-
VIDEO
KËSHILLAT BASHKIAKË/ PS forcë e parë në shumicën dërrmuese të bashkive, kryeson në Elbasan, Tiranë, Vlorë e Tropojë! Ndiqen nga BF e PD
Pas përfundimit të numërimit në disa prej bashkive ku tashmë janë shpallur fitues kryebashkiakët e rinj, po vijon puna për numërimin e votave për Këshillin Bashkiak. Përveç PS që forcë e parë në shumicën dërrmuese, forcë faktor cilësohet edhe PSD e Tom Doshit që merr mandate në thuajse çdo bashki të veriut.
-
VIDEO
Simpatizantët socialistë në lot pas humbjes në Kavajë: Turp për ata që nuk votuan Kralin! Bashkia do fundoset s’do shkojë kurrë para
Kavaja u fitua nga koalicioni Bashkë Fitojmë me përmbysje të rezultatit, por socialistët humbjen e Redian Kralit e kanë pritur me trishtim. Pas publikimit të rezultatit mbrëmjen e kaluar ata kanë shpërthyer në lot, ndërsa janë takuar me Kralin me përqafime.
-
VIDEO
Në kërkim për tentativë vrasjeje, vihet në pranga 28-vjeçari në Elbasan
Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi prej kohësh ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje.
Burime bëjnë me dije se në pranga është vënë 28-vjeçari Qamil Hasa, i cili dyshohet se në muajin gusht të vitit të kaluar kishte tentuar të therte me thikë një 33-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.
-
VIDEO
Kapen 3 ton kokainë në portin e Italisë! Droga ishte fshehur në kontejnerë me fruta! Kapte vlerën e 800 mln eurove, kishte destinacion Armeninë
Një sasi rekord me 3 ton kokainë është sekuestruar në portin e Italisë këtë të martë. Lënda narkotike ishte fshehur në një ngarkesë me fruta nga 789 ton banane.
Sekuestrimi rekord i drogës në portin Giola Tauro u gjetën 2 ton e 734 kg kokainë të pastër në dy kontejnerë që vinin nga Ekuadori me destinacion Armeninë, nëpërmjet portit të Batumit në Gjeorgji. Ajo ishte e vendosur në kontejnerë, e vendosur në frigorifer dhe mbi 12 metra e gjatë dhe e fshehur në një ngarkesë frutash të përbërë nga 78 ton banane.
-
VIDEO
Moti i keq, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë! Anijet e transportit ndërkombëtar vijojnë të operojnë normalisht
Mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit janë pezulluar për shkak të përkeqësimit të motit në Vlorë. Sa i përket anijeve të transportit ndërkombëtar, do të vazhdojnë të operojnë normalisht.
Sipas njoftimit zyrtar, përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 16:00 datë 17 maj.
-
VIDEO
I dogjën makinën mesnatën e mbrëmshme, anëtarja e KZAZ-së në Konispol: Shkak angazhimi im politik, nuk kam konflikte
Një automjeti i është vënë zjarri mesnatën e kaluar në fshatin Shalës, bashkia Konispol. Mësohet se automjeti është në pronësi të Ada Murtaj, e cila është dhe anëtare e KZAZ 92 në Konispol.
-
VIDEO
Vetëplagoset me armë zjarri polici në Tiranë! 47-vjeçari shoqërohet tek 'Trauma' në gjendje të rëndë
Një incident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në Tiranë ku një polic është vetëplagosur me arme zjarri brenda ambienteve të QSUT. Bëhet fjalë për Shkëlqim Haxhimalin, polic në sistemin e burgjeve, i cili pas incidentit u shoqërua tek “Trauma” në gjendje të rëndë
-
VIDEO
Mbështetësit e Fredi Belerit të ashpër me Ramën: Fituam me të, jo me Goron! S’jemi analfabet, flasim shumë mirë shqip
Mbështetësit e Fredi Belerit kanë dalë për të festuar në Himarë duke thënë se janë të gëzuar. Ata nuk kursejnë komentet për Edi Ramën duke thënë se e kishin betejën me të, jo me Jorgo Goron.
“Shyqyr që Perëndia ishte greke dhe jo shqiptare. E deshëm e votuam dhe jemi të gëzuar.
Flasim shumë mirë shqip. Nuk jemi analfabet. Ne fituam me Ramën, jo Goron. Fituam me atë që na thotë analfabet dhe na merret goja.
Vendos populli i Himarës se kë do, jo Edi Rama. Boll më, të njëjtën fjali cdo 4 vjet. Do vendosë populli i Himarës.
Jemi mikpritës. Duam vetëm zgjidhje për problemet tona”, thanë mbështetësit e Fredi Belerit.
-
VIDEO
Mbështetësit e Fredi Belerit në festë, thërrasin greqisht dhe shkojnë drejt sheshit Omonia
Mbështetësit e Fredi Belerit kanë shkuar në lokalit kur u arrestua për akuzat për blerje votash. Me thirrjet në gjuhën greke ato tregojnë mbështetjen ndaj Belerit.
-
VIDEO
Fredi Beleri kryebashkiak nga qelia, fiton në Himarë me një rezultat të ngushtë kundrejt Jorgo Goros
Fredi Beleri ka fituar bashkinë e Himarës me një rezultat shumë të ngushtë kundrejt kandidatit socialist Jorgo Goro.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 14 majit, 35 incidente në disa qytete gjatë votimeve! Boçi e Noka hynë në disa qendra të votimit në Elbasan! Probleme edhe në Durrës, Kavajë, Dibër, Kamzë, Fier e Korçë
Votimet e 14 majit u shoqëruan me incidente në qytetet kryesore të vendit. Kandidati socialist në Ersekë Erion Isai u sulmua teksa kthehej në banesë para nisjes së votimeve. Në Elbasan procesi u ndërpre si pasojë e hyrjes së Luçiano Boçit dhe Flamur Nokës në qendrat e votimit ndërsa situatë problematike u regjistruan edhe në Durrës, Fier, Kamzë, Korçë dhe Dibër.
-
VIDEO
Shumica e kutive të votimit drejt KZAZ-ve, numërimi pritet të nisë nga minuta në minutë
Në tre bashki, Vorë, Elbasan dhe Kamzë është numëruar elektronikisht, e ndërsa në 58 Bashkitë e tjera ky proces pritet të nisë nga minuta në minutë. Të gjitha kutitë e votimit në rreth 5000 qendra votimi tashmë pothuajse kanë mbërritur në 88 KZAZ-të.
Komisioneri Ilirjan Celibashi tha sot se do të detyrojë me forcën që i jep ligji, komisionerët që të vazhdojnë procesin e numërimit në mënyrë që rezultati të dalë brenda mbrëmjes së të martës.