• VIDEO

    Kokaina mbizotëron tregun e narkotikëve në Tiranë! Estetistja që i shiste klientëve në sallon shpëton nga burgu prej fëmijëve të mitur

    Në 3 muajt e parë të vitit, sipas të dhënave të Policisë së Tiranës, shitja e kokainë zë pjesën më të madhe në treg, krahasuar me llojet e drogave të tjera. 450 persona në total janë arrestuar ose janë hetuar në gjendje të lirë për shpërndarjen e kokainës në kryeqytet, kryesisht në lokale nate.

  • VIDEO

    Shitën “BMW X6” në Kamëz dhe e denoncuan si të vjedhur, në pranga dy vëllezërit nga Kosova! Kishin qëllim përfitimin e siguracionit të mjetit

    Dy vëllezër nga Kosova janë vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi bënë kallëzim të rremë mbi vjedhjen e automjetit të tyre, me qëllim përfitimin e siguracionit.

  • VIDEO

    Sali Berisha mban fjalën në stadiumin thuajse bosh, pjesëmarrje e vogël kur del në podium

    Sali Berisha dhe Ilir Meta zgjodhën stadiumin ‘Air Albania’ për të çelur fushatën për zgjedhjet e 14 majit por pjesëmarrja është e vogël.

    Ndonëse morën një ambient të madh me idenë se do të ketë shumë të pranishëm, vihet re se në momentin që Berisha ngjitet për në podium për të mbajtur fjalën, pjesa më e madhe e karrigeve të stadiumit janë bosh.

    •  
  • VIDEO

    Koalicioni Berisha-Meta çelin fushatën, stadiumi ‘Air Albania’ thuajse bosh

    Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë çelur sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit, e si vend për të bërë prezantimin e kandidatëve është zgjedhur stadium ‘Air Albania’.

    Siç shihet në pamje, stadium është thuajse i boshatisur, megjithëse ishte trumbetuar nga dyshja Meta-Berisha si një miting madhështor.

    Vihet re se pjesa dërrmuese e stolave të stadiumit është krejtësisht bosh.

  • VIDEO

    Veliaj në Rrogozhinë: Saliu e katapultoi kandidatin nga Tirana, kurse Edisoni është çuni juaj

    Në fjalën e mbajtur përpara banorëve, Erion Veliaj tha se ata që deri dje drejtonin lojërat e fatit të Saliut, po katapultohen në Rrogozhinë se non-gratat nuk gjejnë dot kandidatë as në këtë bashki. 

    “Ata që deri dje drejtonin lojërat e fatit të Saliut, katapultohen në Rrogozhinë sepse nuk gjejnë dot kandidatë. I thonë qytetarëve të Rrogozhinës “na e jepni bashkinë, - a thua se është vare, qysqi a shkop bejsbolli, - që t’i biem qeverisë”. Ne ju themi se na duhet bashkia që Edisoni të flasë me kryeministrin Rama, t’ia miratojë projektet, të mbarojë ujësjellësi me ujë 24 orë, siç e ka Rrogozhina dhe pjesa më e madhe e rrethit tonë, dhe të kemi rrugë si Vilë Bashtova, të jetë Spilleja gjithashtu pjesë e vazhdimit të Golemit dhe këtë mund ta bëjmë vetëm me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Ndaj, për ne është një privilegj që Edi e fillon fushatën nga qarku ynë, nga dy njësitë që ne i kemi të rëndësishme, për të vazhduar projektet që ne i kemi në mes në Kavajë dhe Rrogozhinë”, u shpreh Veliaj. 

    Ai tha se kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla, është djalë nga Rrogozhina, që është kthyer për t’i shërbyer qytetit të tij. “Në dallim nga të tjerët që e sjellin kandidatin nga Tirana, me gjendje civile në Kavajë, ne e kemi nga Rrogozhina. Edisoni është çun Rrogozhine; si shumë prej nesh që shkuan jashtë dhe e filluan jetën nga zero, por ja ku është sot, është kthyer çuni juaj, djali juaj, ai që ju shërben përditë, i cili ka akoma fuqi që të shërbejë, të mbajë më shumë peshë dhe me ndihmën e Edi Ramës të vazhdojë ta çojë përpara Rrogozhinën,” shtoi Veliaj.

  • VIDEO

    Rama në Rrogozhinë sulmon Metën e Berishën: Ata kanë humbur emrin! Njëri ‘non grata’ për SHBA-në, tjetri për demokratët

    Nga Rrogozhina kryesocialisti Edi Rama, prezantoi kandidatin e selisë rozë për zgjedhjet e 14 Majit, Edison Memolla. Rama u ndal tek opozita dhe ironizoi duke thënë se kanë humbur emrin.

    Sipas Ramës, te koalicioni ‘Meta-Berisha’ nuk e dinë kush është i pari dhe fshihen pas njëri tjetrit pasi nuk kanë emër në fletën e votimit. Rama tha se njëri prej tyre “është ‘non grata’ për Amerikën ndërsa tjetri për demokratët”.

  • VIDEO

    Debat Celibashi-Sefa, Komisioneri: S’ më imponohesh dot! Përfaqësuesi i PD: Po vendos precedentë të rrezikshëm

    Debati për vendosjen apo jo të emrit të Ilir Metës krah koalicionit të tij me Berishën në fletën u votimit u karakterizua nga tone të ashpra.

    Debati i plotë

    Sefa: Është precedenti i parë dhe shumë i rrezikshëm!

    Celibashi: Rregullo tonin kur flet me Komisionerin.

    Sefa: Që në fillim kur ka nisur ky proces me Partinë Demokratike. Keni bërë veprime që kanë cenuar ligjin dhe rëndë procesin zgjedhor.

    Celibashi: Po tregoheni shumë i paedukatë. Jep argumentet dhe më lër mua të flas. Nuk më imponohesh dot.

    Sefa : Unë nuk i imponohem njeriut, nuk i bëj presione njeriut. Precedenti që ky komision ka në 32 vite, është rasti i parë që po tentohet të kalohet një fletë votimi pa emrin e drejtuesit të partisë.

  • VIDEO

    Makina përfundon në humnerë në fshatin Vlorë-Kuç, 2 te plagosur në gjendje të rëndë

    Një aksident ka ndodhur në aksin rrugore Vlorë-Kuç! Sipas policisë shtetasi K. H., rreth 70 vjeç, duke drejtuar  automjetin tip "Opel", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një humnerë

  • VIDEO

    Impiant i ri për futbollin, Edi Rama nga Kavaja: Besa me stadium të ri, me dy gishta luani në Kategori të Tretë

    ryeministri Edi Rama ka çelur fushatën elektorale për Zgjedhjet Vendore të 14 majit në Kavajë. Mes të tjerash, Rama ka theksuar se janë gati për të ndërtuar stadiumin e ri të Besës, nëse kryebashkiak zgjidhet Redjan Krajli, kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë. Në takim ishte i pranishëm edhe presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili, teksa nuk munguan batutat mes tyre.

    "Nëse doni ta ktheni Kavajën pas, do shembim edhe stadiumin se ky është i kategorisë "DS 5". Nëse na jepni mundësinë ta ndërtojmë, do e bëjmë sa të na e jepni. Do nisim menjëherë projektin. Stadiumin e Kavajës mund ta bëjmë', tha fillimisht Edi Rama.

    Më pas kryeministri bëri batuta edhe me presidentin e "Klubit të Futbollit Besa", Nexhat Bizhdili.

    "Ngaqë ke mbetur me dy gishta keni ngel në kategori të tretë, s’keni turp. Stadiumet në Durrës dhe Korçë do bëhen në bashkëpunim me biznesin. Nëse ju bëheni një grup këtu të jepni kontribut dhe të shfrytëzioni mjediset aty, dyqane restorante, fitnes, na e lehtëson punën të marrim dhe ne pjesë. Qeveria futet në një pjesë, federata në një pjesë, ju në një pjesë, pra biznesi, dhe bashkia do të na japi një dorë meqë ka fondet më të mëdhaja këtu. Thuaj atyre me dy gishta që nëse ja japin votën atyre që duan ta çojnë Shqipërinë si Kavaja në kategori të tretë, s’ka stadium", tha Edi Rama. 

  • VIDEO

    Veliaj nga Kavaja: Medalja jonë e punës, bashkëpunimi me qeverinë

    Në fjalën e tij drejtuar banorëve të Kavajës, Veliaj tha se Partia Socialiste ka vendosur qytetarët të parët dhe këtë e ka provuar edhe në kohë të vështira kur u përball me fatkeqësi si tërmeti dhe pandemia, duke i kthyer në më shumë mundësi për të investuar dhe transformuar qytetet. 

     
  • VIDEO

    VIDEO/ Rama dhe Veliaj mbjellin pemë me demokratët që refuzuan Berishën në Kavajë

    Kryeministri Edi Rama dhe drejtuesin politik i qarkut Tiranë, Erion Veliaj ishin sot në Kavajë, në vijim të fushatës zgjedhore për 14 Majin.

    Ata u ndalën edhe nga një grup demokratësh, të cilët mbollën pemë për qytetin, por zbuluan se në këto zgjedhje kanë vendosur ta refuzojnë dyshen Berisha-Meta dhe do të mbështesin kandidatin e PS në Kavajë.

    Njëri prej tyre deklaroi se ka qenë edhe Kryetar grupseksioni i PD, ndërsa bashkë me miqtë e tij ka qenë anëtar i PD-së prej 25 vitesh. 

  • VIDEO

    U konflikuan në Tik-Tok, 2 të plagosur më armë zjarri në Durrës! Shpallet në kërkim autori 25-vjeçar

    Njëë konflikt verbal në rrjetin social Tik-Tok ka çuar në përdorimin e armëve të zjarrit në Durrës ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy 21-vjeçarë, banues në lagjen nr.12 në Durrës.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv