-
VIDEO
Vendoret 2023, pas kërkesës së PDIU, KAS vendos të hapë një kuti votimi të Mallakastrës
KAS ka vendosur që të hapë një kuti votimi në Mallakastër pas kërkesës së PDIU-së
-
VIDEO
Situata e rrezikshme, NATO-ja dislokon forca shtesë në Kosovë
Forcat e KFOR-it do të kenë trupa shtesë në Kosovë. Si përgjigje ndaj trazirave të fundit në veri të Kosovës, dhe lëndimit të 30 pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), në atë pjesë, aleanca veri-atlantike ka marrë vendim për angazhim të Forcës Operacionale Rezervë për Ballkanin Perëndimor, e cila ka qenë në gjendje gatishmërie për angazhim.
-
VIDEO
Tensionohet situata në Leposaviç, huliganë serbë thyejnë veturat e disa mediave nga Shqipëria
Në Komunën e Leposaviçit në Kosovë është tensionuar sërish situata. Raportohet se disa huliganë kanë sulmuar dhe dëmtuar disa vetura të mediave nga Shqipëria.
Njëri nga gazetarët i televizionit A2 ka bërë të ditur se ata kanë qenë brenda veturës, kur në drejtim të tyre janë hedhur tulla. Ngjashëm, është sulmuar edhe vetura e gazetës Panorama.
-
VIDEO
Shqipëria, perlë mesdhetare! Rama: E thotë gjiganti botëror CNN, e rendit mes 12 alternativave për t’u vizituar këtë verë
Shqipëria, perlë mesdhetare. Një nga 12 destinacionet që duhet vizituar këtë verë”. Kështu shkruan prestigjiozja amerikane CNN.
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka publikuar artikullin dhe shkruan se CNN e rendit Shqipërinë si destinacion i turizmit të qëndrueshëm, mes bregdetit fantastik, natyrës dhe trashëgimisë kulturore, duke ofruar eksperiencën unike të pushimeve për vitin 2023.
-
VIDEO
Vala e krimit të emigrantëve shqiptarë në Britani, media britanike: 80 të arrestuar në 4 muajt e këtij viti
Tetëdhjetë emigrantë shqiptarë janë arrestuar nga policia britanike vetëm në katër muajt e parë të vitit 2023.
Shifrat tregojnë një numër të konsiderueshëm emigrantësh shqiptarë, të cilët janë dënuar së bashku me 130 vite burg për vepra të ndryshme penale të kryera në Britaninë e Madhe.
-
VIDEO
Vetingu, largohet nga detyra drejtori i Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati, s'i lejohen pozicionet drejtuese! Nuk dorëzoi formularët e deklarimit
Drejtori i Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati, është shkarkuar nga detyra nga rrupa e Vlerësimit pranë Agjencisë Mbikëqyrjes Policore. Arsyeja e shkarkimit të tij është sepse nuk ka plotësuar dhe dorëzuar formularët e deklarimit të Pasurisë, deklaratën e Kontrollit të Figurës dhe formularin e Vlerësimit të Aftësive, detyrim ky ligjor për procesin e vettingut në polici.
-
VIDEO
Bazë armatimesh në Tiranë, dënohet me 7 vite e 6 muaj burg Kristian Gjini! Shpallet i pafajshëm Fatjon Murati, në arrati që prej atentatit në 'Don Bosko'
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burg Kristjan Gjinin i cili akuzohet për ngritjen e një baze armatimesh në Tiranë në korrik të vitit të kaluar.
-
VIDEO
Kryetari i bashkisë së Kolonjës, Erjon Isai shkon në SPAK! Ka dijeni për një çështje në hetim, ndaj tij ka dy kallëzime tenderash
Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erjon Isai ëshë paraqitur sot në SPAK. Nuk dihet arsyeja e paraqitjes ne prokurorinë e Posaçme.
-
VIDEO
Prej 5 muajsh pa marrë pagat, 20 punëtorë të inceneratorit të Fierit bojkotojnë punën
20 punonjës të inceneratorit të Fierit kanë bojkotuar punën paraditen e kësaj të marte.
-
VIDEO
‘Java e Italisë’ rikthehet në Shqipëri, ambasadori italian: Do ketë koncerte me të ftuar special! Veliaj: Më 1 qershor prezantojmë projektin për godinën e re të ambasadës italiane
Sot u organizua ceremonia me rastin e përurimit të ‘Javës së Italisë’ që vjen me më shumë se 70 aktivitete që do realizohen në 7 ditë të shpërndara në disa qytete. Ambasadori italian Fabrizio Bucci thotë se do të ketë aktivitete të shumta muzikore.
-
VIDEO
Vrasjet e bujshme në Durrës, Henrik Hoxhaj konfirmon dëshmitë në GJKKO: Për Dorian Shkozën, Dumani më premtoi 60 mijë €! Për vëllezërit Haxhia 30 mijë €
Henrik Hoxhaj ka dhënë dëshminë sot para GJKKO për 4 vrasje të kryera në Durrës, atentatin e vëllezërve Haxhia dhe vrasjen e Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë. Para trupës gjykuese, dha dëshminë për krimet që ka kryer në bashkëpunim me të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani.
-
VIDEO
Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë pranë fshatit Jorgucat! Dy të plagosur
Një aksident është regjistruar këtë të martë në aksin Gjirokastër-Kakavijë pranë fshatit Jorgucat. Report Tv mëson se janë dy të plagosur.