-
VIDEO
U arrestua për vjedhjen e tapetit dhe një palë atleteje e përfundoi në koma, ndërron jetë 27-vjeçari Jani Rustemaj
Jani Rustemaj, 27-vjeçari që ndodhej prej një muaji në koma në spitalin ‘Nënë Tereza’ ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të shtune. Ai shfaqi probleme shëndetësore pasi u arrestua për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atlete më 12 prill. Ai njihej si përdorues i lëndëve narkotike dhe sipas kartesës, mjekët i kanë dhënë metadon për qetësim pasi ka nisur të ndihet keq prej varësisë nga kokaina.
-
VIDEO
Denoncimi i Federatës Shqiptare Rafting: Guida të papërgjegjshme rrezikojnë jetën e turistëve, i fusin në lumin Vjosë pa masat e sigurisë
Një denoncim është bërë në Facebook nga Federata Shqiptare Rafting për turistë që futen në lumin Vjosë nga disa guida pa masat e sigurisë. Në një video tregohet se si grupi i turistëve qëndron në lumë duke rrezikuar jetën.
-
VIDEO
Vrasja e 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh, Gjykata cakton arrest në burg për 4 autorët e mitur! Avokati: Kanë shfaqur pendesë në sallë
Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 4 të miturit që vranë me thikë 16-vjeçarin Fatjon Bici në Gramsh 4 ditë më parë. Report Tv mëson e trupa gjykuese vendosi që autorët do qëndrojnë në paraburgim gjatë hetimeve.
-
VIDEO
Ditët e kujtesës në Shkodër, nderim viktimave të komunizmit! Organizatori: Më në fund e ndërtuam monumentin kushtuar sakrificave e qëndresës
Përfaqësues të shoqatës të së përndjekurve politikë në Shkodër përkujtuan “Ditët e Kujtesës” dhe kërkuan nga Qeveria të shpallë 26 shkurtin, ditën kombëtare të kujtimit te viktimave të komunizmit.
-
VIDEO
Kërkon lirimin nga burgu, Gjykata e Korçës merr kompetencën për shqyrtimin e çështjes së Zani Çaushit
Gjykata e Korçës është caktuar si kompetente për marrjen në shqyrtim të çështjes së “të fortit të Çoles”, Myrteza Çaushit. Vendimi është marrë një ditë më parë nga Gjykata e Lartë në Dhomë Këshillimi.
Ish-kreu i bandës së Vlorës në ’97, Myrteza (Zani) Caushi ka bërë kërkesë për përllogaritjes së ditëve të vuajtjes së dënimit në burg, duke kërkuar ulje të ditëve të burgimit. Ai kundërshtoi disa vendime të Gjykatës së Matit, që i kanë rrëzuar kërkesën për ulje të dënimit. Zani Çaushi është i dënuar me burg të përjetshëm, por kërkon një përllogaritjeve të ditëve që ka vuajtur në burg teksa prej vitesh tashmë është në burgun e sigurisë së Lartë në Drenovë.
-
VIDEO
Veliaj nis turin e falënderimeve në çdo njësi: Mirënjohje çdo qytetari që na votoi dhe çdo socialisti që kontribuoi! Do bëjmë edhe dy herë më shumë punë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me kryetaren e Këshillit Bashkiak, Romina Kuko kanë nisur nje tur falenderemish në të gjitha njësitë bashkiake, pas fitores të zgjedhjeve të 14 majit.
Gjatë ndalesës në Lagjen 13, Veliaj tha se ndihet mirënjohës ndaj çdo qytetari që i dha votën atij dhe Partisë Socialiste, duke marrë edhe shumicën në Këshillin Bashkiak, ndërsa nënvizoi se puna do të vijojë pandërprerë me projektet e nisura edhe në këtë njësi.
-
VIDEO
Vrau kunatën me sëpatë në Elbasan, lihet në burg 58-vjeçari
58-vjeçari Tefik Tashi, i cili vrau pak ditë më parë motrën e gruas me sëpatë në fshatin Kusarth, Alma Qevanin, është lënë në burg nga gjykatat e Elbasanit
-
VIDEO
Kërkon lirimin nga burgu, Gjykata e Korçës merr kompetencën për shqyrtimin e çështjes së Zani Çaushit
Gjykata e Korçës është caktuar si kompetente për marrjen në shqyrtim të çështjes së “të fortit të Çoles”, Myrteza Çaushit. Vendimi është marrë një ditë më parë nga Gjykata e Lartë në Dhomë Këshillimi.
-
VIDEO
Shkatërrohet grupi kriminal në Tiranë që shisnin kokainë, 30 mijë euro kg
5 persona, pjesë të një grupi kriminal janë vënë në pranga, pasi u kapën duke shitur kokainë në kryeqytet.
-
VIDEO
Po kërkonte për të vrarë gruan e cila e denoncoi për dhunë, në pranga 40-vjeçari në Durrës
Po kërkonte që të vriste bashkëshorten bashkë me fëmijët, parandalohet ngjarja e rënd ënë Durrës! Arrestohet 40-vjeçar
-
VIDEO
Me sistem vaditje dhe në tokë të hapur asgjësohen 27 mijë fidanë kanabis
Plantacione të mëdha ma kanabis, të kultivuara në tokë të hapur si dhe mijëra fidanë kanabis të cilat do të mbilleshin në zonat malore të Malësisë së Madhe janë asgjësuar nga policia. Policia thotë se është identifikuar dhe shpallur në kërkim një nga autorët kryesorë që ka kultivuar fidanët e kanabisit është 55-vjeçari Ajet Delishaj
-
VIDEO
Zbulohet si rrallë herë opium në Vlorë, 70 bimë të mbjella në një arë, arrestohet 50-vjeçari
Trafikantët e drogës tashme kanë gjetur një formë tjetër, përtej serave të kanabisit.