Sali Berisha dhe Ilir Meta zgjodhën stadiumin ‘Air Albania’ për të çelur fushatën për zgjedhjet e 14 majit por pjesëmarrja është e vogël.
Ndonëse morën një ambient të madh me idenë se do të ketë shumë të pranishëm, vihet re se në momentin që Berisha ngjitet për në podium për të mbajtur fjalën, pjesa më e madhe e karrigeve të stadiumit janë bosh.