-
VIDEO
Takimi i ministrave të Jashtëm të NATO, Xhaçka: Rikonfirmova mbështetjen për trupat e KFOR, dialogu Kosovë-Serbi, zgjidhja e vetme
Ministrja për Evropën dhe Punënt e Jashtme, Olta Xhaçka ka folur në Oslo në takimin me homolgët e NATO-s për çështjen e Kosovës. Ajo shkruan se ka rikonfirmuar mbështetjen për trupat e KFOR
-
VIDEO
Humbja e thellë e PD-së më 14 maj, Astrit Patozi për Report Tv: Shkak përçarja! Nëse Berisha dhe Basha vijojnë këtë ‘luftë’, s’ka bashkim
Opozita doli me një humbje të thellë nga zgjedhjet e 14 majit. Ish-drejtuesi i Bindjes Demokratike foli në Report Tv për rezultatin e 14 majit dhe riktheu edhe njëherë në fokus shkaktarët e humbjes së opozitës dhe triumfit të mazhorancës.
-
VIDEO
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Plarent Dervishaj ofroi 300 mijë euro për të hequr gjurmët e gishtërinjve të Redjan Rrajës nga makina e autorëve
Një shumë prej 300 mijë eurosh është ofruar për të dëmtuar provat që fajësonin Redjan Rrajën për pjesëmarrje në atentatin e 1 nëntorit 2019 ku u plagosën Arjan Ndoja e Aleksandër Laho dhe u vra Andi Maloku, shofer i prokurorit. Ofrimi I pagesës për dëmtimin e provave evidentohet në pretencën që SPAK paraqiti në GJKKO më 31 maj ku kërkoi burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën dhe 35 vjet heqje lirie për të riun Arjol Halilaj.
-
VIDEO
Presidentja e Hungarisë flet në Kuvend: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në union, BE ka nevojë për ju
Kuvendi i Shqipërisë, zhvilloi sot një seancë të posaçme, ku mori pjesë presidentja e Hungarisë Katalin Novak. Në fjalën e saj përshëndetëse, Novak shprehu mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ajo tha se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është shumë e rëndësishëm, pasi ato kanë rol në ruajtjen e sigurisë edhe të BE-së. Novak tha se jo vetëm Shqipëria ka nevojë për BE, por edhe BE për Shqipërinë.
-
VIDEO
Ankimimi i koalicionit Berisha-Meta për votimin elektronik në Elbasan, përfaqësuesit e ‘BF’ në KAS: Numri total i votave për kryetarët s’përputhet me ato të këshillit
Ditën e sotme në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve po mbahet seanca e ankimimit të koalicionit Berisha-Meta për votimin elektronik në bashkinë e Elbasanit dhe rezultatit që nxorri fitues kandidatin e PS, Gledian Llatja.
-
VIDEO
Shisnin monedha prej floriri online, në pranga babë e bir në Tiranë! Sekuestrohen 467 monedha
Babë e bir në Tiranë kanë janë arrestuar pasi shisnin në rrjete sociale monedha floriri. Në pranga kanë rënë Kadri Forgali, 65 vjeç, dhe Klevis Forgali, 35 vjeç.
-
VIDEO
Kosova 'kryeçështje' në samitin e Moldavisë! Rama takon Vuçiç: Jepi fund absurdit kërcënues! Gjermania dhe Franca ndërmjetësues
Ndërkombëtarët po intensifikojnë përpjekjet për të ndërmjetësuar për të ulur tensionet në veri të Kosovës. Kancelari Scholz e presidenti Macron priten të takohen me presidenten e Kosovës dhe presidentin e Serbisë gjatë samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian. Ndërkohë serbët vijojnë të qëndrojnë të grumbulluar para ndërtesave të komunave në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviç.
-
VIDEO
Tensionet në veri të Kosovës, Begaj: Dhuna e serbëve ndaj KFOR e pajustifikueshme, nevojitet çtensionim i situatës
Presidenti Bajram Begaj komenton zhvillimet në veri të Kosovës. Begaj tha se dhuna e serbëve ndaj forcave të KFOR është e pajustifikueshme. Ai tha se është e nevojshme të ketë një çtensionim të situatës.
-
VIDEO
Presidentja e Hungarisë në Tiranë: Kosova dhe Serbia të gjejnë rrugën e paqes
Nga Tirana, në konferencën për shtyp të zhvilluar me Begajn, presidentja e Hungarisë, Katalin Novak i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të gjejnë rrugën e paqes.
"Ju përshëndes përzemërsisht. Në radhë të parë dua të falënderoj për mikpritjen. Jam i lumtur që jemi në Tiranë, është i rëndësishëm ky takim për mua në Shqipëri. Gjatë këtij viti jam përpjekur të jem aktive në mënyrë diplomatike. Ballkani është shumë i rëndësishëm se është peng i sigurisë së Europës. Paqja në Ballkan është e rëndësishme për sigurinë e BE. Do i mbështesim në integrimin në BE. Dua të theksoj 5 tema që folëm, integrimi euroatlantik, luftën në Ukraine, bashkëpunimin ekonomik, emigimin ilegal dhe demografinë. Në radhë të parë, në lidhje me Ballkanin, më e rëndësishëm është stabiliteti. Gjatë kësaj kohe Ballkani Perëndimor është një rajon ku shumë shpejt mund të përshkallëzohet situata si në Bosnje, si një Kosovë. Bashkë me Begaj jemi interesuar në depërshkallëzim dhe kemi parasysh paqen dhe stabilitetin e Kosovës dhe rajonit. Përpiqemi që ndërmjet dialogut të mbështesim paqen dhe integrimin e vendeve të rajonit. Kemi mbi 400 trupa në Kosovë në KFOR. Kanë qenë guximtarë, shpresojmë të mos ketë më një situatë të tillë, të qetësohet sa më shpejt dhe të gjejnë rrugën drejt një paqeje afatgjatë", tha ajo.
-
VIDEO
Rama tjetër takim me Vuçiç krah Ursula Von der Leyen: Duhet t'i jepet fund absurdit kërcënues
Në samitin që po mbahet në Moldavi, vijojnë negociatat e ndërkombëtarëve për të çtensionuar situatën në veri të Kosovës.
Veç takimit me presidentin Aleksandër Vuçiç dhe liderë të vendeve të rajonit, një takim tjetër është mbajtur gjatë ditës së sotme mes kryeministrit Edi Rama, presidentit Aleksandër Vuçiç ku e pranishme ka qenë dhe Ursula Von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian.
"Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë" shkruan Rama në një postim në facebook ku ka publikuar dhe videon e takimit.
-
VIDEO
Begaj pret homologen nga Hungaria: Mirënjohje për mbështetjen që i keni dhënë Shqipërisë në rrugëtimin europian
Presidenti Bajram Begaj ka pritur sot homologen nga Hungaria. Në konferencën për shtyp, Begaj tha se i ka shprehur mirënjohjen Novak për mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit.
-
VIDEO
Rritja e pagave për deputetët, Begaj: S’kam dhënë miratim paraprak, ligji kaloi me konsenus në Kuvend
Presidenti Bajram Begaj ka komentuar ligjin për rritjen e pagave. Për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku, Begaj tha se ligji në fjalë bëhet për të rregulluar piramidën e pagave, ndërsa theksoi se ende nuk e ka pëlqimin për përmbajtjen ligjit