Veliaj: E keni dëgjuar Këlliçin që s’flet për projektin e pastrimit të ujërave të zeza? I tha Meta ‘kam gjysmën e partisë në burg’

17 Prill 2023, 15:08

Erion Veliaj ka komentuar çështjen e ndërtimit të shkollave të reja duke thënë se nuk ka pllaka me 60 euro metri katror. sipas Veliajt, me të njëjtin standard si shkollat bëhen edhe pallatet ndaj sfidon se e lë punën nëse gjejnë pllaka me këtë çmim.

Në intervistën për ‘Kontrast’ në Report Tv kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj akuzoi Belind Këlliçin se nuk flet më për projektin e pastrimit të ujërave të zeza për shkak se ia ka ndaluar Ilir Meta.

“Nuk flasin më për pikën e pastrimit të ujërave të zeza në Tiranë. Për atë projekt gjysma e Partisë së Ilir Metës është futur në burg. Mbaruan lekët e japonezëve para se të përfundonin punën. Dhe kur kukulla e radhës e mori vesh këtë nuk foli më.  E keni vërë re që nuk merren më me kullat? Patjetër! Se kur marrin fondet ua japin ndërtuesit kushti është që të mos flasin më. Familjarët e tyre janë projektues kullash. Një pjesë e tyre janë aksionerë në kulla”, tha Veliaj.