-
VIDEO
Iu shemb shtëpia një ditë më parë, e moshuara nga Vlora flet s’largohet nga gërmadhat e banesës: Do të futem në grevë urie
Tatjana Hoxha, banesa e së cilës u shemb një ditë më parë në zonën e Skelës në Vlorë, për shkak se do të hapet një rrugë lidhëse me Lungomaren, ka paralajmëruar se do të futet në grevë urie
-
VIDEO
Vrau shqiptarin në Itali, mister motivi! Autori ‘kyç’ gojën para hetuesve! Me viktimën ishin fqinj në Lezhë
Pas arrestimit për vrasjen e bashkatdhetarit të tij Alfons Kola, autori i dyshuar Petrit Gega ka ‘kyçur’ gojën para hetuesve. Petrit Gega qëndroi i heshtur gjatë marrjes në pyetje që u zhvilluan mes të martës së 31 majit dhe të enjtes.
-
VIDEO
Lirohet nga burgu Saimir Tahiri, do të kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi
Lirohet nga burgu ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Gjykata e Elbasanit vendosi që Tahiri ta kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi
-
VIDEO
Hetimet për ish-ministrin Arben Ahmetajn, thirret në SPAK ish-deputeti i PS-së Vladimir Kosta
Ish deputeti socialist Vladimir Kosta është parë sot pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme ku sipas burimeve është thirrur në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-zv kryeministrit Arben Ahmetaj
-
VIDEO
U vra në Itali, familjarët në Kallmet të Lezhës të tronditur nga krimi, hapin dyet e mortit
U vra në Itali, familjarët në Kallmet të tronditur nga krimi, hapin dyet e mortit
Familja Kola në fshatin Kallmet të Lezhës ka hapur dyert e mortit. Vrasja e 33-vjeçarit i ka tronditur të gjithë në këtë fshat, pasi viktima dhe autori i dyshuar ishin fqinj me njëri tjetrin. Jashtë kameras fqinjet thonë se dy familjet kishin patur marrëdhënie të mira me njëri tjetrin.
Mbetet ende mister motivi i vrasjes së Alfons Kola, pasditen e 31 majit 2023 në zonën e Breshias në Itali. Bashkëatdhetari i tij, Petrit Gega i cili u arrestua për vrasjen e 33 vjeçarit ka kyçur gojën para oficerëve të policisë, të cilët e morën në pyetje
52-vjeçari u ndalua nga karabinierët një orë pasi goditi dy herë me thikë Alfonsin jashtë kafenesë së duhanit "Leonessa" në Calcinato.
-
VIDEO
Kallëzimet e Rithemelimit për zgjedhjete vendore, Flamur Noka thirret sërish në SPAK
Flamur Noka deputet i Rithemelimit, është paraqitur ditën e sotme sërish në SPAK. Noka është thirrur nga Organi i Posaçëm, në cilësinë e deklaruesit për kallëzimin që ka bërë për zgjedhjet vendore që u mbajtën më 14 maj.
-
VIDEO
Prodhonte mina me telekomandë për t’ua shitur grupeve kriminale, zbulohet arsenal armësh në Lezhë! Një në pranga
Një 66-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi në banesën e tij është gjetur një arsenal armësh. Ai prodhonte mina me telekomanë për t’ua shitur grupeve kriminale
-
VIDEO
Tregtarët shkelin ligjin për qeset njëpërdorimshe! Shitësit s’i ‘tremb’ gjoba, 500 mijë-1.5 mln lekë deri në heqje license
Një vit nga ligji për ndalimin, një vëzhgim i Report Tv shfaq qartë se qeset një përdorimëshe janë ende në treg, veçanërisht në tregjet e fruta-perimeve. Shitësit nuk i tremben gjobës nga 500 mijë lekë që shkon në 1.5 milionë lekë në rast se biznesi përsërit shkeljen.
-
VIDEO
Monitorimi ajror zbuloi mbi 2600 rrënjë kanabis! Report Tv siguron itinerarin, avioni ‘skanoi’ nga ajri në mëngjes, policia i asgjësoi në mesditë
Më shumë se 2600 rrënjë kanabisi u asgjësuan nga policia në Lezhë dhe Krujë pak orë pas monitorimit ajror. Në orët e para të mëngjesit, një avion vëzhgues skanoi këto zona sipas një itinerari të zbardhur nga Report TV, ndërsa në mesditë forcat e policisë ndërhynë në sipërfaqet e mbjella me bimë narkotike
-
VIDEO
Operacioni anti-drogë në Lezhë, asgjësohen 2583 bimë kanabis në disa fshatra! Autorët nuk dihen ende
Në fazën e nëntë të operacionit anti-drogë të zhvilluar në disa zona të qarkut Lezhë, uniformat blu kanë zbuluar 2583 bimë kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
-
VIDEO
Parandalimi i atentatit ditën e djeshme, Report TV siguron detaje: Shënjestra shpëtoi sepse nuk shkoi në Berat! 3 të dyshuarit kishin marrë me qera makinën për 5 ditë
Report TV ka zbardhur detaje të reja lidhur me atentatin e parandaluar ditën e djeshme nga policia në Berat ku mbetën të arrestuar 3 persona të dyshuar si vrasës me pagesë. Gazetarja Mimoza Sinanaj raporton se tre të arratisurit Hamir Berisha, Arli Shehu dhe Ermal Gora morën një makinë tip ‘Chervolet’ me qera për 5 ditë, për të ndjekur shënjestrën i cili shkonte çdo fundjavë në Berat.
-
VIDEO
Publikimi i të dhënave për spiunin I.M, Ilir Meta kallëzoi Autoritetin e Dosjeve, Apeli detyron përfundimisht Prokurorinë të nisë hetimet
Gjykata e Apelit detyron përfundimisht Prokurorinë të regjistrojë procedim penal ndaj Autoritetit të Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit, pas kallëzimit të bërë kundër këtij institucioni, nga ish presidenti Ilir Meta.