-
VIDEO
Aksident në superstradën Lezhë-Laç, përplasen dy motoçikleta! Plagoset një prej shoferëve
Një aksident i rëndë është raportuar në superstradën Lezhë-Laç mëngjesin e kësaj të marte.
Dy motoçikleta janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë është plagosur dëmtuesi i njërit prej tyre.
-
VIDEO
Aksident në Lushnjë, dy mjete përplaset në kryqëzimin pranë një shkolle! Dy të lënduar
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Lushnjë. Dy mjetet janë përplasur në një kryqëzim rruge pranë një shkolle
-
VIDEO
Merr flakë gjatë natës banesa dy katëshe në Grabon të Malësisë së Madhe! Shkak rrufeja
Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Grabon të Malësisë së Madhe. Banesa kishte në brendësi 13 dhoma. Shkak për zjarrin është bërë për shkak të motit të keq. Nga kushtet atmosferike një rrufe ka shkaktuar zjarrin.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Kapshticë, një 50 vjeçare e vdekur dhe 7 të tjerë të plagosur! Disa rëndë, pritet transportimi drejt Traumës
Një aksident i rëndë me 1 të vdekur dhe 7 të plagosur rëndë është regjistruar rreth orës 16:10 të ditës së sotme në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Cangonj.
-
VIDEO
Aksident në Lezhë, makina del nga rruga, plagoset shoferi
Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të hënë në Lezhë. Aksidenti ka ndodhur në zonën malore të Ungrejit në Lezhë, ku një makinë tip fuoristradë ka dalë nga rruga
-
VIDEO
Sulmi me armë ndaj policisë në Kukës, emigrantët paguan nga 5 mijë € për të shkuar në Gjermani! Algjeriani në kërkim, folës i gjuhës shqipe, njeh shtigjet për kalim kufiri
Trafikantët po korrin fitime të konsiderueshme nga kalimi ilegal i klandestinëve përmes Shqipërisë. Pagesa për të mbërritur në Gjermani është 5 mijë euro, siç del nga hetimet për sulmin me armë ndaj policisë në kufi më 26 maj. Klandestinët e arrestuar kanë thënë se janë grabitur e kërcënuar me armë.
-
VIDEO
Siguria gjatë sezonit turistik, bllokohen 8 skafe dhe jet ski në Ksamil, Shëngjin dhe Durrës! Drejtuesit gjobiten me 10 mijë lekë
Policia Kufitare/Vijojnë kontrollet intensive, përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe liqenore, nga Saranda në Shkodër.
-
VIDEO
Tensionet në veri të Kosovës, presidenti Vuçiç: Këtë javë bisedime me Macron dhe Scholz! Nuk do të dorëzohemi ndaj presionit
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës duke thënë se këtë javë do të ketë bisedime me liderë europianë. Një mesazh të qartë e kishte duke thënë se nuk dorëzohen para presionit.
“Java e ardhshme do të jetë e vështirë për Serbinë. Kemi shumë obligime ndërkombëtare, bisedime me liderë evropianë, prej Bratislavës e Çisinaus, bisedimet me Emmanuel Macron-in dhe Olaf Scholz-in.
Dhe për ata që frikësohen dhe pandehin se ne do të dorëzohemi ndaj presionit, përgjigja ime është se s’ka dorëzim dhe se dorëzimi kurrë as që është në konsideratë”, ka thënë Aleksandar Vuçiç.
-
VIDEO
Veliaj nga Astiri: Bëmë çerdhen e parë, tani ndërtojmë shkollat! Mezi pres që në 4 vitet e ardhshme ta transformojmë tërësisht këtë njësi
Zona e Astirit ishte ndalesa e radhës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në vijim të turit të tij falenderues pas fitores në 14 Maj. Ai tha se Partia Socialiste u është mirënjohëse atyre që e votuan dhe se puna do të vijojë pa dallim në çdo njësi e lagje të Tiranës.
-
VIDEO
Nis së shpejti puna për një Kod të ri Civil, krahas procesit për Kodin e ri Penal! Ministri: Janë miratuar 28 vite më parë, shoqëria ka ndryshuar
Ministria e Drejtësisë shumë shpejt do të nisë punën për hartimin e një Kodi të ri Civil, ndërkohë që grupi i punës për Kodin e ri Penal vijon. Lajmin e dha sot ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili tha se ashtu si Kodi Penal edhe Kodi Civil është i vitit 1995, 3 vite para se të miratohet Kushtetuta ndërkohë që në këto 28 ka pasur ndryshime të mëdha politiko-shoqërore në vend.
-
VIDEO
Inceneratori i Fierit, GJKKO pranon kërkesën për gjykimin e shkurtuar të 16 të pandehurve! Mes tyre edhe Alqi Bllako e Lefter Koka
GJKKO ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të 16 të pandehurve për inceneratorin e Fierit. Ndërsa për tre prej tyre që nuk kërkuan gjykim të shkutuar, u nda çështja.Me këtë vendim të pandehurit do të përfitojnë ulje të një të tretës së dënimit që do t'u caktohet.
-
VIDEO
‘Shkrirja’ e ASA-s, Ina Zhupa thërret në interpelancë ministren Kushi: Të vijë të japë llogari pse merren vendime për të plotësuar orekse
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka thirrur në një interpelancë urgjente ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi për shkrirjen e Akademisë Shkencore të Albanologjisë. Në deklaratën për media kërkon që Kushi të paraqitet në seancën e ardhshme plenare dhe të japë llogari për këtë vendim.