-
VIDEO
Braçe: Autoriteti i Konkurrencës të monitorojë tregjet e të zbulojë abuzimin! Bujqit po grabiten, domatja del me 40 lekë e shitet 120 lekë
Deputeti Erion Braçe foli në Komisionin e Ekonomisë për Autoritetin e Konkurrencës që thotë se duhet të reagojë për abuzimet që kryhen se prekin konsumatorët që paguajnë më shumë. Po ashtu shprehet se po goditen bujqit se tregu i imponon atë që e quan grabitje se domatja del me 40 lekë nga Myzeqeja e shitet me 120 lekë.
-
VIDEO
Bregu i lumit Mat i kthyer prej kohësh fushë plehrash, pas denoncimit të Report Tv iu vihet flaka gjatë natës
Skandali me mbetjet në brigjet e lumit Mat në afërsi të burgut të Shënkollit në Lezhë vijon. Mbeturinave ju është vënë flaka gjatë natës ndërsa autoritetet që zbarkuan dje në terren nuk kanë arritur të zbulojnë personat që hedhin në këtë vend përfshirë edhe ata spitalore.
-
VIDEO
Fluksi i emigrantëve në Britani, gazetari në Report Tv: S’janë problem shqiptarët, por indianët! E gjitha është propagandë politike e konservatorëve, justifikohen me ne
Emigrimi i ilegal i shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar mbetet ende një problematikë shumë e madhe. Megjithatë, gazetari Ervin Gjonaj i cili punon në Londër thotë se masat e ndërmarra nga britanikët nuk janë marrë vetëm për shqiptarët, por për të gjithë emigrantët.
-
VIDEO
Probleme me zemrën, Fredi Beleri prej 2 ditësh në spitalin e burgut! Në kërkim të betimit si kryebashkiak i Himarës, ‘lumë’ kërkesash në gjykata
Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg që prej datës 12 maj pasi akuzohet se ishte duke blerë vota, 2 ditë para zgjedhjeve, ndodhet me prej 2 ditësh në spitalin e burgut sre ka shfaqur probleme me zemrën. Ndërkohë që ai vazhdon betejën për të fituar lirinë
-
VIDEO
Afera me inceneratorin e Fierit, GJKKO tërhiqet për vendim për kërkesën e gjykimit të shkurtuar! Në seancë edhe Lefter Koka e Alqi Bllako
Gjykata e Posaçme është tërhequr për vendim për kërkesën e gjykimit të shkurtuar për inceneratorin e Fierit, teksa gjatë seancës togat e zeza kanë vendosur rrëzimin e kërkesës së supervizorit të punimeve Arben Dervishaj dhe Regan Merdanit për shpalljen e moskompetencës nga kjo Gjykatë.
-
VIDEO
Bilanci i vitit 2022 i Autoritetit të Konkurrencës: Janë marrë 99 vendime, 26 mln lekë të derdhura në buxhetin e shtetit
Autoriteti i Konkurrencës ka bërë me dije bilancin e vitit 2022 lidhur me vendimet që janë marrë.
Në njoftim, thuhet në në vitin 2022 janë marrë 99 vendime nga Komisioni i Autoritetit të Konkurrencës. Ky raportim është duke u bërë në Komisionin e Ekonomisë
-
VIDEO
Rrjedhja e bombolës së gazit në një banesë në Patos, banorët: Dëgjuam zhurmën! Kur u mblodhëm pamë që familjarët ishin të gjakosur në fytyrë
Banorët pranë banesës ku pati rrjedhje të bombolës së gazit në Patos kanë treguar zhurmën e madhe që dëgjuan nga shpërthimi.
“E kam shtëpinë 100 metra larg. Dëgjova zhurmën e madhe, se kush ma hapi nga këta nuk e di. Dëgjova që po qanin, i thashë o burrë është te Fatmiri se e kam kunat, e kam vëlla. U mblodhëm ne, çfarë të shihje, gjak nga fytyra, gjak të vrarë. Është ballkon përjashtë, bomba ka qenë nga jashtë. Vajza është më keq.
Dëgjova një zhurmë, e madhe. Më vonë, çerek ore më thotë një shok, plasi bomba. I morën i çuan me urgjencë në spital”, thanë banorët.
-
VIDEO
Patos, zjarr në një banesë pas rrjedhjes së gazit në lagjen 'Grizë', 3 personat e plagosur transportohen në spital
Një bombul gazi në një banesë në Patos të Fierit ka shpërthyer duke sjellë plagosjen e tre personave që gjendeshin brenda shtëpisë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15 të mëngjesit të sotëm në lagjen 'Grizë' dhe tre personat që gjendeshin brenda banesës, janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore për shkak të djegieve trupore që kanë pësuar.
-
VIDEO
Rama ndan videon nga Pogradeci: Mirëmëngjesi nga pamjet e tingujt e këtij qyteti poetik
Kryeministri Rama ka ndarë një video nga Pogradeci ku duket një sfond fantastik. Rama ka ndarë një video ku duket pamja piktoreske e Pogradecit
-
VIDEO
Erdogan rizgjidhet president i Turqisë për një mandat të tretë! Fiton me diferencë të ngushtë votash përballë rivalit të tij opozitar
Recep Tayip Erdogan është rizgjedhur president i Turqisë për një mandat të tretë. Sipas mediave të huaja, Erdogan ka arritur të sigurojë 51.4% të votave përballë rivalit të tij Kemal Kilicdaroglu i cili arriti të merrte 48.6% të votave.
-
VIDEO
Ryshfet për 1 makinë me dru në Elbasan, Report Tv siguron dosjen në SPAK! 2 OPGJ e Prokurori donin 100 mijë lekë: Mos nxirrni automjetin pa urdhër
Dy oficerët e policisë së Elbasanit përfunduan në SPAK nga një përgjim i kapur nga Prokuroria e Përgjithme për bllokimin e makinës me dru. Në dosjen e siguruar nga Report TV, zbulohet se në rrjetën e përgjimit ishte prokurori i çështjes Arbër Berexha që urdhëronte oficerin Toska të mos e nxirrte makinën nga komisariati pa urdhërin e tij. Në përgjime zbulohem pagesa ryshfeti deri 1 mln lekësh të vjetra.
-
VIDEO
Moti i paqëndrueshëm në Tiranë, njëra pjesë e qytetit e përfshirë nga reshje shiu dhe vetëtima, në anën tjetër diell dhe temperatura të larta
I gjithë vendi ynë është përfshirë nga moti i paqëndrueshëm ditët e fundit. Në një pjesë të ditës, vendi ka qenë i përfshirë nga reshjet e shiut ndërsa pjesën tjetër nga kthjellimet dhe temperaturat e larta.
Për ta përshkruar më së miri këtë dukuri, në videon e siguruar gjatë pasdites së djeshme në Tiranë shihet teksa njëra pjesë e qytetit është e përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe vetëtima ndërsa pjesa tjetër nga kthjellimet dhe temperatura të larta.