-
VIDEO
Makina përmbyset në mes të rrugës Lezhë-Laç! Trafik i rënduar i automjeteve
Një automjet ështe përmbysur ne mës te rrugës ne superstradën Lezhe-Laç. Aksidenti ka ndodhur në afersi të Milotit, por fatmirësisht drejtuesi dhe pasagjerët nuk kanë marrë lëndime.
-
VIDEO
200 të burgosurit shqiptarë në Britani drejt burgjeve në Shqipëri, avokat Hasani nga Londra: Jo ‘rigjykim’ vendimeve të gjykatave britanike
Fillimi i zbatimit të marrëveshjes së transferimit të të burgosurve shqiptarë në Britaninë e Madhe për avokatin shqiptar në Londër, Naim Hasani, është edhe një tregues se tonet e marrëdhënieve mes dy vendeve po normalizohen. Në një lidhje me Skype për Report Tv në emisionin ‘Studio live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Hasani thotë se zbatimi i kësaj marrëveshjeve e ndihmon shumë Britaninë e Madhe për shkak të mbipopullit të burgjeve atje.
-
VIDEO
Defender Europe 2023 në Shqipëri/ Nënkoloneli Hide: Stërvitjet e tilla synojnë të tregojnë aftësinë për të vepruar si ‘trup i vetëm’
Prej 22 majit në Shqipëri ka nisur stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023” që ka sjellë në vendin tonë 24 mijë trupa të NATO-s dhe SHBA-së të cilat për një muaj rrjesht, deri në 22 qershor. Duke u shprehur lidhur me veçoritë e kësaj stërvitje që mbahet për të dytin vit rradhazi në Shqipëri, Kliton Hide nënkoloneli i Forcave të Armatosura u shpreh se stëritjet tokësore mbështeten edhe nga ato detare dhe ajrore.
-
VIDEO
Report Tv vëzhgim në Lin, ujëra të zeza në rrugët e fshatit! Bashkia e Pogradecit s’zbaton rekomandimet e UNESCO-s, banorët: S’ka kanalizime
Një ndër fshatrat më të bukur në vend është ai i Linit, por nuk ka marrë vëmendjen e pushtetit lokal dhe as atij qendror për investime. Fshati turistik nuk ka rrjet të kanalizimeve, ndaj të gjitha ujërat e zeza përfundojnë në liqenin e Ohrit
-
VIDEO
Mungesë dokumentacioni dhe peshkim në zona të ndaluara, policia bllokon 2 mjete lundruese në Vlorë! Gjobitet pronari i skafit
Në prag të nisjes së sezonit turistik, duket se policia ka shtuar kontrollet në zonat bregdetare për mjetet të cilat kanë mungesë dokumentacionesh. Së fundmi, dy mjete lundruese janë bllokuar nga policia në Vlorë.
-
VIDEO
Rritja e rrogave për qeverinë dhe deputetët, Braçe: Po bëhet revolucion, të rimodelohet administrata! Vangjeli: Nesër në parlament valëvitet flamuri i populizmit
Rritja e pagave për institucionet do të jenë në fokus të diskutimeve në seancën plenare të ditës së nesërme. Deputeti i PS, Erion Braçe thotë se duhet lënë jashtë diskutimeve politika dhe të gjithë të fokusohen te llogaritë.
-
VIDEO
Humbja e thellë më 14 maj, Alimehmeti për Report Tv: Partia duhet të riformatohet, të hapet për gjeneratat e reja
Ilir Alimehmeti, i cili kryesonte listën e Këshillit Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit për koalicionin Bashkë Fitojmë foli në Report Tv për rezultatin drastik që morën. Sai takon këtij rezultati, Ilir Alimehmeti thotë se ishin në një luftë të pabarabartë.
-
VIDEO
Arrestohet 30-vjeçarja në Tiranë, u mori 340 mijë euro familjes Verracaku! U premtoi se do t’i ndihmonte në gjyqin për masakrën e Velipojës në 2021
Një 30-vjeçare me origjinë nga Vlora, ish-ekonomiste në Bankën e Shqipërisë dhe anëtare e forumeve politike, u arrestua nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka mashtruar qytetarë në të paktën 2 raste, duke përfituar 570 mijë euro në total. 340 mijë euro, Milena Deraj ia ka marrë familjes Verracaku me premtimin se do i ndihmonte në gjyqin e hapur për masakrën e Velipojës. Me 230 mijë euro mashtroi miken e saj se do i investonte në bono thesari.
-
VIDEO
Marrëveshja për shkëmbimin e të burgosurve shqiptarë, Manja: Kostot do mbulohen nga Britania
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur për gazetarët lidhur me marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Mbretërisë së Bashkuar për transferimin e të burgosurve shqiptarë në vendin tonë. Manja tha se çdo kosto do të mbulohet nga Britania, madje edhe kostot për vuajtjen e dënimit në burgjet e Shqipërisë. Ai tha se në këtë mënyrë të burgosurit shqiptarë do të kenë mundësinë që të takohen me të afërmit, që shumë prej tyre kanë vite që nuk i kanë takuar. Ndërkohë, për ata të burgosur shqiptar që nuk do të japin pëlqimin e tyre, s’do të ketë transferim.
-
VIDEO
‘Gërdeci’/ Shtyhet për të tretën herë seanca për Fatmir Mediun, mungonte mbrojtja! GJKKO i cakton avokat shteti, më 7 qershor jepet pretenca
Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë sërish seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediut sa i takon çështjes së Gërdecit. Dy avokatët e Mediut nuk u paraqitën dhe seanca u vendos të mbahet më 7 qershor.
-
VIDEO
Ekzekutoi 48 vjeçarin në Kavajë për të marrë hakun e vëllait, ja momenti kur Habib Rexha largohet me vrap pas vrasjes
Report Tv ka siguruar videon nga momenti kur Habib Rexha, largohet me nxitim, pasi vrau në një lokal në sy të të atit, 48-vjeçarin Arjan Gose, për të marrë hakun e vëllait.
Siç shihet edhe nga pamjet, Rexha është me armë në dorë dhe largohet me vrap në një drejtim të paditur.
-
VIDEO
Infermierja nga Elbasani poston video me embrionin e abortuar, e hedh në kosh! Video bëhet virale në TikTok
Pamje të rënda janë regjistruar dhe shpërndarë me shpejtësi në rrjet brenda spitalit të Elbasanit.
Bëhet me dije nga burimet për mediat se një e re, e identifikuar në rrjet vetëm me emrin Silvana ka publikuar video të rënda në rrjetin social TikTok gjatë kryerjes së punës së saj në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Elbasanit.
Nga pamjet shihet se përveç fotove dhe videove nga salla e lindjes, infermierja ka treguar embrionin e një foshnje pas abortit dhe më pas e ka fshirë.
Pamjet janë të rënda dhe kanë marrë shumë kritika nga ndjekësit e të resë që vazhdon studimet në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, e cila më pas vendosi që t'i fshinte.
Mister mbetet shkaku i filmimit të këtyre pamjeve, që nuk janë përdorur as për ndonjë qëllim edukativ, por thjesht tregojnë një fetus që hidhet në kosh, duke u tundur nga infermierja e ardhshme.