkencor shqiptar.
-
VIDEO
Komentet për rikthimin e tij politik, Basha përgjigjet nga Vlora: Duan të flasin vetëm ata
Basha është ndalur edhe tek komentet e rikthimit të tij politik. Ai u bashkëngjiti veten e tij me të rinjtë në Vlorë duke iu shprehur se edhe ai bashkë me ta është një zë i ri që po cungohet nga politika.
-
VIDEO
Basha ironizon Berishën: Ku është revolucionin që do e rrëzonte për 6 muaj Ramën? S’jam bërë pishman për 9 shtatorin
Lulzim Basha ka ironizuar sërish Berishën nga takimi me të rinjtë në Vlorë. Ai thotë se nuk është penduar për ditën kur përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar.
-
VIDEO
Tiranë, i vunë tritol fasonerisë së një italiani në ‘Fresk’, në pranga dy persona! 46 vjeçari i ofroi të miturit 100 mijë lekë për vendosjen e lëndës plasëse
Është zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e 25 majit në rrugën ‘Fadil Deliu’ në Tiranë ku një shpërtheu një sasi tritoli jashtë ambienteve të një fasonerie në pronësi të italianit Roberto del Gaido. Policia ka arrestuar 2 persona si autorë të ngjarjes. Në pranga ka rënë 46 vjeçari Edmond Arapi i cili sipas dyshohet se i ka ofruar një 16 vjeçari 100 mijë lekë të reja për të vendosur lëndën plasëse.
-
VIDEO
Ankimoi vendimin për arrestin me burg, Fredi Beleri mungon në seancën e Apelit të GJKKO! Avokatët e tij kërkojnë masë më të lehtë sigurie
Që prej orës 10:00 të mëngjesit të sotëm, në Apelin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po zhvillohet seanca për ankimimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin, të dy të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 14 majit në Himarë.
-
VIDEO
Hipi në taracë me të ëmën për të kundërshtuar shembjen e ndërtesës, e reja në Vlorë shoqërohet me forcë nga policia
Mësohet se në komisariat është shoqëruar edhe Tatiana Hoxhaj për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes. Ndërsa pas ndërhyrjes së policisë, IKMT do të vijojnë punën për shembjen e ndërtesës së planifikuar për të lidhur rrugën me Lungomaren.
-
VIDEO
Refuzuan vlerën e shpronësimit, nëna dhe vajza e saj në Vlorë hipin mbi tarracën e ndërtesës të planifikuar për t’u shembur nga IKMT
VLORË- Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në zonën e Skelës mëngjesin e ditës së sotme për të shembur një ndërtesë dy katëshe ku jetonin 7 familje. Disa prej tyre janë shpronësuar dhe kanë pranuar vlerën e dhënë, por Tatiana Hoxhaj e cila jeton bashkë me vajzën e saj, nuk ka pranuar të dalë nga banesa.
-
VIDEO
Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit, mungonin avokatët! I pranishëm në seancë edhe Alqi Bllako
Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë seanca për inceneratorin e Elbasanit. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës. I pranishëm në seancë ishte edhe Alqi Bllako.
-
VIDEO
Kumbaro inspekton pikën kufitare në Kakavijë: Përmirësojmë shërbimin e pikave doganore
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në vijim të turit të inspektimeve nëpër pika kufitare, ka ndaluar në Kakavijë ku sapo është ndërtuar terminali i ri i pasagjerëve me ambiente të përmirësuara të pritjes dhe shërbimit të vizitorëve.
-
VIDEO
Shkoi për peshk, por u mbyt në lumin Mat, palombarët gjejnë trupin e pajetë të 22-vjeçarit
Pas disa orësh kërkime, palombarët dhe forcat RENEA kanë mundur të nxjerrin trupin e pajetë të 22-vjeçarit Valentin Nikolli i cili u mbyt dje në lumin Mat.
-
VIDEO
Ksamil/ Motori përplaset me makinën, video nga momenti i aksidentit
SARANDË- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Ksamil të Sarandës. Dy të rinj, teksa kanë qenë duke lëvizur me motor janë përplasur me një automjet. Gazetari i Report Tv, Limos Didani ka siguruar edhe videon nga momenti i përplasjes.
Fatmirësisht, si pasojë e këtij aksidenti dy të rinjtë janë në gjendje të mirë shëndetësore.