-
VIDEO
Vritet me një plumb në kokë 48-vjeçari në Kavajë, u qëllua në lokali teksa ishte me babanë! Dyshohet për hakmarrje, i vëllai u vra në mars pas një konflikti banal
48-vjeçari Arjan Gosa është vrarë në Kavajë. Arjan Gosa është qëlluar me një plumb në kokë teksa ka qenë duke pirë kafe me babanë e tij në një lokal në Kavajë. Autori ende i paidentifikuar. Shkak i vrasjes dyshohet hakmarrja, pasi më 29 mars ndodhi një vrasje e dyfishtë, ku pas një sherri banal vdiqën Edmond Gosa dhe Altin Rexha.
-
VIDEO
Vritet me një plumb në kokë 48-vjeçari në Kavajë, u qëllua në lokali teksa ishte me babanë! Dyshohet për hakmarrje, i vëllai u vra në mars pas një konflikti banal
Një vrasje e dyfishtë për një konflikt banal që ndodhi në muajin mars të këtij viti, solli edhe një tjetër viktimë për shkak përplasjes mes dy fiseve Gosa dhe Rexha. 48-vjeçari Arjan Gosa u qëllua për vdekje ditën e sotme me armë zjarri në Kavajë. Shkak i vrasjes dyshohet se është hakmarrja, pasi vëllai i Arjan Gosës, Edmondi mbeti i vrarë në 29 mars pas një sherri banal me Altin Rexhën.
-
VIDEO
Vritet 48-vjeçari në Kavajë, qëllohet me armë teksa ishte në lokal, dyshohet për hakmarrje! I vëllai u vra në muajin mars pas një konflikti banal
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Kavajë. Mësohet se Arjan Goda, 48 vjeç ka mbetur i vrarë.
Ai ka qenë në një lokal në Kavajë dhe është qëlluar me armë zjarri.
-
VIDEO
Aksidenti në Prrenjas, dy prej të plagosurve transportohen me helikopter drejt spitalit të Traumës
Dy prej të plagosurve nga aksidenti i rëndë në rrugën Qafë Thanë-Prrenjas, janë transportuar me helikopter drejt Traumës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
-
VIDEO
Aksident në aksin Prrenjas -Qafë Thanë, makina përplaset me autobusin dhe shpërthen në flakë! 6 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë transportohen drejt Traumës
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Prrenjas-Qafë Thanë. Në aksident janë përfshirë një makinë dhe një autobus, ndërsa 6 persona kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë.
-
VIDEO
Kontrolle të shtuara nga policia rrugore gjatë fundjavës! Ndëshkohen me gjobë 2400 shoferë, 6 në pranga
Gjatë 48 orëve të fundit ka pasur rreth 2400 ndëshkime për drejtues të mjeteve që nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit.
Nisur nga fluksi i shtuar në fundjavë, drejt zonave bregdetare dhe turistike, shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin kanë intensifikuar monitorimin e qarkullimit të automjeteve në të gjitha akset rrugore nacionale, ato kryesore rurale dhe në qendrat urbane, duke përdorur radarët automatikë, makinat inteligjente, dronët edukues dhe kamerat, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
-
VIDEO
Makina e shkrumbuar totalisht, VIDEO nga aksidenti në Prrenjas
Një mjet u përplas me një autobus në Prrenjas dhe më pas shpërthyer në flakë. Report Tv sjell video nga vendi ku ndodhi aksidenti, ndërsa vihet re se makina është shkrumbuar totalisht. Si pasojë e aksidentit, 2 persona janë plagosur rëndë, ndërsa 3 të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
Humbja e thellë më 14 maj, 9 ankimime në KQZ! Opozita nuk njeh rezultatin në bashkitë ku u votua elektronikisht
Nëntë ankimime janë regjistruar në KQZ deri tani për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit. “Bashkë Fitojmë” konteston rezultatin në bashkitë ku është votuar dhe numëruar elektronikisht, ndërsa partitë e vogla kërkojnë rinumërim në Kamëz, Tiranë e Durrës. Për Kçovën kandidati Lefter Maliqi ka dorëzuar kallëzim në SPAK.
-
VIDEO
Hiqej si zyrtar i lartë dhe mashtronte biznesmenët në Tiranë duke u marrë para, Report TV siguron foto të Florian Gjergjit
Publikohet fotoja e 39-vjeçarit Florian Gjergji, i shpallur në kërkim prej 10 janarit si koka e mashtrimit të biznesmenëve, të cilëve u kërkon shuma të mëdha monetare duke u fshehur pas emrave të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve. I kërkuari dyshohet se ndodhet në Gjermani ku i kryen mashtrimet me numra me prefiks anglezë.
-
VIDEO
Vdekja e Jani Rustemajt pas arrestimit për vjedhje, AMP: Ende s’janë gjetur shkelje! Nëna e 27-vjeçarit për Report Tv: Djalin ma kanë dhunuar
Mjekësia ligjore po zhvillon autopsinë për të zbardhur shkakun e vdekjes së 27-vjeçarit Jani Rustemaj që humbi jetën në spital pas arrestimit nga policia për vjedhjen e një tapeti. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore që ka nisur hetimet theksoi se nëna e të riut ka mohuar pretendimet për dhunë, por Pranvera Rustemaj thotë të kundërtën për Report Tv.
-
VIDEO
Vështirësitë financiare, reformë në portin e Shëngjinit, dhjetëra punonjës rrezikojnë vendin e punës! Sindikata: Hakmarrje politike
Dhjetëra punonjës të Portit të Shëngjinit kanë dalë sot përpara mediave për t’iu komunikuar një shqetësim të tyren. Ata pretendojnë se për shkak të reformës së re që do të bëhet në Portin e Shëngjinit, rrezikojnë të dalin të papunë, pasi mendojnë se është një lëvizje politike
-
VIDEO
Erion Braçe kritikë për çmimet: Boll i rropët njerëzit, është grabitje e pastër! Ulini se latë nam
Deputeti socialist, Erion Braçe ka publikuar një video në rrjetin e tij social Facebook ku bën thirrje për të ulur çmimet. Braçe thotë se n se një vit më parë çmimet u rritën për shkak të luftës, ndërsa tashmë tregjet janë ekuilibruar dhe kërkon që çmimet të ulen.
Ndër të tjera Braçe shkruan se çmimi i grurit është ulur dhe se nuk e kupton se përse çmimi i bukës vijon të jetë ende i lartë. Më tej ai thotë që kjo që është duke u bërë aktualisht me çmimet ëhstë vjedhje e pastër.