-
VIDEO
Mbahet peng rezultati për Këshillin Bashkiak të Kurbinit, shkak kutia e thyer! Numërimi pritet të bëhet në Tiranë
Një kuti e thyer po mban peng rezultatin për këshillin bashkiak në bashkinë e Kurbinit. Kutia me probleme i përket fshatit Shpërdhet dhe është marrë vendim që të numërohet në KQZ Tiranë.
-
VIDEO
Begaj takohet me Kryeipeshkvin e Firences dhe Kardinalin Giuseppe Betori: Marrëdhëniet mes Shqipërisë e Vatikanit të shkëlqyera
Delegacioni i Atit te shenjtë Papa Francesku i kryesuar nga Kardinali i Firences Xhuzepe Betori shoqëruar nga Kardinali Yne Ernest Troshan Simoni, u pritën sot nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
-
VIDEO
Çollaku: Opozita në rënie, duhet të ringrihemi! PD kthehet në forcë qeverisëse me ribashkim dhe marrëdhënie të pacënuara me SHBA
Deputeti Kreshnik Çollaku thotë se po puinojnë për ringritjen e PD që sipas tij bëhet forcë qeverisëse përmes 2 kritereve. Çollaku shprehet se njëra ka të bëjë me bashkimin e opozitës ndërsa tjetra me marrëdhëniet e SHBA që s’duhet të jenë të cënuara. Me këtë duket se i jep mesazh Sali Berishës, i cili është i shpallur ‘non grata’.
-
VIDEO
Inceneratori i Elbasanit, SPAK kërkon 10 vite burg për Lefter Kokën dhe 4 vite për Alqi Bllakon
SPAK ka kërkuar që ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka të dënohet me 10 vite burg, i akuzuar për aferën e inceneratorit të Elbasanit për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish-ministri Koka nëse gjykata do të pranonte pretencën e prokurorisë do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.
-
VIDEO
U fut në filialin e një poste private në rrugën 5 Maji në Tiranë dhe vodhi paratë policia kontrolle në Elbasan
Një shumë parash është vjedhur në një postë private në rrugën ‘5 Maji’ në Tiranë.
Rreth orës 21:15, në rrugën "5 Maji", një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si mjet prerës, është futur në filialin e një poste private, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një motomjet.
-
VIDEO
Së shpejti projekti ‘Ted Kashar’, qeveria nis shpronësimin! Plani 100 mln euro, do të rrisë industrinë vendase! 7 mijë vende punë e qendra biznesesh
Tirana do të ofrojë një hapësirë të re për bizneset e huaja falë projektit strategjik “TEDA kashar” me vlerë 100 milion Euro do të nisë së shpejti. Qeveria ka marë vendimin për shpronësimin e pronarëve që preken nga plani që parashikon të rrisë industrinë prodhuese dhe krijimin e afro 7 mijë vendeve të reja të punës
-
VIDEO
Njihuni me Luana Myrton, transgjinori që theu tabutë: S'jemi objekte seksi, të trajtohemi si gjithë të tjerët
Në ditën kundër homofobisë, Report Tv sjell historinë e Luana Myrtos, transgjinores që ndonëse është paragjykuar, ka arritur që të bëjë jetën që dëshiron. Apeli i saj shkon për zbatimin e të drejtave të njeriut, dhe kundër bullizmit e paragjykimeve që e shoqëron çdo ditë
-
VIDEO
Qëlloi me armë zjarri drejt makinës së ish deputetit të PS, shpallet në kërkim 29-vjeçari në Fushë-Kuqe! I riu u largua me 'Benz'
Një i ri në Fushë-Kuqe është shpallur në kërkim pasi ka shtënë drejt mjetit të ish deputetit të PS, Armando Prenga dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
-
VIDEO
Krimi në Elbasan, burri i vrau motrën, flet bashkëshortja e tij: Ishte nxehur se nuk hapi telefonin! Do kërkojmë dënimin, e ka hak
Etleva Qevani, bashkëshortja e autorit të krimit në Elbasan ka treguar se ngjarja e rëndë ndodhi sepse motra nuk i hapi telefonin.
“Ishte nxehur se nuk hapi telefonin. Unë nuk kisha telefon, isha me motrën dhe ai mori motrën. Ishim të dyja nëpër ara. Ziheshin kot për gjëra koti. Sherr koti për punët e shtëpisë, s’ka ndonjë gjë. Njeriut në shtëpi i ndodhin lloj lloj gjërash. Me mua s’kishte konflikti bashkëshorti. Kishte pirë një ditë dhe u zunë. Që aty motra e mori inat. Bashkëshorti merret me pastrim. Nuk e mbanim dot sot, ishte i fortë. Nuk e di kush i njoftoi por erdhi një polic para, pastaj erdhi ambulanca. Sot kërkojmë drejtësi. Dënimin deri në fund se e ka hak. Ishte e papritur kjo gjë, punë telefoni. Nuk ishte i alkoolizuar ato momente”, tha bashkëshortja e autorit.
-
VIDEO
Krimi në Elbasan, fqinjët rrëfejnë ngjarjen: Ishin 2 motrat, njëra e shtrirë në tokë, tjetra e mbuluar me gjak! Ai që kanë futur në shtëpi qenka katil
Fqinjët kanë rrëfyer ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan ku një grua mbeti e vdekur nga kunati i saj, i cili e qëlloi me sëpatë në mes të rrugës.
“Nuk bërititi ajo. Mua më thirri një komshie nga dritarja e bërtiti: “Po e therin oj Dije”. I thashë nuk të dëgjoja, vec e theri dëgjova. Almën e kam parë që kalon ndonjëherë me dele. Nuk dalin fort ata. U tronditëm. Është gjynah, goca e re. Pse ai që kanë futur në shtëpi e ka vrarë? Ai qenka katil”, tha një e moshuar.
“Unë dëgjova zhurmë dhe ajo gruaja kërkoi ndihmë, ujë. Dola unë, nxora ujë me kovë. Erdhi e mori vetë ajo. Kishte gjak nga surrati. Tjetra ishte shtrirë. Janë goca të mira, në punë të vet”, tha një tjetër grua.
-
VIDEO
Elbasan/ 58-vjeçari vret me sëpatë në rrugë kunatën, nuk dihen shkaqet! Autori u kap nga policia duke ecur me armën e krimit të mbuluar me gjak
Një 44-vjeçare gjeti vdekjen ditën e sotme në Elbasan nga kunati i saj. Alma Qevani u godit me sëpatë nga kunati i saj, Tefik Tashi 58 vjeç, për arsye që ende nuk dihen. Fatkeqësisht ajo humbi jetën në spitalin rajonal.
-
VIDEO
Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, flet për Report Tv drejtoresha e shkollës ku mësonin autorët: Jam e shokuar! Nxënësit s’kanë qenë problematikë
Teuta Çela, drejtoreshë e shkollës ‘Drizë’ në Gramsh, shkollën ku mësonin të miturit që u përfshinë në sherr me M.Liçin dhe kushëririn e tij Fatjon Bicin, i cili mbeti i vdekur pasi u qëllua me thikë në zemër, thotë se është e shokuar nga ngjarja.