-
VIDEO
Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, mbërrijnë në gjykatë 4 autorët e mitur
Kanë dalë sot para Gjykatës së Elbasanit 4 të arrestuarit e mitur Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç, të cilët akuzohen për për vrasjen e 15 vjecarit Fatjon Bici.
-
VIDEO
Tjetër aksident në Laç, përplasen 2 makina, 6 të plagosur, 4 në gjendje të rëndë
Një tjetër aksident është regjistruar pranë mbikalimit të Patokut, në aksin Laç- autostradë, ku 6 persona kanë mbetur të lënduar.
-
VIDEO
Aksident me vdekje në dalje të Lezhës, makina përplas këmbësorin
Një aksident me vdekje është regjistruar në qytetin e Lezhës. Report Tv mëson se një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor.
-
VIDEO
Nuk po u përgjigjej familjarëve, forcat zjarrfikëse në Vlorë shpëtojnë të moshuarën
Një e moshuar është shpëtuar nga forcat zjarrfikësve, e cila kishte mbetur e bllokuar në banesën e saj në Vlorë.
-
VIDEO
Organizoi ekzekutimin e Devi Kasmit, GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Aurel Hoxhallari! Dënim edhe për trafik droge 'grup i strukturuar kriminal'
GJKKO ka dënuar me burgim të pëjetshëm Aurel Hoxhallarin organizatorin e vrasjes së Devi Kasmit në vitin 2018. Ngjarja ka ndodhur më 29 janar të 2018 të Tiranë ku ekzekutori ishte shtetasi grek, Efthymiou Efthymious.
-
VIDEO
Ra nga lartësia e pallatit, ndërron jetë punëtori i ndërtimit në Vlorë, në pranga pronari dhe drejtuesi teknik
Një 60-vjeçar ka humbur jetën në Vlorë, pasi ka rënë nga një pallat në ndërtim. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:55 në lagjen Uji i Ftohtë në Vlorë ku 60 vjeçari i identifikuar si A.P teksa punonte në një pallat në ndërtim ka rënë aksidentaslisht nga lartësia.
-
VIDEO
Rama nis vizitën në Shkodër: Do transformojmë muzeun e krimeve të komunizmit, do kthehet në destinacion kyç për turistët por edhe nxënësit shqiptarë
Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën në Shkodër. I shoqëruar nga Benet Beci dhe Elisa Spiropali, Rama është ndalur te muzeu i krimeve të komunizmit, për të cilin thotë se do ta transformojnë për ta kthyer në një destinacion kyç për turistët por edhe nxënësit shqiptarë kudo që jetojnë.
“Vizitë në ‘Vendin e dëshmisë dhe kujtesës’, ku do të bëjmë një transformim rrënjësor, për ta kthyer nga një hapësirë pa jetë, në një muze mbresëlënës të tragjedisë së persekutimit komunist, destinacion kyç të Shkodrës historike, jo vetëm për vizitorët e për turistët, po edhe për nxënësit shqiptarë kudo jetojnë”, shkruan Rama.
-
VIDEO
Beleri në burg për vota, gazetari shqiptar në Greqi: Politika greke po e përdor për vota! Qeveria dhe opozita të investuar totalisht në arrestimin e Belerit
Gazetari shqiptar Egmond Guri në një intervistë për Report Tv, për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ thotë se të gjithë përfaqësuesit qeveritar, por edhe opozita po merren me çështjen e Belerit edhe për faktin se në Greqi do të zhvillohen zgjedhje të dielën. Në këtë mënyrë ato po e përdorin arrestimin e Fredi Belerit, për të përfituar politikisht nga votuesit nacionalistë
-
VIDEO
Biznesmeni në Sarandë sulmohet nga qeni, ‘pastori belg’ vrapon dhe e kafshon në këmbë
Një biznesmen në Sarandë është frikësuar nga një qen i rracës pastor belg që vrapoi duke iu hedhur përpara. Duke qenë se u tremb nga sulmi, biznesmeni Nexhip Sulejmani vrapoi për ta shmangur por qeni shkoi pas tij dhe e kafshoi në këmbë.
-
VIDEO
Fshehu pasurinë, SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kreun e Kushtetueses, Bashkim Dedja! I pari gjyqtar i shkarkuar nga vettingu për të cilin kërkohet dënim
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja dhe i kërkon GJKKO-së dënimin me 1 vit burg, ose konvertimin e këtij dënimi me 2 vite shërbim prove. SPAK kërkon që Bashkim Dedja të shpallet fajtor për veprat penale të ‘mosdeklarimit të pasurisë’ dhe ‘deklarimit të rremë të pasurisë’.
-
VIDEO
Panairi i Torinos/Mesazhi i fortë i Kadaresë: Ne popull i vjetër, e ardhmja me BE
Dita e parë e Sallonit Ndërkombëtar të Librit në Torino, u çel këtë të enjte me mesazhin sensibiluzues të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare. Përmes një videoje ai foli për Shqipërinë si vend i vjetër evropian i shekullit të XV-të, dhe e konsideroi të padrejtë që ky fakt mohohet, ose lihet në harresë. Po ashtu, Kadare nënvizoi faktin se Shqipëria është nga ato vende evropiane që ka botuar letërsi edhe në gjuhën latine, traditë që duhet sipas tij të rikthehet
-
VIDEO
Arrestohet hajduti i monopatinave në Tiranë, autor i 7 vjedhjeve! Nën hetim 16-vjeçari
Një 20-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se vidhte monopatinat elektrike nëpër Tiranë. 20-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij i mitur, 16-vjeç, dyshohet se janë autorë të të paktën 7 rasteve të vjedhjeve të monopatinave.