-
VIDEO
I shpallur në kërkim për vjedhje në Vlorë, 20 vjeçari arrestohet në ‘Porche’-n që drejtohej nga adoleshenti! Vihet nën hetim i mituri
Një 20 vjeçar i shpallur në kërkim nga policia e Vlorës për vjedhje, është arrestuar ditën e sotme teksa qarkullonte me një automjet tip ‘Porche’ që drejtohej nga një 17 vjeçar.
Në pranga ka rënë Xhuljano Hodaj, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Partë Vlorë e ka dënuar me 7 muaj e 24 ditë burg për veprën penale “Vjedhje” kryer në bashkëpunim.
-
VIDEO
Projekti Thumanë-Kashar u prek pronat, banorët e Bërxullës sërish në protestë: Nuk pranojmë teka të sekserëve, duam shpronësime me çmim tregu
Banorët e Bërxullës të cilët prej muajsh protestojnë kundër çmimit të ulët shpronësimeve të pronave të tyre nga projekti Thumanë-Kashar kanë protestuar edhe këtë të dielë. Protesta e tyre vijon tashmë prej 7 muajsh, duke përshkallëzuar herë pas here në bllokimin e njërit kah të rrugës së Rinasit dhe përplasjeve me policinë.
-
VIDEO
Dita e 6-të e emergjencës pas përmbytjeve në Itali, Meloni zbarkon në Rimini! 4 mijë ndërhyrje nga zjarrfikësit, mbi 36 mijë persona të evakuuar
Rajoni i Emillia-Romagna në Bolonja të Italisë ndodhet sot në ditën e gjashtë të emergjencës së motit të keq që deri më tani ka shkaktuar 14 viktima dhe mbi 36 mijë persona të evakuuar nga zonat e përmbytura.
-
VIDEO
Aksidenti tragjik në Itali, shqiptari përplaset me një pemë pak hapa larg shtëpisë së tij! Ndërron jetë në vend
Një 53-vjeçar shqiptar, i identifikuar nga mediat italiane si Dritan Mera, ka vdekur pas një aksidenti të rëndë, teksa është përplasur me një pemë në zonën e Castelnuovo di Borgonovo Val Tidone , në provincën e Piacenzas, pak hapa larg shtëpisë së tij.
-
VIDEO
Vlorë, rrezikoi jetën e personave në bord, gjobë 10 mijë lekë për drejtuesin e gomones në Karaburun! I bllokohet mjeti lundrues
Drejtuesi i i një mjeti lundrues tip ‘gomone’ është ndëshkuar nga policia me gjobë prej 10 mijë lekësh pasi nuk dispononte dokumentacionin e plotë.
-
VIDEO
Aksident në Lezhë, mjeti përplaset me motoçikletën! Dëmtohet shoferi 65-vjeçar
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin Lezhë-Shkodër në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Gjadrit". Ngjarja ndodhi këtë të diel rreth orës 10:00 ku janë përplasur një mjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shoferi i motorit 65-vjeçar.
-
VIDEO
Vështirësitë financiare, reformë në portin e Shëngjinit, dhjetëra punonjës rrezikojnë vendin e punës! Sindikata: Hakmarrje politike
Dhjetëra punonjës të Portit të Shëngjinit kanë dalë sot përpara mediave për t’iu komunikuar një shqetësim të tyren. Ata pretendojnë se për shkak të reformës së re që do të bëhet në Portin e Shëngjinit, rrezikojnë të dalin të papunë, pasi mendojnë se është një lëvizje politike
-
VIDEO
Digjet një makinë në rrugën e Arbrit
Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të diele në bypassin e rrugës së Arbrit. Siç duket nga pamjet e Report Tv mjeti është shkrumbuar totalisht ndërsa bëhet me dije se nuk ka të lënduar
-
VIDEO
‘Vendoret’ e 14 majit, KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve në 8 bashki! BF ankimim për Bashkinë Kuçovë
Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar të shtunën rezultatet paraprake të zgjedhjeve të 14 majit në 8 bashki dhe Këshilla Bashkiakë. Fillimisht u miratua rezultati final i Bashkisë së Shkodër, ku triumfoi Benet Beci i PS përballë Bardh Spahisë së “Bashkë Fitojmë”.
Ndërsa gjatë pasdites u miratuan rezultatet paraprake në Bashkinë Lushnjë, ku fituese u shpall Eriselda Sefa. Në Kamëz, Rakip Suli. Në Fier Armando Subashi, në Berat Ervin Demo, në Elbasan Gledian Llatja, në Vlorë Ermal Dredha dhe në Korçë Sotiraq Filo. Po ashtu u miratuan dhe rezultatet në Këshillat përkatës Bashkiake. Tashmë palët pjesëmarrëse në zgjdhje kanë të drejtë ankimi.
-
VIDEO
Kongres për paqen në Tiranë: Edukimi, çelësi për ta arritur! Pjesëmarrës nga e gjithë bota: U mahnitëm në Shqipëri
Për herë të parë u mblodhën në Shqipëri, ambasadorë të paqes nga e gjithë bota.
Kreu i Këshillit Universal të Paqes me seli në Amerikë dhe Izrael, Sheikh Kasem Bader tha në kongresin e paqes se “edukimi është çelësi i suksesit që në çdo vend të botës të ekzistojë paqja.
-
VIDEO
Kultivimi i opiumit në Shqipëri, eksperti Softa: Shqetësuese! Mund të gjendet edhe në ambiente të brendshme, kultivohet njësoj si kanabisi! Përdorimi krijon varësi
Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa e cilëson shqetësim kultivimin e opiumit në vendin tonë pasi sot u zbuluan 70 bimë të mbjella në një fshat të Vlorës. Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, eksperti tha se 1 kg opium i tharë kushton 187 dollarë.
Sipas tij, autoritetet duhet të shqetësohen dhe të veprojnë për të mësuar ku është marrë fara dhe kush e ka kultivuar.
-
VIDEO
Humbja e Boçit në Elbasan, Rithemelimit nuk i del e keqja: E thamë që më 14 janar që ishte masakër zgjedhore, votimi elektronik me parregullsi
Humbja e zgjedhjeve në Elbasan ende dhemb tek koalicioni “Bashkë Fitojmë”, që përmes foltores nxjerr justifikime të tjera për humbjen në qytetin e ballokumeve, ku Gledian Llatja mori një mandat tjetër për drejtimin e Bashkisë, duke mundur Luçiano Boçin, emër i njohur i të djathtës.
Ishte radha e Blendi Himçi, Kryetari i Degës së Rithemelimit për Elbasanin, që nga foltorja e selisë së “Rithemelimit” të lëshonte akuza ndaj qeverisë për atë që “Bashkë Fitojmë” e cilëson si masakra zgjedhore e 14 majit.