-
VIDEO
Zbulohet një parcelë me 160 rrënjë kanabis në fshatin Sallake në Krujë
Sipas policisë 160 fidanët me kanabis u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale
-
VIDEO
Po transportonte 25 emigrantë të paligjshëm, në pranga 28-vjeçari! U mori nga 300 deri në 1000 euro për t'i dërguar drejt BE
28-vjeçari, banues në fshatin Belorta, Korçë u kap pasi ndjekjeve nga policia në aksin rrugor "Qafë Plloçë-Qukës", pranë fshatit Golik, Pogradec, pasi tentoi që të largohet me shpejtësi me një makinë, duke mos iu bindur urdhrit të policisë për të ndaluar
-
VIDEO
Kultivoi 27 mijë rrënjë kanabis në Malësinë e Madhe, arrestohet 55-vjeçari
Ajet Delishaj, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se kultivoi 27 mijë rrënjë kanabis në Malësi të Madhe, është vënë në pranga. Vetëm tre ditë zgjati arratia e tij nga momenti i zhvillimit të operacionit ku u asgjësuan plantacione të mëdha me kanabis, të kultivuara në tokë të hapur si dhe mijëra fidanë që do të mbilleshin në zonat malore të Malësisë së Madhe.
-
VIDEO
Rritja e pagave diskutohet tek ‘Ligjet’, opozita: Pse s'prek deputetët dhe ministrat, të respektohet hierarkia shtetërore! Ministrja: Parashikohet në një fazë tjetër
Në komisionin e Ligjeve po diskutohet projektligji për rritjen e pagave. Projektligji i sjellë nga qeveria nxiti debat tek komisioni i ligjeve, pasi deputetët kërkojnë rritje pagës së tyre.
-
VIDEO
Kallëzimet për 14 majin, Flamur Noka thirret në SPAK: Dorëzova provat që kam
Deputeti i Rithemelimit, Flamur Noka është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Noka është thirrur në cilësinë e deklaruesit për kallëzimet që ka bërë në SPAK për zgjedhjet vendore të 14 majit.
-
VIDEO
Bruksel/ Xhaçka takon Dendias, diskutohet 'Beleri': Të presim me durim fjalën e drejtësisë, asnjë qytetar shqiptar s'është mbi ligjin
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ishte sot në Bruksel për mbledhjen e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE dhe u takua me homologun grek Nikos Dendias. Biseda e tyre është përqendruar në çështjen e arrestimit të Fredi Belerit, kandidatit fitues të zgjedhjeve në Himarë por që është nën akuzë për blerje votash.
-
VIDEO
Shpartallimi i opozitës dhe debati për Belerin, Idrizi braktis studion (22 maj 2023)
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri dhe miku i tij Pandeli Kokaveshi, të arrestuar 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit për blerje votash, do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve. Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ishte i ftuar në Report Tv, ku tha se vendimet duhet t’i marrë drejtësia. Ajo çka i bën përshtypje është se po krijohen tensione mes 2 vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë që nuk i cilëson aspak të mira. Opozita është përçarë më shumë për shkak të disfatës së thellë më 14 maj, e thënë ndryshe rezultat shpartallues. Gazetarët Hysni Gurra dhe Genc Burimi, analisti Redi Varaku dhe anëtari i këshillit Kombëtar të PD, Besart Logu ishin të ftuar në ‘Report Tv’ kanë bërë analizën e asaj çfarë po ndodh në opozitë.
-
VIDEO
Thika e doreza hekuri shiten ‘sheshit’, dyqanet online s’pyesin për moshën! 17-vjeçari për Report Tv: I mbaj për vetëmbrojtje, të gjithë kanë
Nxënësi 15-vjeçar Fatjon Bici u ekzekutua pranë shkollës në Gramsh pak ditë më parë me një thikë të blerë në internet për vetëm 1 mijë lekë të reja. Tregtimi i sendeve të tilla bëhet pa kontroll online dhe fizikisht në dyqanet e rrugës ku sendet e rrezikshme mund të aksesohen nga çdo moshë.
-
VIDEO
Vdekja e të arrestuarit për vjedhje, Jani Rustemaj, Prokuroria e Tiranës nis hetimet! Familja shkon me makinën e funeralit për protestë te ministria e Drejtësisë
Pak ditë nga vdekja e Jani Rustemajt, 27-vjeçari i cili mbeti viktimë pak ditë më parë pas gjendjes së tij në koma, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet.
-
VIDEO
Aksidenti më 6 të plagosur në Përrenjas-Qafë thanë, vëzhgimi i Report Tv! Të huajt aksidentohen më shumë, s’njohin rrugën! Aksi i vështirë
Gjashtë persona u plagosën të dielën nga përplasja e një autobusi me një makinë në aksin rrugor Përrenjas-Qafë-thanë-Pogradec. Sipas qytetarëve dhe policisë rruga në fjalë është problematike dhe kërkon kujdes të shtuar pasi në të ndodhin rreth 30 aksidente në muaj.
-
VIDEO
‘Defender europe 2023’, ushtria shqiptare në një ekspozitë ! Turistë nga Franca dhe Kanadaja ‘prekin’ armët shqiptare
Stërvitja “Defender Europe 2023”, shërbeu edhe si një dritare informuese për qyetarët dhe turistët në lidhje me forcat e armatosura shqiptare të cilat u ekzposuan në sheshin Nënë Tereza Ishin pikërisht këta helikopterë amerikanë të cilët i dhanë dritën jeshile nisjes së stërvitjes “Defender Europe 2023”, që zhvillohet për herë të dytë në vendin tonë, pas atij të vitit 2021.
-
VIDEO
Protesta për Jani Rustemajn: Duam drejtësi për djalin, kishte dhëmbin e thyer dhe veshin e nxirë! Nuk na linin ta shihnim në spital
Familjarë të 27-vjeçarit Jani Rustemaj kanë dalë për të protestuar para Ministrisë së Drejtësisë për të riun që ndërroi jetë pasi qëndroi 1 muaj në koma. Ai ishte i arrestuar për vjedhjen e një tapeti e një palë atleteje kur u arrestua dhe përfundoi në spital. I riu njihej si përdorues droge dhe mjekët dyshohet se i kanë dhënë overdozë metadon për qetësim.