-
VIDEO
Aksident i rëndë në Lezhë, i mituri në timon përplas për vdekje 60 vjeçarin
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Lezhë ku një 60 vjeçar ka humur jetën pasi u përplas nga një automjet që drejtohej nga një i mitur.
-
VIDEO
Mashtrimi i biznesmenëve, në tri raste ‘ideatori’ i njëjtë! Zbulohet skema e Florian Gjergjit, dërgonte mesazhe në emër të zyrtarëve
Biznesmenë nga më të mëdhenjtë që veprojnë në Tiranë, kanë qenë objektiv i mashtrimit nga një grup personash që kërkonin shuma të mëdha monetare me anë të mashtrimit duke u hequr si zyrtarë të lartë. Në tri nga katër rastet e ndodhura nga janari, ideator është Florian Gjergji, i shpallur në kërkim. Report TV ka zbardhur detaje nga mënyra si vepronte grupi.
-
VIDEO
‘Goditi me qëllim të qartë vrastar’, DOSJA hetimore: 16-vjeçarja Xhesika u qëllua 4 herë me thikë në gjoks nga babai! Nëna mes dhimbjes telefonoi: Vajza ime...
Provat kundër 45-vjeçarit Taulant Malaj, bukëpjekësit shqiptar që vrau vajzën e tij 16-vjeçare Jessica dhe italianin 51-vjeçarMassimo De Santis natën mes të shtunës dhe të dielës së kaluar janë konsoliduar me shikimin e videove të kamerave në shtëpi. Ato kanë filmuar skenat në të cilat burri godiste vazhdimisht gruan dhe vajzën e tij me një vullnet të qartë vrastar.
-
VIDEO
Kishte kryer 7 vjedhje në lagje të ndryshme të qytetit, arrestohet 40 vjeçari në Vlorë
Një 40 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi kishte kryer disa vjedhje në lagje të ndryshme të qytetit.
-
VIDEO
Klosi: Zhupa dhe Berisha kanë tjetërsuar pronat e komunitetit bektashi në Ksamil
Akuzave të Ina Zhupës, Blendi Klosi iu përgjigj me një kundër akuzë në Report Tv. Sipas tij, Zhupa së bashku me Sali Berishën kanë përvetësuar pronat e komunitetit bektashi.
“Zhupa dhe Sali Berisha që thonë se do prishen varrezat për të ndërtuar pallate, që është zero e vërtetë, kanë konflikt të pastër interesi me pronat, një familjar shumë i afërt dhe Zhupës dhe Berishës, në tryezën e shtëpisë kanë tjetërsuar pronat e komunitetit bektashi në Ksamil dhe Sarandë dhe kanë shkuar në SPAK, janë grabitës të pastër pronash”, tha Klosi.
-
VIDEO
105 kg kokainë në kontejnerin me banane në Selanik, në pranga edhe 3 shqiptarë! Mes personave të arrestuar 7 grekë e 4 maqedonas
Trafikimi I ngarkesës me 105 kilogramë kokainë e cila u sekuestrua në Greqi më 9 maj është bërë edhe me ndihmën e tre personave nga Shqipëria. Numri total I të arrestuarve ka arritur në 14. Sipas hetimeve, bananet ku ishte fshehur lënda narkotike ishin porositur në Ekuador nga një kompani maqedonase e krijuar vitin e kaluar.
-
VIDEO
Veliera me flamur anglez pëson avari në mes të detit, shpëtohen 2 personat në bord
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes një velierë ka pësuar avari, por për fat të mirë është bërë e mundur shpëtimi i dy personave që ndodheshin në bord.Veliera me flamur anglez pëson avari në mes të detit, shpëtohen 2 personat në bord
-
VIDEO
Presidenti i Polonisë sot në Tiranë, pritet me ceremoni shtetërore nga Begaj
Presidenti i Polonisë Andrzej Duda mbërriti sot në Tiranë, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare. Duda u prit me ceremoni shtetërore nga homologu i tij Bajram Begaj.
-
VIDEO
Aksident në aksin Sarandë-Borsh, mjeti del nga rruga, humb jetën shoferi! Plagosen dy pasagjerët
Një aksident me pasojë vdekjes ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Një 60-vjeçar, duke drejtuar një mjet tip ‘Opel’ dhe ka humbur kontrollin e makinës. Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe ka humbur jetën drejtuesi Jorgo Bitri, 60 vjeç.
-
VIDEO
U arrestua për vjedhjen e një tapeti e përfundoi në koma, Komiteti Helsinkit reagon për Jani Rustemajn: U konstatua qasje diskriminuese ndaj 27-vjeçarit
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar për çështjen e 27-vjeçarit Jani Rustemaj, i arrestuar nga policia e Tiranës për vjedhje dhe që më pas ka përfunduar në spital, ku ndodhet ende i shtruar në gjendje kome
-
VIDEO
Vrasja e Endri Mustafës në Shkodër, prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon të pandehur Ibrahim Licin
Pas shumë muajsh hetime prokuroria e Shkodrës ka dërguar për gjykim në gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër dosjen penale kundër Ibrahim Licit, duke e akuzuar këtë të fundit si i dyshuar për vrasjen e Endri Mustafës
-
VIDEO
Zgjedhjet e 14 majit, 5500 policë për garantimin e procesit! Patrullat e trajnuara nga OSBE dhe KQZ do të vendosen pranë QV-ve dhe KZAZ-ve
Plani i masave të policisë së shtetit për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 14 majit përfshin angazhimin e 5500 policëve. Ata do të kenë detyra për qëndrim në distancë pranë qendrave të votimit dhe KZAZ-ve për të shmangur çdo incident, dhe do të angazhohen për transportimin e materialeve zgjedhore.