-
VIDEO
Kishte kthyer një lokal në shtëpi bari, arrestohet 29-vjeçari i shpallur në kërkim që prej viti 2021
Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.
-
VIDEO
Berisha ‘non grata’ kërcënon: Do ekstradoj Ramën në SHBA
Ish-kryeministri Sali Berisha, i shpallur non grata nga SHBA, thotë se do të ekstradojë Edi Ramën në SHBA sapo ta kërkojë drejtësia amerikane për hetimet e MCgOnigal. Berisha tha ekstradimi i Ramës në SHBA do të jetë pikë e programit të tij.
-
VIDEO
Atentati ndaj kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Berisha: Rama heshti, tregoi që qëndron prapa atij akti
Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur në Kuvend tek atentati ndaj kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndreca. Berisha bën fajtor Edi Ramën, për të cilin thotë se me heshtjen e tij provoi se qëndron mbrapa atij akti.
-
VIDEO
Lushnjë, aksident me vdekje në Karbunarë, makina përplas 65-vjeçarin që ecte me biçikletë
Një aksident me vdekje është regjistruar pak minuta më parë në Lushnjë, ku një mjet tip Benz ka përplasur një të moshuar me biçikletë. Drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’, Agim Bali përplasi 65-vjeçarin e cii ishte duke udhëtuar me biçikletë
-
VIDEO
Pr. Ligji i AMA-s, Açka: S’ka vlerë, Rama është më i përkëdheluri nga mediat! Çështja McGonigal e bëri me agjërim politik, na zbehu cirkun e Kuvendit
Deputetja e PD-së, Flutura Açka ka qenë skeptike për miratimin e projekt ligjit për Autoritetet e Mediave Audiovizive. Açka është shprehur se ky ligj në fakt jo vetëm që nuk rregullon asgjë por gjithashtu shton pasiguri. Açka ka akuzuar kryeministrin Rama se ka arrirë të blejë shumicat e mediave në Shqipëri.
-
VIDEO
Zbulohen 2 sera me kanabis në Krujë, në kërkim babë e bir! Nën hetim edhe kryeplaku i fshatit Shkozë e Bardhë
Babë e bir janë shpallur në kërkim pasi iu zbuluan nga policia e Krujës 2 sera me kanabis.
-
VIDEO
Nesër nis fushata, Begaj takim me drejtuesit e institucioneve: Garantoni proces të rregullt zgjedhor, dënoni shit blerjen e votës
Kur na ndan vetëm një ditë nga nisja e fushatës zgjedhore, Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me drejtues institucionet dhe diplomatë të vendit, nga ku dha mesazhe të fiorta për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Kreu i shtetit bëri thirrje që institucionet përgjegjëse të monitorojnë fushatën elektorale me kujdes dhe të dënojnë çdo fenomen që mund të cenojë procesin zgjedhor, mes tyre edhe shit blerjen e votës.
-
VIDEO
Mashtronin të huajt përmes Call Center, arrestohet administratori në Elbasan! Nën hetim edhe 4 operatorë
1 në pranga dhe 4 nënë hetim ka qenë bilanci një operacioni policor për mashtrimin nëpërmjet call centerave. Në kuadër të operacionit policor të koduar "Pending call", u arrestua në flagrancë shtetasi Mirsad Nokiçi, 26 vjeç, administratori i subjektit call center, si dhe nisi procedimi penal për 4 shtetas të tjerë, të punësuar si operatorë në këtë subjekt.
-
VIDEO
Gati për të zhbërë raportin e Dick Marty-t, Balla: Kemi mbledhur firmat nga më shumë se 5 vende dhe 20 anëtarë të asamblesë së KiE
Kreu i Grupit Parlamentar të partisë socialiste, Taulant Balla në replikë të Tritan Shehut i cili përmendi Kosovën dhe mbështetjen që do duhej dhënë nga Shqipëria, tha se gjithçka është gati për të zhbërë raportin e Dick Marty-t. Ai u shpreh se firmat janë mbledhur nga më shumë se 5 vende dhe nga 20 anëtarë të Asamblesë Parlamentare të KiE
‘Lidhur me sa u kërkua nga deputeti Shehu në mënyrë të përsëritur unë besoj se Kuvendi e ka adresuar çështjen. Lidhur me pretendimet dhe shpifjet se gjoja gjatë luftës ka pasur krime kundër njerëzimit, këto janë të padrejta. Mbështesim krerët e UÇK. Dje Kosova ka miratuar 14 Prilli do të lidhet gjithmonë me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe mendoj se kjo duhet të ishte ngritur si diskutim sot nga opozita. Mos bëni politikë me Kosovën. Firmat janë mbledhur tashmë, nga më shumë se 5 vende dhe numri minimal i anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të KiE që është 20.
Ne po ecim përpara me rezolutën, po kur shkojmë nga Kosova tek paratë e fushatës është groteske (referuar fjalës së Shehut).
Ju këshilloj të bëni dhe ju si ne, mbillni pemë.’- tha Balla.
Çfarë kërkon Shqipëria?
Në gusht 2022, Shqipëria i ka kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës. Shqipëria i kërkon Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë një raport vijues (follow up report) dhe si rrjedhojë një rishikim thelbësor të Rezolutës 1782 (2011).Çfarë thoshte raporti i Dick Marty?
Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjesëtarë dhe drejtues të UÇK, për të cilat hetuesit ndërkombëtar nuk kanë gjetur prova. Sot, bazuar mbi këtë raport, vijojnë betejën në Hagë prej më shumë se 2 vitesh ish-drejtuesi i UÇK, ish presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasni -
VIDEO
Shtyhet miratimi i projektligjit për taksat kombëtare! Tabaku: Turp që parlamenti të diskutojë për ligjin që prek një prodhues! Shalsi: Po dezinformon, ne duam të rregullojmë një gabim
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar shtyrjen e diskutimit dhe miratimit të projektligjit për taksat kombëtare. Deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se duhet diskutuar skema për fermerët jo diskutime individuale që prekin një prodhues.
Në kundërpërgjigje, Eduard Shalsi tha se është e keqinformuar ose po dezinformon ndërsa theksoi se qëllimi është të rregullojnë disa probleme teknike. Me ironi, u shpreh se mazhoranca i pranon gabimet dhe i rregullon ndërsa opozita pretendon se është e pagabueshme.
“Të diskutohet skema për fermerët. Diskutimet individuale për ligjin që prek vetëm një prodhues, ky parlament duhet të ketë turp që t’i diskutojë”, tha Tabaku.
“Keqardhje që Tabaku është e keqinformuar ose dezinformon. Do të ftoja në takimet me grupet e interesit. Kemi qëndruar deri natën vonë. Përmende termin barista që domethënë se nuk e ke idenë për çfarë diskutojmë. Nëse doni që të bëjmë shërbim do të duhet më së paku të merrni pjesë në diskutimet e komisionit të Ekonomisë dhe po jua përsëris kemi zhvilluar disa takime me grupe të ndryshme interesi, kemi vizituar edhe mjediset e tyre, duam të sigurohemi që po korrektojmë një gabim që është bërë. Kemi marrë dhe një shqetësim për të cilin ne jemi shumë të ndjeshëm por së paku duhet të ishim serioz që nëse jeni të shqetësuar, ejani në këto tryeza. Ka një qëllim të qartë ky ndryshim. S’kemi rënë dakord për aspektin teknik por qëllimi është të korrektojë një gabim të bërë. Nuk kemi droje të pranojmë që kur një gjë s’bëhet mirë, ta rregullojmë. Ju jeni të pagabueshëm”, tha Shalsi.
-
VIDEO
Atentati ndaj kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Zhupa në Kuvend: Çuçi të na thotë ku janë hetimet
Deputetja demokrate Ina Zhupa është ndalur në Kuvend tek atentati ndaj kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndrecës. Zhupa e cilësoi si një akt terrorist në nisje të fushatës dhe kërkoi nga ministri i Brendshëm që të japë informacion se ku janë hetimet deri më tani.
“Akt terrorist ka ndodhur ndaj kryetarit të PD në Vaun e Dejës duke u sulmuar për eliminim fizik me tritol. Kjo ishte hapja e fushatës elektorale e padëgjuar ndonjëherë në historinë e Shqipërisë dhe vendeve demokratike. Ky parlament duhet të distancohet, ministri i brendshëm të na thotë ku janë hetimet, se nëse keni ndërmend ta bëni kështu fushatën elektorale i keni bërë llogaritë gabim”, tha Zhupa.
-
VIDEO
Në Kuvend pritet miratimi i fondit të partive për zgjedhjet, Shehu: Vjedhje, po ja jepni paratë patericave të Ramës
Deputeti i Rithemelimit, Tritan Shehu foli në kuvend për fondin që pritet të miratohet për partitë politike për zgjedhjet vendore. Shehu tha se kjo është vjedhje dhe se po i japin lekët PD-së së Alibeajt si paterica të Ramës.
“Keni një projekt vendim për fondet. Vjedhje masive, mund të kalojë kjo çështje pa u diskutuar në parlament. Është krijuar një situatë e tillë ku po përfitohen paratë nga ca paterica, është një mashtrim i atyre dhe një vjedhje e qeverisë për ti paguar ata”, tha Shehu.