-
VIDEO
Avokati i Fredi Belerit: Kërkoi vetëm drejtësi! Në dosjen e policisë nuk gjendet lista e personave që mund të jenë paguar për shitjen e votës
Avokati i Fredi Belerit thotë se kërkuan lehtësim të masës së sigurisë nga GJKKO për Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin. Për këtë të fundit thanë se paraqitën edhe dokumente shëndetësore. Sa i përket listës me personat që dyshohet të ketë paguar Beleri për shitblerje vote, thotë se policisë ia ka dhënë i infiltruari.
-
VIDEO
Bajram Begaj: Liria është sakrificë
Liria është sakrificë dhe fatkeqësisht ne shqiptarëve na është dashur të sakrifikojmë pafund – si atëherë kur armiku përballë fliste gjuhën e pushtuesit, ashtu edhe kur armiku ishte vetë gjaku ynë.
-
VIDEO
11 shqiptarë të dënuar për vrasje në Britaninë e Madhe, drejt vuajtjes së dënimit në Shqipëri
11 shqiptarë të dënuar për vrasje në Britaninë e Madhe do të jenë të parët që do të kthehen në Shqipëri për ta vajtuar dënimin në vendin tonë, pas marrëveshjes mes dy qeverive. Media britanike ‘The Sun’ shkruan se mes 11 të dënuarve është edhe shqiptari Koçi Selmanaj i dënuar për vrasjen e një mësueseje në Londër.
-
VIDEO
Greqia dhe Shqipëria, 2 fitore ‘identike’ dhe dy sjellje opozitare të kundërta! Tsipras uroi kundërshtarin, Berisha-Meta akuza për krim dhe vjedhje
Vetëm në një javë diferencë Greqia dhe Shqipëria mbajtën proceset elektorale, të ndryshme për nga lloji por shumë të ngjashme për nga rëndësia. Ato në Shqipëri ishin vendore por shumë politike, beteja u shndërrua në një përplasje të fortë palësh, ndërkohë që fqinji ynë jugor vendoste Qeverinë e 4 viteve të ardhshme në një periudhë sfidash të rëndësishme, sidomos ekonomike.
-
VIDEO
Përmbytjet në Itali, mbi 5 mijë operacione në Emilia Romagna! Rajoni me pasoja apokaliptike, Meloni: Qeveria është këtu t’ju mbështesë
Ekipet e emergjencës po vijojnë operacionet në Emilia Romania, të goditur nga përmbytjet e javës që shkoi. Deri tani janë kryer mbi 5 mijë ndërhyrje për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonave, ndërsa të angazhuar në terren janë 879 punonjës të shërbimit zjarrfikës. Kryeministrja Giorgia Meloni që vizitoi Emilia Romagnën premtoi mbështetje për të kaluar situatën e vështirë.
-
VIDEO
Dendias në Bruksel: Do të ankohem për arrestimin e Fredi Belerit! Do të kem bisedë interesante me Olta Xhaçkën
Ministri i Jashtëm i Greqisë, , Nikos Dendias, i cili merr pjesë sot në në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së ka deklaruar se në takimin me kolegët e Ballkanit Perëndimor do të ankohet për arrestimin e fituesit të zgjedhjeve për Bashkisë Himarë, Fredi Beleri. Ai thotë se do të ketë edhe një takim me homologen shqiptare Olta Xhaçka, me të cilën paralajmëron një bisedë interesante pas zhvillimeve të fundit.
-
VIDEO
Debat në Komisionin e Ekonomisë, Shalsi: Mos i ktheni fare përgjigje Spahos, injorojeni! Mëso të flasësh me etikë
Teka në Komisionin e Ekonomisë është duke u folur për një ndryshim në ligjin e statusit për gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Shqipërisë.
-
VIDEO
Humbja e thellë më 14 maj, Berisha ‘deluzional’, s’pranon rezultatin: Zgjedhjet ishin megakrim, do përgatisim material voluminoz për ta provuar
Ish kryeministri Sali Berisha është ende duke shfrytëzuar daljet publike për të justifikuar humbjen e thellë të 14 majit. Duke mos pranuar humbjen, Berisha akuzon se votimi i qytetarëve ka qenë nën presion dhe i padrejtë
-
VIDEO
Inceneratori i Fierit, Lefter Koka, Alqi Ballko dhe Arben Dervishi paraqiten në GJKKO
Tre të arrestuarit për aferën e inceneratorit të Fierit, ish deputeti socialist Alqi Bllako, ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe Arben Dervishi. Seanca e sotme në GJKKO ndryshe nga inceneratori i Elbasanit ka sjellë në seancë të gjithë të pandehurit. Sot, GJKKO pritet të japë vendim nëse do të pranohet gjykimi i shkurtuar.
-
VIDEO
U arrestua për blerje votash, Fredi Beleri transferohet nga paraburgimi i Vlorës te 313 në Tiranë! Sot del para GJKKO
Fredi Beleri, i cili u arrestua për blerje votash, do të dalë sot para gjykatës së Posaçme ku do të zhvillohet seanca për masën e sigurisë. Seanca do të mbahet në orën 13:00, ndërsa avokati i Belerit kërkon masë më të lehtë sigurie se ‘arrest me burg’.
-
VIDEO
Stërvitja Defender 2023/ Begaj: Shqipëria e palëkundër si faktor stabiliteti dhe sigurie! Krenar që vij prej radhëve të Ushtrisë
Presidenti Begaj ka përshëndetur stërvitjen Defender 2023. Kreu i shtetit e cilësoi si një sfidë të cilën Shqipëria ja ka dalë të triumfojë. Më tej ai inkurajoi të rinjtë të bëhen pjesë e mbrojtjes dhe sigruisë së vendit të tyre,
-
VIDEO
Stërvitja Defender 2023, Rama: Shqipëria mbetet një aleat i fortë dhe i besueshëm i SHBA dhe NATO
Kryeministri Edi Rama i pranishëm në ceremoninë e nisjes së stërvitjes ushtarake Defender Europe 2023 tha se kjo stërvitje tregon se Shqipëria mbetet një aleat i fortë dhe i besueshëm i SHBA dhe NATO
“Kjo stërvitje na rikujton se pavarësisht gjuhës që flasim, pavarësisht flamurit jemi të lidhur pazgjidhshmërisht me ato vlera dhe parime të cilat janë të kërcënuara po njësoj për secilin prej nesh. Të gjithë së bashku jemi të imponuar nga historia dhe ardhmëria jonë që të funksionojë në unitet të plotë. Vitin e shkuar erdhi lajmi i mirë për ngritjen e shtabit të bazës së forcave operacionale, dëshmon se Shqipëria mbetet një aleat i fortë dhe i besueshëm i SHBA dhe NATO, por Shqipëria bëhet hap pas hapi një pikë e palëvizshme referimi në kontinentin tonë. Me aeroportin e Kuçovës, që do jetë në funksion si bazë e re operacionale e NATO-s dhe shpresojmë që edhe me portin, që do ketë të njëjtët komponentë, duke funksionuar si bazë operacionale e NATO-s për forcat detare, një faqe e re e historisë sonë po shkruhet dhe në këtë faqe të re ne jemi jo vetëm konsumatorë por edhe kontributorë në këtë aleancë të madhe. Me një falënderim për të gjithë ju që jeni angazhuar në këtë stërvitje dhe mirënjohje për aleatët tanë strategjikë, ju uroj çdo të mirë, mbarësi dhe vetëm sukses në këtë përpjekje të përbashkët, për diçka pa të cilën ne nuk do të ishim ata që kemi kërkuar gjithmonë të jemi”, tha Rama.