-
VIDEO
Zgjedhjet e 14 majit/ Rama dhe Veliaj takim në Kavajë: Kush voton Berishën e Metën kthehet mbrapa, kanë shëmtuar bashkitë
Kryesocialisti Edi Rama nga Kavaja ku ka zhvilluar një takim, tha se kush voton Ilir Metën dhe Sali Berishën kthehet mbrapa.
‘Ka shumë ndryshim nëse fëmijët dalin në një qytet që është i pastruar se në një qytet që janë plehrat nga të katërta anët. Shkollat nuk mjafton që ti ndërtosh por edhe duhet t’i mirëmbash. Nuk i duan bashkitë për ti bërë më të bukura pas isa herë u kanë rënë në dorë i kanë shëmtuar. Të më thonë një bashki që e kanë rregulluar. ‘Noc rrokun’ asgjë nuk kanë bërë. Shiheni Shkodrën çfarë kanë bërë! Asgjë! Një nga kryeqendrat e trashëgimisë kulturore, shiheni se çfarë është! Kush i jep votën Berishës e Metës kthehet mbrapa.’- tha Rama.
-
VIDEO
Nesër Pashkët ortodokse, fluks në pikat e kalimit kufitar me Greqinë! Mbi 5600 emigrantë futen në Shqipëri nga Kapshtica
Fluks i shtuar i emigrantëve shqiptarë në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë 5612 shtetas kryesisht shtetas shqiptare që kthehen për të festuar Pashkët ortodokse.
Gazetari i Report Tv Armand Braho raporton se situata momentalisht është e qetë, po punohet me 6 sportele (3 në hyrje dhe 3 në dalje) nga pala jone, ndërsa pala greke po punon me 2 sportele.
-
VIDEO
Qarkulloi me makinë në sens të kundërt, gjobitet shoferi në Tiranë
Qarkullimi me makinën e tij “Mercedez Benz” në sensin e kundërt të rrugës në zonën e Farkës, i kushtoi shtrenjtë një shoferi në Tiranë.
Pasi u filmua nga një tjetër shofer në rrugë dhe pamjet i publikoi në rrjetet sociale, policia rrugore e identifikoi dhe e shoqëroi në Komisariat.
-
VIDEO
Gazetarja britanike në ‘podcast-in’ me Ramën: Më vjen turp nga retorika e Britanisë kundër shqiptarëve! Vendi ka ndryshuar, do rris vajzën këtu
Alice Taylor, gazetare britanike që jeton prej disa vitesh në Shqipëri, ishte e ftuara e radhës në episodin e kësaj fundjave në podkastin “Flasim”, të Kryeministrit Rama. Përgjatë bashkëbisedimit me Kryeministrin shqiptar, Taylor u ndal edhe te mënyra se si politika britanike e ka trajtuar çështjen e emigracionit.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 15 Prill 2023
Titujt e gazetave për sot, nga opozita hap sot fushatën për zgjedhjet vendore te anti-amerikanët e Tiranës e deri tek shteti dhe pensionistët.
-
VIDEO
Autori i vrasjes së Behar Sofisë, Ernejt Shyti ‘zbërthehet’ në GJKKO: Vrasja për hasmëri! E ndoqa për 28 ditë! Do merrja 5 mln lekë
TIRANË- Ernejt Shyti, ekzekutori i biznesmenit Behar Sofia, njëherësh bashkëpunëtor i drejtësisë ka vijuar dëshminë këtë të premte në Gjykatën së Posaçme, ku tregoi rolin që kanë patur të gjithë të pandehurit e tjere të arrestuar.
-
VIDEO
Rritja e rrogave, Rama: Nëntetari do paguhet 94 mijë lekë në vitin 2024! Pagat e ushtrisë ishin arsye për t'u ndjerë keq, tani s'do jemi të fundit e rajonit
Paga e një nëntetari në vitin 2024 do të arrijë në shifrën e 94,540 lekëve. Ky është vendimi që ka marrë qeveria për rritjen e pagave në vend në mënyrë që ushtarakët të mos renditen të fundit për nivelin e pagave të tyre.
-
VIDEO
Gjendet një kallashnikov në koshin e mbeturinave në lagjen 'Pavarësia' në Vlorë
Gjendet një kallashnikov në koshin e mbeturinave në lagjen 'Pavarësia' në Vlorë. Policia rrethon zonën. Dyshohet se është e përdorur në ngjarje kriminale. Grupi hetimor ka nisur hetimet.
-
VIDEO
Berisha: PD e gatshme t’i japë prova DASH, FBI dhe Kongresit të SHBA që vërtetojnë se Kim ka prona në Shqipëri
Ish kryeministri Sali Berisha tha se PD-ja ka prova që ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka prova në Shqipëri. Ai tha se është i gatshëm që këto prova t’ia dërgojë DASH, FBI dhe Kongresit të SHBA
-
VIDEO
U arrestua pasi u fut në uzinën e Gramshit, Gjykata refuzon ekstradimin e ruses Svetlana Timofeeva
U arrestua pasi u fut në uzinën e Gramshit, Gjykata refuzon ekstradimin e ruses Svetlana Timofeeva
-
VIDEO
Tjetër skandal, pasi u jepnin ushqime të skaduara, qendra e PAK në Vlorë do nxirrte fëmijët në rrugë! KLSH: Do e shisnin tokën për pallat! Nisin hetimet
Pak ditë pasi Report Tv, denoncoi realitetin brenda mureve të qendrës PAK ku u shërbente fëmijëve me aftësi të kufizuara ushqime të skaduara, Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet.
-
VIDEO
S’ka fundjavë me diell, meteorologia në Report Tv: Të shtunën dhe të dielën shi me shtrëngata!
Në këtë mesditë të së premtes, duket se ka dalë dielli, mirëpo, nuk është një arsye për t’u gëzuar pasi fundjava do të ketë reshje të dendura shiu deri në shtrëngata.