-
VIDEO
Veliaj: E keni dëgjuar Këlliçin që s’flet për projektin e pastrimit të ujërave të zeza? I tha Meta ‘kam gjysmën e partisë në burg’
Erion Veliaj ka komentuar çështjen e ndërtimit të shkollave të reja duke thënë se nuk ka pllaka me 60 euro metri katror. sipas Veliajt, me të njëjtin standard si shkollat bëhen edhe pallatet ndaj sfidon se e lë punën nëse gjejnë pllaka me këtë çmim.
Në intervistën për ‘Kontrast’ në Report Tv kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj akuzoi Belind Këlliçin se nuk flet më për projektin e pastrimit të ujërave të zeza për shkak se ia ka ndaluar Ilir Meta.
“Nuk flasin më për pikën e pastrimit të ujërave të zeza në Tiranë. Për atë projekt gjysma e Partisë së Ilir Metës është futur në burg. Mbaruan lekët e japonezëve para se të përfundonin punën. Dhe kur kukulla e radhës e mori vesh këtë nuk foli më. E keni vërë re që nuk merren më me kullat? Patjetër! Se kur marrin fondet ua japin ndërtuesit kushti është që të mos flasin më. Familjarët e tyre janë projektues kullash. Një pjesë e tyre janë aksionerë në kulla”, tha Veliaj.
-
VIDEO
Stadiumi bosh kur foli Berisha, Veliaj: Njerëzit kishin ardhur për Ilir Metën! Më erdhi keq për të, ka nevojë për psikolog
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj thotë se stadiumi ishte bosh kur foli Sali Berisha në hapjen e fushatës për shkak se aq sa kishin ardhur ishin aty për Ilir Metën dhe ata ikën.
“Në një moment Saliu kishte më shumë kandidatë sesa spektatorë. Dikur e quante ‘arena e korrupsionit’. Stadiumi ishte gjysmë dhe ajo gjysma ishte për Ilir Metën dhe kur ai mbaroi fjalimin të gjithë ikën dhe për Berishën më erdhi keq. Ai ka nevojë për ndihmë psikologjike. Kemi shumë psikologë që mund të ndihmojnë në këtë rast”, tha Veliaj.
-
VIDEO
Sekuestrohen 2 tonë kokainë me vlerë 400 mln euro në Itali, u gjet në mes të detit
Droga ishte e paketuar, për të shmangur depërtimin dhe fundosjen në ujë, në rreth 70 pako lundruese të shoqëruara nga një pajisje sinjalizuese ndriçuese dhe të gjitha pakot ishin të lidhura së bashku me rrjeta
-
VIDEO
Makina theu barrierat dhe përfundoj në humnerë në Vlorë, inxhinieri për Report Tv: Nëse do të ishin instaluar sipas normave s’do thyheshin! ARRSH t’i kontrollojë teknikisht
I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, inxhinieri Alfred Hasnaj, tha për gazetarin Nertil Agalliu, se barrierat duhet të mbanin një peshë 10 fish më të madhe se makina që përfundoi në greminë. Për inxhinierin, barriera nuk duhet të dëmtohej, por të deformohej. Sipas inxhinierit ARRSH duhet të bëjë menjëherë një kontroll teknik të barrierave rrugore
-
VIDEO
Dhuna ndaj 28-vjeçares, sociologia në Report Tv: Shqetësues fenomeni i dhunës te të rinjtë! Ka një tendencë kriminaliteti, duhet edukim
Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë që shokoi mbarë opinionin publik, sociologët mendojnë se rasti i 28 vjeçares, që u mbajt peng nga i dashuri për një javë rresht është një nga shprehjet e fenomenit të dhunës te të rinjtë shqiptarë, të cilët gjithnjë e më shumë bëhen shqetësues për shoqërinë dukë u predispozuar të bien pre e kriminalitetit.
-
VIDEO
Tentoi të transportonte me furgon 11 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 46 vjeçari në Sarandë (EMRI)
Një 46 vjeçar është arrestuar në Sarandë në tentativë për të kaluar ilegalisht kufirin duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm. Në pranga ka rënë Gjovalin Shkambi.
-
VIDEO
U mbajt peng dhe u dhunua për 1 javë nga i dashuri, 28-vjeçarja: Tentova të hidhesha nga kati i 5-të! Avokati i saj: Ishte tentativë vrasjeje, të ndryshohet akuza
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga 28-vjeçarja, e cila u dhunua nga partneri 31 vjeçar Gleard Gusholli, i cili u arrestua dje në Tiranë. Ajo ka zbuluar se është dhunuar për një jave me këmbë karrigeje dhe me shkelma e grushte. Madje nga dhuna e ushtruar ka tentuar edhe vetëvrasjen.
-
VIDEO
U dhunua nga i dashuri, 28-vjeçarja: Prindërit e mi e përzunë në Gjermani se më rrihte, donte hakmarrje! Doja të krijonim familje, ai donte të më merrte shpirtin
28-vjeçarja që u dhunua dhe u mbajt peng nga i dashuri Gleard Gusholli që u arrestua ditën e djeshme rrëfen se ka përjetuar dhunë barbare me këmbë karrigeje, shkelma e grushte. E reja e cila ndodhet në spitalin e Traumës, ku u dërgua nga kushërira e autorit, është në gjendje të rëndë psikologjike.
-
VIDEO
Kapshticë, radhë të gjata automjetesh në dalje të Shqipërisë, pala greke punon vetëm me një sportel
Nga autoritetet bëhet me dije se në doganën Shqiptare po punohet me 6 sportele, konkretisht 4 sportele në dalje dhe 2 në hyrje
-
VIDEO
Rama ndërhyrje kirurgjikale urgjente për heqjen e appendisitit në QSUT! Mjekët: Brenda 24 orëve mund të dalë nga spitali, rikuperimi për 2-3 ditë
Kryeministri Edi Rama ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale me urgjencë në orët e para të mëngjesit për heqjen e appendisitit. Sipas zyrës së shtypit ndërhyrja ka rezultuar e suksesshme dhe gjendja shëndetësore e kryeministrit paraqitet e mirë
-
VIDEO
Rama bën ndërhyrje me urgjencë për appendisitin, shefi i Kirurgjisë: Brenda 24 orëve del nga spitali! Është në gjendje të mirë
Shefi i Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata në një dalje për mediat ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të kryeministrit Edi Rama, pas ndërhyrjes kirurgjikale me urgjencë për heqjen e appendistit.
-
VIDEO
Noizy rrëfen përplasjen me Cllevion te lokali në Durrës: Po haja bukë kur erdhën me pistoleta duke bërtitur ‘Ku është ai pederasti’! Kishin marrë disa vajza për të na filmuar
Noizy ka rrëfyer edhe përplasjen me Cllevion te lokali në Durrës, ku thotë se shkuan me 6 makina ‘për t’i kërkuar falje’ por ishin të armatosur dhe bërtisnin me fjalë fyese. Ai thotë se ishte duke ngrënë bukë me shokët kur dëgjoi të bërtiturat nga jashtë.