-
VIDEO
Në burg për blerje votash, të hënën Fredi Beleri del para Gjykatës së Posaçme
Fredi Beleri do të dalë të hënën para Gjykatës së Posaçme. Dosja e Fredi Belerit, i cili është në burg për blerje votash, i ka kaluar SPAK dhe të hënën në orën 13:00 do të mbahet seanca e parë në GJKKO. Gjyqtare e çështjes është Atalanta Zeqiri.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 14 majit, 28 çështje në Prokuroritë e rretheve për krime zgjedhore, 3 çështje i kalojnë SPAK! Në pranga 6 persona, nën hetim 25 të tjerë
Pas zgjedhjeve të 14 majit, Prokuroritë e rretheve kanë nisur hetimet për 28 çështje të lidhura me vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve. Për kompetencë hetimi, 3 çështje i kanë kaluar SPAK, 2 nga Prokuroria Berat dhe 1 nga Prokuroria Vlorë.
-
VIDEO
Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, Report Tv siguron dosjen! 4 adoleshentët të armatosur me thika e doreza hekuri do ‘sqaronin’ konfliktin e 3 muajve më parë
Report Tv ka siguruar dosjen hetimore të ngjarjes së rëndë që ka tronditur opinionin publik me vrasjen e adoleshentit nga një bashkëmoshatar i tij. Në dosje jepen detaje të ngjarjes por edhe dëshmitë e të gjithë të miturve të përfshirë.
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Vrasja e adoleshentit në Gramsh, babai i autorit: Si të ishte vrarë djali im, jetoj me dhimbjen e familjes tjetër! S’kishim dijeni për konflikt
I tronditur nga i biri 15 vjeçar që ndodhet pas hekurave për vrasjen e bashkëmoshatarit, babai i autorit Servet Karaj foli ekskluzivisht për Report Tv duke thënë se nuk kishte asnjë dijeni për debatin. Fatjon Bicin që u nda nga jeta padrejtësisht e cilëson si djalin e tij ndaj kërkon ndjesë për familjen e viktimës.
-
VIDEO
Struktura e re e policisë, Report Tv zbardh ndryshimet e miratuara! Komisariati i Kavajës i kalon Durrësit, Kruja i kalon Tiranës
Policia e Krujës do të kalojë nën administrimin e drejtorisë së Tiranës ndërsa komisariati i Kavajës do të jetë në varësinë e drejtorisë së Durrësit. Struktura e re e cila parashikon një skemë të re në hetimin e krimeve por edhe ngritjen e një sektori të veçantë për veprat penale në fushën kibernetike pritet të hyjë në fuqi së shpejti
-
VIDEO
Arrestimi i Fredi Belerit, reagon Dendias: E duam miqësinë, po jo me çdo çmim! Çështjen do të ngre në Bruksel
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka reaguar sërish mbi arrestimin e fituesit të zgjedhjeve vendore 2023 në Bashkinë Himarë, Fredi Belerin
-
VIDEO
Grabitja e postës private , momenti kur 27-vjeçari i maskuar futet dhe merr paratë
Report Tv sjell pamjet e momentit kur 27-vjeçari nga Tirana Ordis Molla, u fut në filialin e një poste private në rrugën '5 Maji' dhe mori xhiron ditore dhe shumat prej 400 mijë lekë, 940 euro dhe 40 paund duke kanosur me mjet prerës thikë, punonjësin e postës, dhe më pas u largua me motomjet. Punonjësi qëndron te dera kur 27-vjecari vjen i veshur me të zeza dhe mban skafandër. Punonjësi i frikësuar qëndron i qetë ndërkohë që Molla i merr shumën e parave.
-
VIDEO
Në burg për blerje votash, Fredi Beleri vizitohet në qeli nga zyrtari i lartë i Ministrisë së Jashtme greke
Fredi Beleri, kandidati fitues i zgjedhjeve në Himarë, i akuzuar për blerje votash është vizituar në burg në Vlorë nga Theoharis Lalakos, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Greqisë. Zyrtari i lartë grek i cili ka mbërritur që dje në Shqipërisë ka takuar Belerin për 15 minuta dhe ka ikur.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 14 majit, monitoruesja e OSBE-së, Audrey Glover takim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
Pas zgjedhjeve të 14 majit, monitoruesja e OSBE-së, Audrey Glover ka zhvilluar sot një në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
-
VIDEO
Mjegull e dendur në Qafën e Llogarasë, kërkohet kujdes për drejtuesit e mjeteve
Paraditen e sotme në mjegull e dendur ka mbuluar Qafën e Llogarasë
-
VIDEO
Atentati drejt ish deputetit të PS në Kurbin, shkak debati për numërimin e 2 votave që përfundoi në përplasje fizike! Ende në kërkim djali i vëzhguesit të 'BF' në Kurbin
Konflikti për votat është bërë shkak për ngjarjen e ndodhur pasditen e së mërkurës në Kurbin, ku u qëllua me armë makina e ish-deputetit të Partisë Socialiste Armando Prenga. Në këtë konkluzion ka dalë policia pas veprimeve hetimore të kryera dhe pyetjes së personave që kishin dijeni rreth ngjarjes.
-
VIDEO
Doli i tretë në garën e Tiranës, Arlind Qori në Report Tv: Rezultati ynë u ka dhënë njerëzve shpresë, produkt i një pakënaqësie që i ka prekur të gjithë
Arlind Qori, drejtues i ‘Lëvizja Bashkë’ kishte një rezultat surprizues duke marrë 13.832 vota ose 4.8%, duke lënë mbrapa madje edhe Roland Bejkon e Partisë Demokratike. I ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Qori e cilëson këtë një rezultat shumë të mirë për shkak se sipas tij i dha njerëzve shpresë.